Lufta në Ukrainë, Rama: Të përgatitemi për çdo skenar, edhe për shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës! Balluku: Gati plani i kursimit për qytetarët

8 Mars 2022, 09:11| Përditesimi: 8 Mars 2022, 13:48

  • Share

TIRANË- Shqipëria nuk kërcënohet ushtarakisht nga lufta në Ukrainë, por kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët që të përgatiten psikologjikisht për skenarët më të këqinj të mundshëm të pasojave ekonomike, përfshirë këtu edhe shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës. Kreu i qeverisë theksoi se ajo se çfarë po në ndodh në Ukrainë nuk është një film, prandaj duhet marrë seriozisht, e pikërisht për të përballuar të gjitha pasojat që do të sjellë lufta, ai njoftoi se do të krijohet një komitet ndërministror me qëllim që efektet të jenë sa më të pakëta.

Për të vënë në dukje rreziqet që sjell kjo luftë, Rama e krahasoi me pandeminë e COVID-19, ku nuk dihej se kur do t'i vinte fundi dhe tha se duhet të jemi gati për skenare të ndryshme. 

"Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik", u shpreh kreu i qeverisë.

Ajo që është më shqetësuese, theksoi ministrja e energjisë Belinda Ballkuku, është mungesa e energjisë elektrike në treg. Ministrja nuk foli për një rritje të çmimit të energjisë të paktën për momentin, por për një plan kursimi. Ajo ka njoftuar se qeveria ka gati një plan masash për të kursyer që do të nisë fillimisht nga administrata dhe më pas do të shtrihet edhe të qytetarët. Në këtë plan parashikohet mes të tjerave, fikja e dritave të godinave shtetërore, e pajisjeve të punës pasi të kalojë orari zyrtar, apo edhe për qytetarët.

"Nuk ka sasi në treg dhe do të sjellë kufizime dhe kjo duhet pasur e qartë, po punojmë për të optimizuar kaskadën dhe për të mos ta futur vendin në vend kufizimesh, por vendet e tjera e kanë nisur, e kanë nisur nga administrata godinat që ndriçohen nga jashtë apo brenda, nga ndërprerja e pajisjeve pas përfundimit zyrtar apo edhe masa të tjera që do i ndajmë se do ketë edhe paketë masash për kursim të qytetarëve si të përdoret kondicioneri, si të ndizen dritat një orë më vonë, se si industria nuk duhet të përdor sasitë që nuk janë të nevojshme", tha Balluku.

Rama tha se qëllimi dhe detyra e qeverisë është të mbrojë Shqipërinë që përshkallëzimi ushtarak të mos mbërrijë në kufijtë tanë. Ai riktheksoi se mbajtja e çmimit të aktual të energjisë po mbahet me “dhëmbë” dhe shtoi se në kushtet aktuale nuk ka asnjë mundësi për të hequr taksa. Megjithatë, bëri me dije se pavarësisht kësaj krize, investimet e planifikuara apo rritja e pagës minimale nuk do të preken.

Një koment ka pasur edhe për fitoren në 5 Bashki, ku tha se "fitoi sepse nuk kishte kush te fitonte tjetër".

Ora 10:37
E pyesin për Bashën, Rama: Nuk e kam pasur mendjen asnjë minutë te zgjedhjet! Fituam se s’ka kush fiton tjetër

Kryeministri Edi Rama refuzoi që të fliste ditën e sotme për politikë, teksa u pyet nga gazetarët për Lulzim Bashën dhe zgjedhjet e 6 Marsit, ku PD i humbi të gjitha bashkitë.

‘Këto tema janë një luks i jashtëzakonshëm, është koha që të shihemi shumë më në sy me njëri tjetrin, dhe të kursejmë llafet, pasi larg qoftë gjërat shkojnë të paguhen dhe me jetë, siç po ndodh në Ukrainë.  Sot ka vetëm një gjë në kokën time, si ta mbrojmë sa më mirë shqiptarin, konsumatorin nga kjo flamë kaq e madhe. Ja e fituam Durrësin, Vorën, çfarë lidhje ka kjo me situatën që po kalojmë. Nuk mbaj mend kurrë që të mos e kemi pasur mendjen asnjë minutë te zgjedhjet. Realisht, fituam, fituam, se s’ka kush fiton tjetër' - tha Rama.

Ora 10:29
Agresioni rus në Ukrainë, Rama: Kursimi i energjisë i domosdoshëm, është luftë

Kryeministri Edi Rama tha se një plan kursimi për energjinë do të jetë i domosdoshëm, pasi jemi në luftë. Ai tha se problemi kryesor me të cilin do të përballemi është mungesa e energjisë.

"Kemi zgjedhur në 1990 të jemi vend që është ekonomi e lirë e tregut. Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, do ishin dakord të ndërhynim me diçka që është artificiale, ato i kanë veç ato taksa. I kanë por i kanë veç, nuk i kanë në strukturën e çmimit. Kosova dhe Maqedonia kanë rritur çmimin e energjisë në faturën e familjarëve. Ne bëjmë rregullisht çdo vit, 45 milionë dollarë subvencion për familje në nevojë, për të mbajtur kilovatin e tyre 7 lekë, ndërkohë që pjesa tjetër e paguan 9,5 lekë. Sot qeveria e blen 61 lekë, këto paguhen nga buxheti dhe në faturën tonë vjen 9,5 lekë. Është e drejtë që të ndërhymë sot te çmimi energjisë dhe të godasim pa përjashtim të gjithë për të ulur çmimin e naftës, që kjo nuk besoj se ndodh. Unë nuk mendoj që kjo është e drejtë. Kjo qeveri po rri në vend dhe nuk po lëviz për të rritur çmimin e energjisë. Sot prapë jemi mirë se ka dhe më keq. Qeveria rus dje kërcënoi se Europa duhet të përgatiti për 300 dollarë fuçia e naftës, është më shumë se dyfishi i çmimit aktual, i cili është një çmim marramendës në raport me atë që ishim. Mungesa e energjisë është problemi kryesor. Plani i kursimit është i domosdoshëm, është luftë. Nuk hy tek ata që thonë se është fillimi i luftës së tretë botërore, por jemi në një luftë shumë me impakt mbi të sotmen dhe të nesërmen. tregu është kontrollit të qeverisë.", u shpreh Rama.

Ora 10:21
Balluku: Nuk do të ketë kufizim, deri sa të ketë energji elektrike në treg! Ecni më këmbë që të kursejmë naftën, mos shkoni me makinë për të blerë bukë

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha për momentin nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike. Por nëse në treg nuk do të plotësohen kërkesat për energji, do të ketë kufizim të energjisë, ndërsa shtoi se qeveria ka një plan për kursimin.

‘Nuk njoftova se nuk do të ketë kufizime! Çmimi është një hall shumë i madh, po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare nuk po e ndjen konsumatori. Duhet të konsumojnë më pak naftë, jo të përdorim makinën për të blerë bukë. Nuk do të ketë kufizime përderisa kohë do të garantojmë energjinë. Nuk do të ketë kufizime, deri në ditët kur nuk do të plotësojmë kërkesën nga tregu.’- tha Balluku.

Ora 10:19
Lufta në Ukrainë, Rama: Nuk ndalim investimet dhe rritjen e pagave

Kryeministri Edi Rama tha se investimet e parashikuara dhe rritje e rrogave nuk do të ndalet pavarësisht luftës dhe pasojave të saj, të paktën deri në këto momente.

"Për momentin natyrisht që ne nuk kemi asnjë tundim, ide që të reduktojmë rro minimale apo të ndalim investimet e parashikuara. Paga minimale do të rritet, do të zerohet taksa mbi rrogën deri në 40 mijë lekë, do të përgjysmohet taksa për pagat deri në 50 mijë lekë. Do të zerohet taksa për bizneset deri në 100 milionë lekë dhe rritja e pagave për mësuesit.
Dua ta them se kemi zgjedhur t'i përkasim një fronti shtetesh, popujsh ku jeta i sjell që në ditët e këqija ne duhet të bëjmë sakrifica. nuk kemi zgjedhur të jemi një shtet neutral dhe me të drejtë jemi pozicionuar pa diskutim aty ku duhet për interesant tona strategjike si komb, si shtet dhe kjo vjen me kosto. Ne jemi pjesë e një fronti lufte, jo me armë, por me të gjitha pasoja që sjell. Solidariteti me Ukrainën është vetëmbrojtje e pastër, për të mos lejuar që ajo që ndodh atje të vijë dhe këtu dhe të infektojë të gjithë botën tonë. Kjo është një luftë që nuk mund t'ia lëmë tv.", tha ai. 

Ora 09:59
'S'ka energji në treg', Balluku: Qeveria paketë masash për qytetarët si të kursejnë nga përdorimi i kondicionerit te fikja e dritave në godinat e administratës

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka prezantuar disa pika të palnit të masave që do të zbatojë qeveria shqiptare për kursimin e energjisë elektrike. Ajo vuri theksin se sot nuk është një problem vetëm çmimi, por mungesa e sasisë, prandaj tha se ky plan do të nisë zbatimin në administratë dhe më pas edhe te qytetarët.

"Çmimi është një faktor që në Shqipëri, sa i përket energjisë është barrë e shtetit, por shqetësimi i neve nuk është vetëm çmimi, shqetësim është mungesa e produktit në treg, sot në energji nuk është sfidë vetëm çmimi, por po përballem me mungesën e kapaciteteve prodhuese dhe nëse hasim cdo ditë është se nuk përmbushim sasitë e kërkuara, sasitë që sot prodhohen është se nuk ka sasi në treg dhe do të sjellë kufizime dhe kjo duhet pasur e qartë, po punojmë për të optimizuar kaskadën dhe për të mos ta futur vendin në vend kufizimesh, por vendet e tjera e kanë nisur, e kanë nisur nga administrata godinat që ndriçohen nga jashtë apo brenda, nga ndërprerja e pajisjeve pas përfundimit zyrtar apo edhe masa të tjera që do i ndajmë se do ketë edhe paketë masash për kursim të qytetarëve si të përdoret kondicioneri, si të ndizen dritat një orë më vonë, se si industria nuk duhet të përdor sasitë që nuk janë të nevojshme", tha Balluku.

Ora 09:47
Balluku flet me shifra për rritjen e çmimit të energjisë: Po blejmë në treg me 500 euro megavat, nga 52 euro që merrej një vit më parë! Do të mbrojmë konsumatorët

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka folur për rritjen e çmimit të energjisë në treg. Ministrja Balluku duke ju referuar tre muajve të parë të vitit, tha se sot po e blejnë MWh, deri në 500 euro. Çmimi sipas Ballukut, rrezikon që të shkojë deri në 1000 euro MWh, nga 51 euro që paguhej një vit më parë. Balluku tha se qeveria do të vazhdojë që të mbrojë klientin familjar, ku shtoi se pavarësisht se kostoja është rritur 10 herë e energjisë, konsumatori vijon që ta marrë me të njëjtin çmim.

‘Ky do të vazhdojë që të jetë një vit i thatë. Është parashikuar që të ketë një rritje të çmimeve të energjisë në bursë. Flitet për çmime që mund të shkojë deri në 1000 euro për MWh, ndërsa një vit më parë çmimi fillonte nga 52 euro për MWh. Sot po blejmë në tregun ndërkombëtar me 500 euro megavatin. Në shkurt mesatarisht është blerë megavatori me 250 euro. Në total deri në muajin e katërt të këtij viti, subvencionet për energjinë nga qeveria shqiptare do të arrijnë 320 mln euro. Vazhdojmë të mbrojmë klientin familjar, abonentin familjar dhe fashën e bizneseve të vogla. Çmimi i kostos së konsumatorit është 10 fishuar, ndërkohë që abonentëve u jepet me çmime të mëparshme. Çmimi do të vazhdojë që të ruhet i njëjtë pavarësisht rritje së kostos. Energjia zë pjesën më të madhe të subvencionit nga qeveria.’- tha Balluku.

Ora 09:31
Rama: Kaluam tërmetin dhe pandeminë e COVID-19, sfida e luftës më e vështira, por do ia dalim

Kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë vitet e fundit është përballur me pasojat e tërmetit fatal, pandeminë e COVID-19 dhe tani luftën, të cilën e cilësoi si sfidën më të vështirë.  Ai tha se pavarëissht se 13 ditët e fundit "na është kthye bota përmbys" Shqipëria do ia dali, pasi qeveria do të bëjë maksimumin për të mbrojtur njerëzit e vendit.

"Është jashtëzakonisht e komplikuar . Kemi qëllim të mbrojmë jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë. Duam të mbrojmë Shqipërinë nga agresioni dhe përshkallëzimi ushtarak të agresionit. Qilimi është të mbrohemi tani! Të bëjmë çmos për të mbrojtur njerëzit tanë. Nuk është një film si ajo që shohim nëpër ekrane. Është luftë reale, si në Luftën e parë botërore, si në vitin famëkeq të përpjekjes për spastrim etnik në Kosovë. Kjo ka brenda misionin e vështirë ushtarak, të paneglizhueshëm. Kjo është pamje e u përgjithshme, nuk iu thash asgjë të re. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ka ndryshuar bota ku jetojmë në këto 13 ditë dhe është kthyer përmbysë, jemi në kushte lufte. Nuk po zhvillohet fizikisht këtu, bombat nuk janë mbi kokat tona, familjet tona janë të sigurta, por impakti është qartësisht i prekshëm në ekonominë e vendit. Detyrimi unë të garantojmë vazhdimësinë me sa më pak dhimbje, por pa dhimbje luftë nuk ka. Nuk është as vullneti ynë, as ën mundësitë tonë ta shmangim, duhet ta përballim. Siç ia dolëm në dy përballjen e tjera, do t'ia dalim sërish. Nuk e zgjodhëm as tërmetin, as COVID-19, kjo që ka ardhur është më e keqja.", tha kryeministri.

Ora 09:22
Lufta në Ukrainë, Rama: Të përgatitemi për çdo skenar, edhe për shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës!

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten për çdo skenar, përfshirë këtu edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë

"Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa. Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik", tha Rama.

Ora 09:19
Rama: Rritja e çmimit të naftës ndikohet nga tregu dhe jo nga qeveria, është i njëjtë me vendet e tjera

Kryeministri Edi Rama tha se do të krijohet një komitet ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Kreu i qeverisë tha se nuk rrezikohemi nga një agresion ushtarak, ndërsa përsëriti se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri ndikohet nga tregu dhe jo nga vendimet e qeverisë.

‘Sot çmimi i brendit të naftës ka kapërcyer. Nuk ka qenë e largët dita kur fuçia ishte 40 në 147 dollarë. Kjo është një gjë e pandodhur në historinë e naftës. Kjo si rezultat i diskutimit të brendshëm mes vendeve të aleancës për bojkotimin e naftës ruse dhe një kohësisht si rezultat i diskutimit ndaj varësisë nga gazi rus. Vendet e mëdha të aleancës ndeshen me kritikën në rritje se po financojnë luftën duke blerë gazin. Jemi drejtpërdrejt të prekur si të gjitha vendet e tjera. Diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri ndikohet nga tregu dhe jo nga vendimet e qeverisë. Është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit kemi kontribute që në vende të tjera paguhen veças. Shumatorja e shpenzimeve e atyre që konsumojnë naftë është njësoj, mjafton të bëhet përllogaritja e taksave që paguhet jashtë çmimit të naftës. E një ndryshim në favor të atyrë që konsumojnë më pak pagujnë me pak. Çmimi naftës nuk varet nga qeveria.’- tha Rama.

Ora 09:18
Rritja e çmimeve, Rama: Do të krijojmë një komitet të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës

Kryeministri Edi Rama tha se do të krijohet një komitet ndërministror për përballimin e pasojave të luftës.

‘Do krijojmë një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-së edhe më gjerë sesa vendet e NATO-s në kushtet e përdorimit të përditshëm ekonomik në përballimin e kostove dhe vlerave në çmim të mallrave të konsumit. Sot dëshirojmë që të flasim në mënyrë specifike për energjinë, pasi është edhe palca e shtyllës kurrizore të gjithë sistemit ekonomik, ndërkohë që kërcënimi thellimit të krizës energjiitike vjen duke u rritur çdo ditë. Para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitik e Rusisë në ato moment e për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokabrure ishte preludi i një agresioni të armatosur.’- tha Rama.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tirane: 10/03/2022 17:19

    O grup bej c'te duash se ky popull ashte mesu me kursime tash 100 vjet . hicja dritat ,gasin edhe buken e grurit se nuk ndihet kush

    Përgjigju
  • altin: 10/03/2022 15:06

    Pse nuk firmos lejet e heceve qe ka 4 vite i mban aty ne sirtar?

    Përgjigju
  • Paulin: 10/03/2022 14:07

    Ndersa deklaron per masa dhe kufizime, ne mend ka nje rruge per ne Dubai per festime! Kaq eshte e nevojshme te kuptosh lehtesine me te cilen vepron nje i papergjegjshem dhe genjeshtar. Fjalet dhe veprat tek ky individ dhe organizata e tij e korruptuar jane larg nga njera tjetra. Ashtu si dhe me heret ainka gati "komitetin" e radhes. Qe te mbylle gojen e njerzise dhe mbushe xhepin e oligarkise. Tashme nuk eshte dhe koha per fat te keq. Sepse ai e ka te blere 25% te zgjedhesve. Ďhe sepse qeveria e SHBA e shperblem duke i lene dore te lire ne aktivitetet e korrupsionit te brendshem sa kohe eshte ne sinkron te interesit te saj. Qe mesuam se do jete nje baze e madhe ushtarake. Nuk ka me keq ku te veje. Te besh vendin, lirite, te drejtat, pasurite dhe pronat e shqiptareve pjese te pazarit te turpshem si rryshfet per maxhorancen ne menyre per te siguruar aksesin per nje baze??? Kaq keq paska qene SHBA??? Shokuese.

    Përgjigju
  • miri: 09/03/2022 08:17

    Hiq hajdutet qe ke ne institucione se e kane qelbur fare! Ke drejtore qe vjedhin menafte me dieta e lloj soj, ja ketu ka arritur gjendja! Dhe kjo ndodh se kane nga 4-5 vite! Ne institucione tevogla behet nami sepse ke hajduter ne krye! Duan te bejne tendera!!!!!! Hapi syte sot se neser do perfundosh si saliu!

    Përgjigju
  • Vsbsj: 09/03/2022 02:11

    Kush mendoni se eshte me i pershtatshem per Ps-ne? Erjon Veliaj apo Edvin Rama?

    Përgjigju
  • Iris: 09/03/2022 02:01

    Gazi sot ne westcoast te U.S shkojti 5$/galloni thoshnin lajmet.Cmimi po ngrihet ne gjithe boten,por ne Shqiperi kemi te bejme dhe me keqmenaxhim.Kemi nafte,por ajo nuk eshte e cilesise se mire, se eshte e rende dhe per kete duhet rafineri.Ne dhe ate rafineri te vjeter qe kishim e cuam per skrap pa e zevendesuar.Me energjine problemet do te dyfishohen,jo vetem per shkak te luftes e krizes globale,por dhe ne vere per shkak te thatesires.Kemi nje mungese te madhe ne investimet per energji diellore dhe te eres.Nuk eshte bere mjaftueshem ne kete drejtim.Ne keto 30 vjet eshte investuar me shume ne HEC qe jo vetem nuk plotesojne kerkesat,por jane kthyer ne demtues te ekosistemit,po keshtu dhe ind.e qymyrit,mund te shihet si zgjidhje afatshkurter,por pasojat e saj te demshme jane afatgjata.Gjithashtu nuk jane siguruar rezerva ne gaz e nafte.U fol ketu, se qeveria nuk do te ngreje cmimin e energjise per konsumatorin privat,por kjo eshte vetem njera ane e medaljes,pasi po ngrihet kostoja e prodhimeve dhe sherbimeve dhe biznesi ja transferon privatit.Qe sot autobuzet kerkuan ngritjen e cmimit te biletes,per shkak te naftes(pjese e sist,energjitik)dhe udhetari i thjeshte ka per t'i paguar keto dhe te tjera,pavaresisht se thua qe per momentin energjia elektrike nuk do shtrenjtohet per individin.Gjithashtu qeveria duhet te luftoje spekulantet ne te gjitha llojet e shitjeve qe bejne si per prodhimet,ashtu dhe per sherbimet.Dhe Shqiperia e kishte gangrene abuzuesit e cmimeve edhe perpara se te fillonte lufta e kriza boterore.

    Përgjigju
  • Grupi: 08/03/2022 23:12

    Ndalo korupsionin qe fillon nga pronaret e autoshkollave si seksere te horrave te DPSHTRR te Blendi Gonxhes dhe deri tek horrat e krimit ekonomik te vendosur ne Rinas. Nuk ka njeri qe nuk e sheh kete, vetem ti, opozita e kalbur dhe SPAK i Arben Krajes nuk e shikon. Mblidh te ardhurat dhe zhduk evazionin fiskal te oligarkeve.Ke nje Inspektoriat te Mbikqyrjes se Tregut me ate kuksianin ne krye. Cfare ben ky inspektoriat pervecse merr rrogen e majme nga taksat tona? Ke me qindra konkubina injorante neper institucione qe marrin mijra euro page mujore. Ke automjerete shteterore pafund qe levizin edhe ne fundjave per qef. Ke miliona extra qe marrin deputetet kriminele pervec rroges. Ke tenderat pafund skandaloze si ai i menuse per fshatrat turistike te Tan Agollit. Ke minstra faqezinj me dy shofere dhe roje personale. Ke milionat e krimit te investuara ne ndertim qe nuk i konfiskon e plot e plot te tjera. Keto kurse jo te kruash xhepat e shpuara te popullit. Si mund tw thote ministresha ecni ne kembe me arrogance? A jemi ne lufte? Atehere vendoa ligje lufte edhe per ekonimine. Spekulanten ne burg dhe konfiskim.

    Përgjigju
  • koli: 08/03/2022 23:10

    DUHEJ TE KISHE menduar per te tilla situata problematike,,,por si gjithmone ti edi rama mend i ke vetem per te vjedhur ,,,dhe nuk te bie ne mend te besh investime ne energji,,,,infrastrukture,,,ushtri,,,e ke ushtrine pa asnje tank,,artileri,,vend -strehime per popullaten,,anije,avion,,,armatim modern,,,asnje investim ne nafte,,,e kishe fabriken e perpunimit te naftes ne ballsh dhe e prishe,,,,,spaku duhet te hapte ceshtjen per kete krim,,,,,po ashtu i dhate nxjerrjen e naftes bankersit ,,,kur kjo kompani nuk duhej te kishte as zyre ne shqiperi....ne bujqesi asnje investim,,,,vetem vjedhje,,....keto jane krime ,,,dhe per keto i vetmi pergjegjes eshte edi rama,,,dhe ata para ketij hajduti....

    Përgjigju
  • top channel: 08/03/2022 23:02

    DUHEN NDERTUAR parqe eolike,,,,,qe te prodhohet energji me ane te eres...zona e shkodres dhe lezhes por dhe zona te tjera sidomos anes lumejve,,jane shume te pershtatshme per vendosjen e turbinave te eres,,,por edi rama fle gjume ,,kurse bota ka 40 vjet qe i ka vene ne pune keto turbina....////ju duheni varur se nuk mendoni per popullin por vetem per te mbushur xhepin e juaj....harram buka qe ju jep shqiperia...

    Përgjigju
  • igli: 08/03/2022 22:57

    TI bejme nje lutje putinit qe te shpetoje popullin shqiptar ,,,duke hedhur dy raketa mbi parlamentin shqiptar diten e enjte....kjo eshte ndihma qe duhet te na jape komuniteti nderkombetar....ne kete situate te veshtire ekonomike....

    Përgjigju
  • Kpop: 08/03/2022 22:48

    Do beje komitet nderministror per luften ky: dmth edhe ca dieta shtese baxhellave te kabinetit te vet privat! Lufta e p satom o delirant surreli

    Përgjigju
  • Shqip: 08/03/2022 21:51

    Une mendoj qe gjithe kursimet ky popull tja fale qevirise . Se qeverija duhet kete kushte te qeveris

    Përgjigju
  • Tirona: 08/03/2022 21:09

    Ropt ku ti keni. Mos kapshit të nesërmen gjallë ishalla.komplet ça jeni e ça keni qenë në Parlament e qeveri. Te kalamojt jua dhontë zoti ishalla. Nëse perenia ka mëshirë për shqiptarët ësht i lutur tna bekoje me shfarrosjen e të gjithë klasës politike pas 90' .

    Përgjigju
    • Sososo: 08/03/2022 22:45

      Te lumte goja

  • O Edi: 08/03/2022 20:54

    Mos na lodh me llafe se boll kemi dëgjuar. Ndalo abuzimet me çmimet po qe i zoti. Mallrat që janë sot në treg me trefishin e çmimit janë importuar minimumi 3 muaj më parë me çmimim e atëhershëm.

    Përgjigju
  • Keshilltari: 08/03/2022 19:04

    Opoca thua ke ca drejtore ti qe kane ga 4-5 vite mos kane mamin e mire ato apo vjedhin e te japin pjese ty eministrave? Nderroni ore se edhe letrat e menderes ne institucione i vjedhin! Kane arritur sqa marin edhe dashnore ne pune e mi e shok po e po dhe ata nuk ven fare! Mblidh mendjen o Rama!

    Përgjigju
  • Klodi: 08/03/2022 18:36

    Nafta,energjia dhe cdo produkt i ktij vendi jan monopol i oligarkeve shqiptar qe ke pasuruar ti.Populli nuk ka cfar te sakrifikoj me shum se i ka arrit thika ne kocke.Tani sakrifikoni ju qe nuk dini as ne cilen bank te botes i keni miliardat.Ti,Meta,Berisha,deputetet e gjith politikanet nuk u ngopet kurr se rrjepuri ket popull por mir ja beni derisa nuk zgjohet.

    Përgjigju
  • Socialisti: 08/03/2022 18:03

    Nuk e kuptoj, perse e shani kete. Vete e votuat.

    Përgjigju
  • Aida: 08/03/2022 18:01

    O njeri i paafte, o supermashtrues sa HEC, TEC apo parqe fotovoltaik ke ndertuar gjate nje dekade ne pushtet? Shqiperia i ka resurset jo vetem qe te plotesoje nevojat e saj me energji, por edhe te siguroje te ardhura te mira nga eksporti. Por udhehiqet nga idiote dhe hajdute si ju.

    Përgjigju
  • Rama: 08/03/2022 16:10

    Km Rama i fërkon duart së bashku me vllaun vucic që putini të arrij qëllimet, pastaj ky km k.. do instalohet qeveritar i përhershëm në Shqipëri, ashtu si lukashenko në Bellarus!

    Përgjigju
  • redi: 08/03/2022 14:19

    Zoti Rama ju thoni qe po pergatisim skenaret per krizen energjetike qe po kalojme .Populli te ka dhene besimin per te qeverisur keshtu qe duget te lishe bere me oare sjenaret.Pershembull per naften eshte se si vend prodhues duhet te kishim plotesuar nevojat me te n3dha te vendit.Modeli ekonomik qe industria e naftes te ipet me joncension jy coji ke ara 6ares Sot ne dge naften qe akymyl9n Albpetroli nuk eshte ne gjendje ta shesedhe flasim per mijera tonelata.Ke 9 vjet ne pushtet dhe industria e naftes eshte ne gremine.Ku eshte Shell qe u trumpetua per suksesin.Pse Bancgers e ejsporton naften jasht Aresyeha eshte se ju u talket me Armon,qe dihet te vihej ne pube qofte dhe ta nerrte shteti ne qera Sot shume analist ekonomik thone qe shteti duhet te ndertoj nje rafineri te veten dhe jo te pres kur ti teket privatit.B Nese mendon se keshilltari yt te imponon neo liberalismin ne ekonomi,do deshtosh.Prandaj Teci Vlores te cilit e moret ne dorezim cyryk ( per kete keni pergjegjesi per 100 milion dollaret e taksapaguesve shqiptar) duhet te vihet be pune.Ti hiqet licensa firmes franceze qe pi vonon ndertimin e dy centraleve forovoltaiti.E fundit sivmc u veprya me Vaun e dehes tw vazhdohet dhe me digat e konanit dhe Fierzes montimi u oaneleve diellore .Me e lire eshte k9sto e ndertimi te tyre se sa cmimi i blerhes se naftes dhe energjise elektrike.Balluku leksionet per kursimet ti mvaj per vete se shqiptaret jane shume me te zote ne nikoqurlkekun e ekonomise se tyre te varfer

    Përgjigju
    • Njoni: 08/03/2022 19:32

      Ore ku e ke bere shkollen ti daku se na qorrove me kte shkrim qe ke bere

  • meri: 08/03/2022 13:55

    Ky eshte plani dmth KURSIME NGA QYTETARET. lind pyetja: po ti mo xhan perse na duhesh? Une them te fillojme me rrogen tende, t'ia kursejme buxhetit duke te shkarkuar dhe ty te cojme ne Ukraine, bashke me 140 pushtat e parlamentit dhe me rezoluten qe votuat dje ne xhep secilit.

    Përgjigju
  • gfdsa: 08/03/2022 13:52

    Keshtu ka lezet, Kryeminister qe te thote mblidhni rripat, kurseni, mos hani, mos pini, etj.. jo po te beje reforma, anulim PPPsh e te tilla marrezira si keto. Jepi drejtim o lideri global, na ndrico ne dhe globin si fanar demokracie..

    Përgjigju
  • adriano: 08/03/2022 13:42

    O Rame ca thua po drejtoret e tu me tollona ekartat e punes e punonjesit ikinme autobus ne sherbime? E kupton? Dil njeher nga Ministria e Financave se ka ca drejtori anonime jo Akt jo ca Agro drejtoret me makina nafte e dashnore aaaa se harrova edhe leke tenderash per vjedhje! Atyre jepu keshilla se populli kursen se i ka lek djerse! Mere me qetesi!

    Përgjigju
  • Bledi: 08/03/2022 13:19

    Filloni nga vetja kursimet,mbyllni makinat e ministrive,drejtorive dhe institucioneve.Fikni kondicioneret ne zyra e shtepit tuaja.Naften shqiptare lere per popullin.Pse populli do kursej per ju?Kjo ministre qe thot mos blini buken me makine e di sa ka shkuar cmimi i bukes?Kto gjera nuk ka asnjeher faj qeveria,fajin e ka bota gjithmon

    Përgjigju
  • alfons: 08/03/2022 13:13

    TI edi rama e ke mendjen tek bota se je lider boteror,,,c'ne ti me problemet e vogla shqiptare,,,,ne ketu jetojme me mire se ne amerike,,,,ti te na rrosh sa malet......

    Përgjigju
  • Fieri: 08/03/2022 12:55

    Duhet te jap llogari Sali Berisha qe privatizoi sektorin e naftes te oligarket.

    Përgjigju
  • Loni: 08/03/2022 12:35

    Blihet Buke me makine!? Hajde diskutim dinjitoz per nje ministre hajde! Dakort ne te kursejm poor ju e zbatoni bukurane kete vendim apo fraza bej si them un e Jo si bej un... Jepni edhe keshilla arritje mir qe nuk hidhni edhe fall... Hahahhaha skenaret e mundshem te tuat edhe bashkite e dija qe do fitoja Po normale te jesh I vetem ne gare kush do fitoj!? Shkodren e dinit qe ishte bastion demokrwat se futet Tomen me shoke se e dishit qe ishte I humbur... Ah medet qe si shkojne keto e marrin mundimin me ju votuar juve te gjitheve mbetje te pa reciklueshme shoqerore...

    Përgjigju
  • Sara: 08/03/2022 12:17

    Bejini ca pyetje Edit dhe ju gazetaret.Po nafta shqiptare ku shkon?Nuk i plotson dot nevojat e vendit?Apo miliarderet duhet te pasurohen e populli te vuaj.Po ti dhe ato veselet tuaj cfar sakrificash do beni se ky popull ka 32 vite qe sakrifikon.Do ja fikesh kondicioneret familjes tende dhe te ngroheni ne diell?Do i lini makinat dhe dilni ne kembe?Se kur levizni ju qeveritaret keni nga para e nga pas 20 makina qe ju shoqerojne.Per rritje cmimesh nuk ka faj qeveria por sakrificat duhet ti bej kjo turme qe e quan popull

    Përgjigju
  • Dmsut: 08/03/2022 12:13

    Qeveri e paafte.Vetem per te vjedh jeni per gje tjeter kurre nuk ju kemi patur dhe kurre sdo ju kemi ne krahe.Ju te pini gjakun dhe pasuroheni mbi cdo fatkeqesi qe bie. PSE LEJON NGRITJEN E CMIMIT NAFTES PA ARDHUR FURNIZIMI ME CMININ E RRITUR.Vjedhje e hapur te ngresh cmimin e naftes blere dite me pare. Isha lla u bie nga nje bombe ne cdo pike karburanti ku keni vjedh grup hajdutesh.

    Përgjigju
  • Bledi: 08/03/2022 12:04

    Kroacia ka ngrire cmimet e derivateve qe para nje muaji dhe e rrit sipas burses, dhe ka ulur akcizen perkohesisht.Cmimi i naftes ne Kroaci pritet te jete 1.65 Eur, benzina 1.6 sot. Mali i Zi ka depozituar ligjin per ngrirjen e cmimeve dhe uljen me 20% te akcizes Nafta ne Maqedonin e e Veriut eshte 1.38 Euro, tek ne eshte 1.84 aktualisht. Ta gezojme Ismailin

    Përgjigju
  • Ide: 08/03/2022 11:54

    Me keto dallavere un shpresoj qe ky popull te gjej forcen per tu shendru ne nje trup te vetem qe ti shkoqi nje here e mire problemet dhe shkaktaret e problemeve ne kete vend te varfer dhe te stermundimshem,Shqiptaret populli me i varfer ne europe duhet edhe te shtrngoi rripin ? Shume mire ndoshta me te vertet do te jete hera e mire, si i thuhet edhe nga nje e keqe vine te mira. Virusi ishte i sajuar,kjo lufte eshte e sajuar,Zoti i drejtesis na i hiq nga ekzistenca keto psikopate fytur mutrash

    Përgjigju
  • Ola: 08/03/2022 11:24

    Perse nuk flet per termocentralin e Vlores.Ai mund te vihet ne pune ne ket moment te veshtire.Apo ka me leverdi te blej me cmime stratosferike energjine ne treg per re mbush xhepat e oligarkeve.Italia po ndez prap centralet me qymyr guri per energjine.Pyeteni Edin per kto gjera ne vend qe te rrjepi popullin te ndez termocentralin e Vlores

    Përgjigju
  • Pensionisti: 08/03/2022 11:07

    Hiqi fitimet oligarkeve qe te mbajn ne pushtet dhe perdori per te miren e popullit te varfer.Per ty populli ha me lug floriri por nuk ja ke iden sa vuan pensionisti per te mbijetuar.Drita,uji,ngrohja,ilacet..ku ti mar pensionisti.Mos na bej politik neve por miliardereve qe kan pushtetin.Ulini rrogat tuaja sic beri presidenti i Italise nese ju dhimbset kaq shum populli.

    Përgjigju
  • Problem: 08/03/2022 11:05

    Kur do te marresh masa fillo me dietat e deputeteve qe ju paguan qerane makinen dhe dietat , ndalo me rrafshimet e shtepive qe nxjerr 1 mije familje ne rruge per interesin e 2 kompanive . Nuk le lumë pa shkatarrur per HECE dhe prap vazhdon avazin . Nuk le pasuri kombetare pa ja falur PPP .

    Përgjigju
  • lio: 08/03/2022 11:00

    shqiperia ka shum burime nafte por ska qeveri

    Përgjigju
    • Loni: 08/03/2022 12:37

      Shqiperia ka o flori por nuk ka mend kan mbetur vetem bezhdilet qe rendin pas politikes se humanet u larguan se nuk ja dilnin dot me kete lloj sistemin! Vetem mbetje shoqerore! Ne lagjen time 2-3 vete shikoj qe njoh pjesa tjeter te ardhur edhe te deformuar nga cdo aspekt.

  • Bej naften: 08/03/2022 10:51

    Keq puna nga Rusi u frikesu edhe Virusi.Zoti kryeminister jo panik ne popull po the ti qe cmimet do rriten thuaj se do rriten edhe rrogat jepi shpresh pupullit.

    Përgjigju
  • katunari: 08/03/2022 10:40

    donetsk dhe luhansk jane ne lufte ka 6 vite. Crimea u aneksua ne 2014 ca hapni panik ne pupullat per kriminela politikan te qelbur. Po lozni me popullin e shkrete sikur nuk eshte azgje edhe akoma ju japin voton. The day will come will be the end of governments.

    Përgjigju
  • elio: 08/03/2022 09:44

    mbro popullin, hiq taksat e fryra qe ke vendos per nje liter nafte. Ne porto romano nafta vjen me 39 lek/lt. Hiq taksat e fryra, mbro popullin. Hajdut

    Përgjigju
    • Arbërori: 08/03/2022 10:57

      Ky ia fut preshin popullit shqiptar sepse duhet ta ndihmon serbin, se kështu e ka serbia e (balkari) i hapur ! Kti km bq duhet na ia tregu vendin ndryshe

  • Timi: 08/03/2022 09:42

    Kur je i paafte qe naften ton ta perpunosh domosdo do jesh i varur nga importi. Gjithsesi ketij populli iabkeni pire lengun. Rripeni ne maksimum prape do iu votoje

    Përgjigju
    • Berat Çelepias: 08/03/2022 12:54

      O Loni, ne 4 serbe qe te shtenguan doren njeri e ka pas me gjakun e ndonje populli tjeter. Apo ti Loni po vjen nga hena? Ai populli i mire qe te ndihmoi ty kur te ra goma, ai i mori armet dhe beri kasaphane. Po ai popull armatoset prap neser. M.gj.t ti ke te drejte te arsyetosh keshtu sepse serbet te paskan bere "gomen"

    • Loni: 08/03/2022 12:40

      O flori politikat I bejne popujt te urrejne njeri tjetrin! Pse shqiperia ka vetem ajka edhe krem karamel!? Po sic ka Serbia ka shqiperi e kudo ne bote! Un kam punuar me Serb edhe me korrekte skam pare me Norma edhe I duan shqiptaret nuk eshte ashtu sic flasin me media! Ne Beograd me Ra goma makines edhe normal isn't sdi serbisht edhe I fola English edhe mu mblodhen 4 veta per te me ndihmuar pa njohur pa kuptuar edhe kur I fola shqip than albanski edhe me dhan doren! Keshtu qe mos u shpeh pa pasur kontakte bishe se nuk eshte mir.politikat I percajne njerezit kudo! Meqe je kaq patriot Dil ne proteste per edi ramen e lulusha e ilirusha e salilusha te shporren nga ky vend .

    • Arbërori: 08/03/2022 10:58

      Km bq duhet ta shpetoj serbin o njerz

  • Tutu: 08/03/2022 09:28

    Shto dhe ca vende pune me rroge te majme , qe te na i shtojne kusurin e vjedhjes shteterore… per cfare duhet ky komitet kur ti thua qe nuk mban pergjegjesi per cmimet dhe furnizimin ne treg.. po i ke hapur kanatat e abuzuesve si asnjehere tjeter..u shofshi me sorollop ti , qeveris jote , partia jote … me gjithe komitetin nderministror ( si ai i pasojave te termetit, spo pandemise )…o zot nje ore e me pare , te pafshim prapa hekurave , bashke me banden tende te hajduteve..!!!

    Përgjigju
  • Nafta: 08/03/2022 09:28

    po kur ishte nafta 40 dollar per fuci sa ishte cmimi ne shqiperi? Apo prap 200lek per liter?

    Përgjigju
    • Katrori1: 08/03/2022 10:31

      Or Kane Armon e cuan per skrap

    • katunari: 08/03/2022 10:04

      ska lidhje lufta ne nje cep te europes qe ka vazhduar qy ne aneksimin e krimes. Por jan keto kriminela politikan qe shtypin popullin e tyre me sajesat e dites.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?