Politikë

Balluku inspekton punimet në bypass-in e Vlorës: Po punohet me ritme të shpejta, hapet qarkullimi gjatë sezonit turistik

4 Prill 2021, 14:06| Përditesimi: 4 Prill 2021, 15:09

  • Share

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve në bypass-in e Vlorës.

Balluku deklaroi se po punohet me ritme të shpejta për të bërë të mundur që ky segment të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik.

Një zonë problematike gjeologjike që ka krijuar vonesa në punime tashmë pjesa më e madhe është zgjidhur dhe janë gjetur 25 shpella të fshehura në këtë segment.

“Jam këtu pranë bypass-it të Vlorës, kemi ndjekur nga afër të gjitha ecurinë e punimeve në këtë segment, i cili ka qenë segmenti më problematik. Problemi vjen edhe nga studimi gjeologjik i munguar i bërë në vitin 2009 pa treguar të gjitha të fshehtat e nëntokës që ne po përballemi sot.’- tha Balluku.

‘Kjo është zona më problematike, janë 10 km që kemi problematikë të madhe gjeologjike, pjesën më të madhe e kemi zgjidhur, vetëm ndonjë surprizë por se besoj’, u shpreh kryeinxhinieri që po ndjek punimet.

“Surpriza më e madhe ka qenë një nga shpellat, që na hëngri goxha kohë. Kemi gjetur rreth 25 shpella të fshehura deri tani. Ne kemi gjetur këto lloje shpellash që na kanë frenuar disi procesin. Kemi premtuar se ky bypass do jetë i hapur gjatë sezonit të verës”, tha më tej Balluku.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 04/04/2021 18:23

    Hahahah do hapen lesh mashtrojne kur aty kaloj perdite dhe gjithe kodra ka shkare nese doni mund tjua vertetoj me foto e video , ai bypass nuk do te hapet as vitin tjeter jo kete vit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?