Një sërë ngjarjesh kriminale janë zbardhur nga zbërthimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafanit anëtar i bandës së Laert Haxhiut.
Më 8 qershor 2022 banda e Laert Haxhiu i vuri eksplozivin lokalit dhe dyqanit të të babait të reperit Noizy, Bashkim Rajkut. Autorët e dyshuar që i vendosën tritol janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija (Arapi) dhe Erisiano Abedini. Ata akuzohen për “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim
Rreth 100 gr tritol shpërtheu në bizneset e reperit të njohur Rigels Rajku , njohur me emrin e artit "Noizy". Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë të e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha. Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës, thanë burimet e policisë atëherë
Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:
Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë"
Laert Haxhiu dhe Noizy
Lajmi kryesor:
‘Kurrë mos harro’, zbërthehet Artan Tafani, goditet banda e Laert Haxhisë! Zbardhen 6 vrasje, arrestohen 12 persona, 4 tjerë në kërkim
M.Q.//ReportTv.al