‘Kurrë mos harro’, zbërthehet Artan Tafani, goditet banda e Laert Haxhisë! Zbardhen 6 vrasje, arrestohen 12 persona, 4 tjerë në kërkim

28 Shtator 2023, 10:13| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 17:36

  • Share

U konsiderua grabitës gjakftohtë kur më 24 qershor 2023, nën kërcënimin e armës, mori me dhunë rreth 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë. Por, Artan Tafani, 39 vjeç, aty la shenjat e para të asaj që më vonë do të bëhej “bingoja” e re e organeve të drejtësisë për shpluhurosjen e ngjarjeve të vjetra kriminale.

Sapo u identifikua nga agjentët e Komisariatit nr. 6 përmes ADN-së, tendenca për të ruajtur çdo detaj të hetimit kalonte kufirin e një grabitjeje ordinere. 3 muaj më vonë, Tafani u arrestua në Lushnjë, në vendlindjen e tij, pas ditësh i mbajtur në vëzhgim. Kapja e tij do të rezultonte në një bashkëpunim të shpejtë për të rrëfyer disa prej vrasjeve që kanë tronditur vendin në vitet 2018-2021 në Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës por dhe dy vrasje në Greqi.

Artan Tafani rrëfeu për zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit  të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë, duke fundosur veten dhe anëtarë të tjerë të bandës së Laert Haxhiut, përfshirë edhe këtë të fundit, që çoi në firmosjen e urdhër-arresteve në operacionin “Kurrë mos harro”. Detajet u dhanë sot paradite, në një konferencë për shtyp nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

‘Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.’- tha Muhamet Rrumbullaku, drejtor i policisë së Shtetit.

Ajazi tha se janë siguruar të gjitha provat e plota që lidhen me veprat panele me 16 persona.

‘Janë administruar prova të plota që lidhen me identifikimin e autorëve të dyshuar të këtyre veprave penale, sqarimin e mekanizmtit të ngjarjeve, rrethanave të tyre dhe motiveve për të cilat janë kryer këto vepra penale. Këta autorë kanë vepruar për baza përfitimi dhe konflikte interesi.’- tha Kreshnik Ajazi, kryeprokuror, Elbasan.

Rrëfimi i Tafanit zbuloi se vrasja e datës 1 qershor 2021 e Çajup Selimit në Tepelenë kishte mbrapa grupin e Laert Haxhiut, bashkë me 5 persona të tjerë.

Vrasja e Fridman Xhaferajt në Korçë, e kryer vetëm një ditë pas asaj të Selimit, është kryer nga 7 persona në total.

3 të tjerë eliminuan Alban Semaku më 16 tetor 2021. Grupi në fjalë vrau në Gjocaj të Peqinit Albi Bashaliun, 4 ditë para vitit të ri 2022 nga 6 anëtarë të grupit kriminal.

Në vijim u tentua të vritet më 20 prill 2022 Kujtim Meta në Lushnjë nga 4 persona.

Tek të gjithë këto vrasje është i përfshirë emri i Laert Haxhiut, si porositës, vrasës me pagesë dhe eliminim për gjakmarrje.

Haxhiu rezulton porositës i 2 vrasjeve në Greqi të Lulzim Qorrit në dhjetor 2018 në sheshin “Omonia” të Athinës dhe në tetor 2021 të Dikenc Halilit në lokalin e tij në Athinë.
Po ashtu janë zbardhur edhe 5 raste të shpërthimeve me eksplozivë. 

Më 5 prill 2021 në banesën e Arjan Aliços në Lushnjë, më 29 maj 2021 në atë të Erion Çokut po në Lushnje, në dyqanin e këngëtarit Rigels Rajku, njohur si Noizy më 8 qershor 2022 në Durrës dhe më 1 nëntor dhe 31 dhjetor 2022, në 2 raste, në banesën e Bujar Turkut në Lushnjë.

U zbardhën 3 vjedhje nën kërcënimin e armës. 

Më 24 qershor 2023 në pikën e këmbimit valutor në Astir
 Më 27 janar 2022 vjedhja e një makinë në Tiranë
22 shkurt 2022 vjedhja e një makine në Durrës.

Ndërkohë, u zbulua në 3 raste tentativa për plotësim të kushteve për vrasje, ajo e tetorit 2021 në Lushnjë ndaj avokatit Adriatik Guri.
Rexhep Ginës më 6 korrik 2022 dhe Genci Hidës në maj 2023.

U zbulua edhe një rast i kanosjes së një polici në Tiranë.

Në pranga të policisë kanë përfunduar Artan Tafani, Erisiano Abedini, Lulzim Spahia, Ligor Romaçka, Bujar Abedini, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi, Enriko Xhahysa, Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut, Idriz Manaj, Fatjon Veliu dhe Laert Haxhiu, një pjesë e të cilëve të arrestuar më herët për ngjarje të tjera, ndërsa në kërkim janë Lorenc Lala, Firdeus Berberi, Kristi Bizheku dhe Endrit Çaushi. Laert Haxhiu është kapur për llogari të Shqipërisë në shtetit grek në pranverë, akoma i paekstraduar.

Të arrestuar
Artan Tafani
Erisiano Abedini  
Lulzim Spahia
Ligor Romaçka
Bujar Abedini
Bledar Berberi
Mariglen Topuzi
Enriko Xhahysa
Klea Gjata
Idriz Manaj
Fatjon Veliu 
Laert Haxhiu
Në kërkim 
Lorenc Lala 
Firdeus Berberi  
Kristi Bizheku 
Endrit Çaushi

Të gjitha zhvillimet për këtë lajm janë të renditura më poshtë.

Ora 16:21
Balla përgëzon megaoperacionin e Policisë së Shtetit: U zbardhën 16 ngjarje të rënda kriminale

1695901451_kurrmosharroneverforget.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzoi Policinë e Shtetit për megaoperacionin “Never_Forget”. Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se “u zbardhën 16 ngjarje të rënda kriminale”.

“Operacioni i Policisë së Shtetit “Never_Forget”, bëri të mundur zbardhjen e 16 ngjarjeve të rënda kriminale. Përgëzime Policisë, Prokurorisë Elbasan. Presim goditje të tjera ndaj krimit si kjo”.

Ora 13:45
Zbërthehet para drejtësisë Artan Tafani, video e aksionit të policisë! Si ranë në pranga 12 anëtarët e bandës së Laert Haxhiut

Policia e Shtetit ka publikuar videon ku janë arrestuar 12 anëtarët e bandës së Laert Haxhiut.  

Artan Tafani rrëfeu për zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit  të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë, duke fundosur veten dhe anëtarë të tjerë të bandës së Laert Haxhiut, përfshirë edhe këtë të fundit, që çoi në firmosjen e urdhër-arresteve në operacionin “Kurrë mos harro”. Detajet u dhanë në një konferencë për shtyp nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Të arrestuar

Artan Tafani

Erisiana Abedini 

Lulzim Spahia

Ligor Romaçka

Bujar Abedini

Bledar Berberi

Mariglen Topuzi

Enriko Xhahysa

Klea Gjata

Idriz Manaj

Fatjon Veliu

Laert Haxhiu

Në kërkim

Lorenc Lala

Firdeus Berberi 

Kristi Bizheku

Endrit Çaushi

Ora 13:29
Bashkëpunëtor në vrasje, atentate me eksploziv e vjedhje me dhunë, ja krimet e anetarëve të bandës së Laert Haxhiut

 1695886358_kakakak.jpg

Janë një sërë krimesh të bandës së Laert Haxhiut të zbuluara nga operacioni “Nuk harrojmë kurrë”, duke nisur nga vrasjet, atentatet me eksploziv, te vjedhjet me dhunë etj.

-Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (2 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Aktualisht në IEVP, në Korçë;

-Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë,  i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku/2 herë);

-Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj);

-Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu);

-Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi);

-Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu).

-Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”; 

-Idriz Manej, 68 vjeç, lindur në Ktosh, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj). Aktualisht në IEVP, në Korçë;

-Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina). Aktualisht në IEVP, në Lezhë.

-Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).

-Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, (me të dëmtuar shtetasin Marjus Zejneli), “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

-Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasin Bujar Turku/2 herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Genci Hida).

-Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina). 

Ora 13:08
Nga vrasjet me paramendim te shpërthimet me eksploziv, të gjitha krimet për të cilat akuzohet Laert Haxhiu

1691501892_laerthaxhiu.jpg

Laert Haxhiu, duket se është ‘koka’ e ngjarjeve të rënda kriminale të zbardhur nga anëtari i bandës së tij, tashmë i penduar i drejtësisë Artan Tafani. Laert Haxhiu është arrestuar në Greqi ndërsa autoritete shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij në vendin tonë.

‘Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (5 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, Bujar Turku/2 herë dhe Arjan Aliço);  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli). Aktualisht në IEVP, në Greqi.’- njofton policia.

Ora 13:02
Megaoperacioni 'Kurrë mos harro’/ Ekzekutoi dhe hodhi ne rezervuar Fridman Xhaferajn, të gjitha veprat penale për të cilat akuzohet Lulzim Spahija


Nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani janë zbuluar edhe krimet e një tjetër anëtari të rëndësishëm të bandës së Laert Haxhiut.

Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku).

“Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu) dhe “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço).

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele). Aktualisht në IEVP, në Berat;

Ora 12:59
Megaoperacioni 'Kurrë mos harro’/ Zbërtheu krimet në bashkëpunim me Laert Haxhiun, ja veprat penale për të cilat akuzohet Artan Tafani

1695882970_albansemaku.jpg

Artan Tafani njëri prej anëtarëve të bandës, i cili pranoi të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë ka rrëfyer krimet e tij të shumta në bashkëpunim me Laert Haxhiun.

Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku/2 herë ); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasve, Shezai COBO, Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli);

Ora 12:22
Megaoperacioni 'Kurrë mos harro’/ Siguruan kushtet për të vrarë avokatin Adriatik Guri në Lushnjë, kush janë autorët! 2 raste e tjera

1695897572_laerthaxhiudheartantafani.jpg

Janë zbuluar emrat e autorëve të dyshuar, të cilët siguruan kushtet dhe mjetet materiale për të vrarë Adriatik Gurin, Rexhep Ginën dhe Genci Hidën.

Në muajin tetor 2021, në Lushnjë, ndaj Adriatik Guri (Doga), me profesion avokat, autorë të dyshuar janë:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;

-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Në muajin korrik 2022, në Lushnjë, ndaj Rexhep Gina, me autorë të dyshuar:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;

-Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë;

-Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat.

Në muajin maj 2023, në Lushnjë, ndaj Genci Hida, me autorë të dyshuar:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë. 

Ora 12:19
Megaoperacioni 'Kurrë mos harro’/ Zbulohen emrat e autorëve që qëndrojnë pas 3 vjedhjeve me dhunë në Tiranë dhe Durrës

1695891842_rumbullaku.jpg

Janë zbuluar emrat e autorëve të dyshuar që qëndrojnë pas tre rastve të vjedhjeve me dhunë në Tiranë dhe Durrës.

7.    Gjithashtu, 3 vjedhja me dhunë, të kryera në bashkëpunim, konkretisht:
7.0. Vjedhje me dhunë në një pikë për këmbimin valutor, në zonën e Astirit, Tiranë, ndodhur më datë 24.06.2023; 

7.1- Në datë 27.01.2022, në Tiranë, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Benz” të shtetasit Gëzim Çepele, me autorë të dyshuar:

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë. 

7.2    Në datë 22.02.2023, në Durrës, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Daimler Chrysler” të shtetasit Marjus Zejneli, me autorë të dyshuar:

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.

Ora 11:45
Megaoperacioni 'Kurrë mos harro’/ Nga tritoli në lokalin e Noizyt te eksplozivi në banesën e Bujar Turkut, zbulohen autorët e 5 rasteve të shpërthimeve të pronës

1695895208_noizy.jpg

Janë zbuluar emrat e autorëve që qëndrojnë pas pesë rasteve të shpërthimeve të pronës me eksploziv.

Nga vendosja e tritolit të lokalit të Noizyt te eksplosivi në banesën e Bujar Turkut në Lushjnë, këta janë autorët e secilit rast.

Për shkatërrimin e banesës së  Arjan Aliços, në datë 05 prill 2021, në Lushnjë, autorë të dyshuar janë:

Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Arjan Aliço njihej si një person me precedent të theksuar kriminal, su dhe i njohur edhe si ish-anëtar i bandës së Aldo Bares. Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi Arjan Aliço ndodhej në burg i dënuar për tentative vrasje së bashku me të birin

Për shkatërrimin e banesës së Erion Çokus, në datë 29.05.2021, në qytetin e Lushnjës, autorë të dyshuar janë:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë.

Policia informoi atëherë se rreth orës 02:35, të 29 majit 2021 në lagjen “Gafurr Muço”, në katin e parë të një pallati parafabrikat kishte shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës.

Për shkatërrimin e dyqanit të Bashkim Rajkut, në datë 08.06.2022, në Durrës, autorë të dyshuar janë:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;

-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.

Për shkatërrimin e banesës së Bujar Turkut, në datën 01.11.2022 dhe më datë 31.12.2022 (2 raste), në Lushnje, të dyshuar janë:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;

-Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;

-Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Ora 11:44
Megaoperacioni ‘Kurrë mos harro’/ Tentuan të vrisnin Kujtim Metën në Lushnjë, kush janë autorët e dyshuar

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka zbuluar emrat e autorëve të përfshirë në vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Kujtim Metës, në 20 prill të vitit 2022 në Lushnjë.

Për vrasjen e mbetur në tentativë të Kujtim Metës autorët e dyshuar janë:
-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Dorian Shurdhi, 40 vjeç, banues në Lushnjë (i cili ka humbur jetën më parë).

Si tentuan të eliminonin Kujtim Metën?

Kujtim Meta ka qenë në lokal duke pirë kafe kur  është qëlluar me dy plumba në bark nga një person i maskuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, të 20 prillit 2022 në afërsi të stacionit të trenit. Meta ka qenë i vetëm në tavolinë, kur një person ka zbritur nga makina pak metra larg lokalit, ka ecur në këmbë dhe është futur brenda në lokal duke qëlluar në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm pronari i lokalit, i cili pohoi atëherë për Report Tv se atentatori mbante të veshur një maskë të zezë në kokë, ndërsa është ndihmuar nga një person tjetër për t'u larguar me makinë nga vendi i ngjarjes.

Ora 11:41
Megaoperacioni 'Kurrë mos harro!' Të gjitha ngjarjet kriminale që zbardhi Artan Tafani, anëtar i bandës së Laert Haxhisë

1695891842_rumbullaku.jpg

Artan Tafani anëtar i bandës së Laert Haxhisë ka zbardhur 19 ngjarje të rënda kriminale përfshirë edhe 6 vrasje. Policia e Shtetit dha detaje në lidhje me të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit "Kurrë mos harro" e cila nisi pasi Tani pranoi të bashkëpunonte me policinë.

Deklarata e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku

'Jemi sot, këtu, bashkërisht Polici dhe Prokurori, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “NEVER FORGET”, për zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale kundër personit dhe pronës, të ndodhura më parë brenda dhe jashtë vendit.  

Rezultatet e këtij megaoperacioni erdhën si rezultat i strukturimit të strukturave operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, duke rritur dhe përqendruar kapacitetet njerezore në strukturat hetimore për hetimin e krimeve të rënda, në nivel vendor dhe qendror, për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjeve të vjetra pa autorë, në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës, si vrasje dhe shkatërrim të pronës me eksploziv. 

Falë bashkëpunimit mjaft të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasanit, kryesisht të strukturave hetimore dhe operacionale të drejtorive vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses të plotë i këtij megaperacioni.

Gjatë këtij megaoperacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm dhe në ruajtje të plotë të sekretit hetimor, ndërthurur me rritje të forcës reaguese për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore, si dhe u bashkëpunua me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, punë e cila solli si rezultat zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit  të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi. 

Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.

Për ngarjet e ndodhura:

Më datë 17.10.2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr. 1559, të vitit 2021, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Nga studimi i akteve hetimore mbi procedimet penale të vrasjeve të mëposhtme, nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Elbasanit, në drejtimin e prokurorëve të çështjeve, ka rezultuar se: 

Më datë 17.10.2021, rreth orës 10:00, në lagjen “Çezmë”, Peqin është vrarë me armë zjarri shtetasi Alban Semaku alias Elton Mermali.  

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë procedim penal, si deklarime, këqyrje e pamjeve filmike, përgjime telefonike dhe ambientale, si dhe bazuar në provat materiale të gjetura në vendin e ngjarjes, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje shtetasi Artan (Marjus) Tafani, banues në Lushnjë, 39 vjeç.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer disa ngjarjeve të rënda kriminale (vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje), të kryera në periudhën kohore 2021-2023, në disa qytete të ndryshme të vendit si Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës, si më poshtë:  

 1. Vrasja me paramendim e shtetasit Çajup Selimi, e ndodhur më datë 01.06.2021, në qytetin e Tepelenës, me autorë të dyshuar: 

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-         Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë; 
-    Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
-    Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë. 

2. Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 02.06.2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Korçës, me autorë të dyshuar:

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje; 
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë; 
-    Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
-    Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë; 
-    Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;  
-    Bledar  Berberi,  34 vjeç, banues në Pogradec; 
-    Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh. 

3. Vrasja me paramendim e shtetasit Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021 2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Peqinit, me autorë të dyshuar:  

      -Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë; 
      -Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
      -Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë. 

4. Vrasja për gjakmarrje e shtetasit Albi (Dijonist) Bashaliu, e ndodhur më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin, me autorë të dyshuar:

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;
-    Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
-    Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
-    Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin; 
-    Bledar Berberi,  34 vjeç, banues në Pogradec.

5. Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë, ndaj shtetasit Kujtim Meta, e ndodhur më datë 20.04.2022, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar: 

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-    Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Dorian Shurdhi, 40 vjeç, banues në Lushnjë (i cili ka humbur jetën më parë). 

6. Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer 5 raste, si më poshtë:

6.1    Në datë 05.04.2021, në banesën e shtetasit Arjan Aliço, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar : 

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-    Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë. 

6.2    Në datë 29.05.2021, në banesën e shtetasit Erion Çoku, në qytetin e Lushnjës, me autorë të dyshuar:

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë. 

6.3    Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;
-    Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-           Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë. 

6.4     Më datë 01.11.2022 dhe më datë 31.12.2022 (2 raste), në banesën e shtetasit Bujar Turku në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:
-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë; 
-           Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë; 
-          Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.  

7.    Gjithashtu, 3 vjedhja me dhunë, të kryera në bashkëpunim, konkretisht:
7.0. Vjedhje me dhunë në një pikë për këmbimin valutor, në zonën e Astirit, Tiranë, ndodhur më datë 24.06.2023; 

7.1- Në datë 27.01.2022, në Tiranë, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Benz” të shtetasit Gëzim Çepele, me autorë të dyshuar:

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë. 

7.2    Në datë 22.02.2023, në Durrës, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Daimler Chrysler” të shtetasit Marjus Zejneli, me autorë të dyshuar:

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.

8.    Në vijim, 3 raste të sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, të kryer në bashkëpunim, konkretisht: 

8.1-    Në muajin tetor 2021, në Lushnjë, ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), me profesion avokat, me autorë të dyshuar:

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë; 
-    Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

8.2-    Më datë 06.07.2022, në Lushnjë, ndaj shtetasit Rexhep Gina, me autorë të dyshuar:

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-     Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë; 
-         Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë;
-          Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat.

8.3-    Në muajin maj 2023, në Lushnjë, ndaj shtetasit Genci Hida, me autorë të dyshuar: 

-    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë; 
-         Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.  

9.    Gjithashtu, 1 rast i kanosjes së punonjësve të Policisë, kryer më datë 06.04.2023, në Tiranë, ku duke dalë nga ashensori, janë kanosur për shkak të detyrës, 2 punonjës policie, me autor të dyshuar:

      Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec. 

Për ngjarjet e sipërpërmendura janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të prokurorit, për shtetasit e mëposhtëm:  

1.    Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku/2 herë ); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasve, Shezai COBO, Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli);

2.    Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe  Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele). Aktualisht në IEVP, në Berat; 

3.    Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (2 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Aktualisht në IEVP, në Korçë; 

4.    Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë,  i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku/2 herë); 

5.    Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj);

6.    Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); 

7.    Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi);

8.    Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu). 
9.    Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;  

10.    Idriz Manej, 68 vjeç, lindur në Ktosh, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj). Aktualisht në IEVP, në Korçë; 

11. Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina). Aktualisht në IEVP, në Lezhë. 

12.    Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (5 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, Bujar Turku/2 herë dhe Arjan Aliço);  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli). Aktualisht në IEVP, në Greqi.   

Në vijim, u shpallën në kërkim shtetasit:

13.    Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina);  
14.    Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, (me të dëmtuar shtetasin Marjus Zejneli), “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”; 

15.    Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasin Bujar Turku/2 herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Genci Hida); 

16.    Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).  

Gjithashtu, nga hetimet e kryera jane siguruar indicie dhe ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë, konkretisht: 

•    Vrasja e shtetasit Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë;  

•    Vrasja e shtetasit Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.

Të dhënat e siguruara do t’iu komunikohen autoriteteve policore greke, brenda ditës së sotme. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kapsolla detonatore, silenciatorë, krehra fishekësh, fara kanabisi, celularë, automjete etj. Nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale kundër personit e pronës.' u shpreh ai.

Ora 11:38
Vrasja e Albi Bashaliut në Peqin, dalin emrat e autorëve! U qëllua nga ekzekutorë me kapele e maskë COVID-i

1695893954_1695852761albibashalliu.jpg

Janë zbuluar emrat e vrasjes së Albi Bashaliut në Peqin në dhjetor 2021.

Sipas policisë 6 persona kanë marrë pjesë në vrasjen për gjakmarrje të Albi (Dijonist) Bashaliut, e ndodhur më datë 27 dhjetor.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin.

Vrasja për gjakmarrje e Albi Bashaliut dyshohet se ka për autor

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;
-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
-Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;
- Bledar Berberi,  34 vjeç, banues në Pogradec

Si ndodhi vrasja e 27 dhjetorit 2021
Atëherë Report Tv mësoi se Albi Bashaliu kishte dalë në lagje për të konsumuar mëngjesin dhe më pas është thirrur nga një person për të dalë jashtë dhe aty është qëlluar disa herë me pistoletë duke humbur jetën. Dyshimet ishin se autorët ishin 2 të cilët pasi kanë vrarë 32-vjeçarin i kanë vënë flakën automjetit të tyre, që ndodhej i parkuar pranë lokalit. Më pas janë larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës. Autorët kanë qenë me maskë e kapele. 

Ora 11:33
EMRAT/ E vranë dhe e futën me duar të lidhura në rezervuarin e Gjançit në Korçë,  kush janë autorët e vrasjes së Fridman Xhaferajt në 2021

1695893599_6515278a115ddfridmanxhaferraj.jpg

Fridman Xhaferaj 

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Fridman Xhaferajt në qershor të vitit 2021.

Në kuadër të megaoperacionit "Kurrë mos harro" i cili përfundoi në orët e para të ditës së sotme, 28 shtator 2023, u firmosën urdhërarreste dhe për autorëve të vrasjes së Xhaferrajt. Duket që për këtë krim të ndodhur më datë 02 qershor 2021 në qytetin e Korçës u angazhuan 7 persona.

Vrasja me paramendim e Fridman Xhaferajt ka autorë të dyshuar
Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;
Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec; 
Bledar  Berberi,  34 vjeç, banues në Pogradec;
Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh 

Si u gjet i vrarë Fridman Xhaferaj, 2 qershor 2021

Trupi i pajetë i 25 vjeçarit u gjet në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë ndërsa dyshohej se ishte vrarë më tepër se një javë para se të zbulohej trupi. Në rezervuar i riu ishte hedhur me duar të lidhura. Një nga pistat e hetimit atëherë u tha se ishte prishja e pazareve të drogës dhe që atë kohë policia dyshonte se autor ishte Lulzim Spahija, ndërsa atëherë u përmend dhe një 26 vjecar me iniciale K.B të dy nga Lushnja, dhe që ishin shpallur në kërkim.

Ora 11:32
EMRAT/ Kush janë të dyshuarit për ekzekutimin Alban Semakut! Ish- anëtari i bandës së Aldo Bares u gjet i vrarë aty ku hidheshin plehrat

1695881257_artantafanialbansemaku.jpg

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur 6 vrasje, ndër ta edhe të Alban Semakut, ish anëtar i bandës së Aldo Bares, ky i fundit kundërshtar i Laert Haxhiut.

Alban Semaku ose siç njihej dhe si Elton Mermali  u gjet i vrarë më 17 tetor 2021 pranë lumit Shkumbin, në Peqin, ku banorët hidhnin mbeturina.

Vrasja e Semakut ka qenë me paramendim ndërsa vetë Tafani sipas policisë ka qenë ai që ka qëlluar armën. Prokuroria ka prerë urdhërarrestet për këtë vrasje më 27 shtator 2023.

Autorët e dyshuar të vrasjes me paramendim të  Alban Semaku (Elton Mermali), 17 tetor 2021 janë
Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë"

"Më datë 17.10.2021, rreth orës 10:00, në lagjen “Çezmë”, Peqin është vrarë me armë zjarri shtetasi Alban Semaku alias Elton Mermali. Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë procedim penal, si deklarime, këqyrje e pamjeve filmike, përgjime telefonike dhe ambientale, si dhe bazuar në provat materiale të gjetura në vendin e ngjarjes, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje shtetasi Artan (Marjus) Tafani, banues në Lushnjë, 39 vjeç" informoi drejtori i policisë së shtetit.

Si ndodhi vrasja e Alban Semakut

Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjes u gjet i pajetë në  Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen 'Çezma. Semaku, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u gjet i ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi ishte hedhur në një zonë ku banorët derdhnin mbeturina. Ai dyshohet të jetë vrarë mbrëmjen e 16 tetorit 2021 ndërsa trupi i pajetë u gjet mesditën e një dite më pas. Semaku ishte ekzekutuar vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu.

Dyshimet e atëhershme ishin se Semaku ishte ekzekutuar diku tjetër dhe se më pas trupi ishte dërguar në vendin ku edhe u gjet. Ai ishte qëlluar dy herë, ku njëri nga plumbat e kishte kapur në shpinë dhe tjetri në brinjë. 

Me vendimin e datës 16 nëntor 2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë e kishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”. Ishte liruar nga burgu më 6 maj 2021 pasi kishte vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin. Pesë muaj më pas u gjet i ekzekutuar në një zonë pranë lumit Shkumbin. 

Ora 11:09
Pendohet Artan Tafani, prokurori Kreshnik Ajazi: Lëshuam 15 urdhërarreste për 2 ngjarje të vitit 2021 në Elbasan

 

Pendimi i Artan Tafanit zbuloi një sërë vrasjesh dhe ngjarje kriminale. Prokurori i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi në konferencën për median ka dhënë detajet e megaoperacionit ‘Kurrë mos harro’, i cili përfundoi në orët e para të ditës së sotme, 28 shtator 2023.

Ajazi tha se prokuroria disponon prova të mjaftueshme dhe mekanizmin e dy ngjarjeve të rënda në Elbasan të vitit 2021 për të cilat më 27 shtator 2023 janë lëshuar 15 urdhër arreste.

“Këto procedime i referohen dy ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhur në qarkun e Elbasanit në vitin 2021. Janë administruar prova të plota që lidhen identifikimin e autorëve të dyshuar të këtyre veprave penale. Sqarimin e mekanizmit të ngjarjeve. Rrethanave të tyre dhe motiveve për të cilat janë kryer këto ngjarje të rënda kriminale. Janë administruar prova të plota në kuptimin ligjor për sqarimin e rrethanave dhe autorëve të dyshuar edhe të disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në zona të ndryshme të vendit.

Ajazi vijoi më tej duke zbuluar se grupi kriminal ka vepruar mbi baza përfitimi dhe motive interesi, në disa raste dhe konfliktet e grupeve kriminale janë bërë shkak. 

Nga hetimet paraprake rezulton se autorët e dyshuar të këtij grupi kriminal kanë vepruar mbi baza përfitimi dhe motive interesi. Në disa raste shkak për ngjarjet e rënda janë bërë konfliktet e grupeve kriminale për arsye të aktiviteteve të paligjshme. Nga ana e grupit hetimor të prokurorisë së Elbasanit më 27 shtator 2023 është lëshuar lëshuar urdhër ndalimi për 15 persona në hetim për disa vepra penale në role dhe pozicione të ndryshme në shkeljen e ligjit. Për të gjitha këto vepra penale hetimet janë dinamike. 
 Këta autorë kanë vepruar për baza përfitimi dhe konflikte interesi. Nga ana e prokurorisë është lëshuar urdhër ndalimi për 15 persona në role dhe pozicione të ndryshme në shkeljen e ligjit" 

Prokurori falënderoi për bashkëpunimin policinë e shtetit.

Ora 10:57
Banda e Laert Haxhiut i vuri eksplozivin lokalit të Noizyt në Durrës

 

Një sërë ngjarjesh kriminale janë zbardhur nga zbërthimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafanit anëtar i bandës së Laert Haxhiut.

Më 8 qershor 2022 banda e Laert Haxhiu i vuri eksplozivin lokalit dhe dyqanit të të babait të reperit Noizy, Bashkim Rajkut. Autorët e dyshuar që i vendosën tritol janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahija (Arapi) dhe Erisiano Abedini. Ata akuzohen për “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim

Rreth 100 gr tritol shpërtheu në bizneset e reperit të njohur Rigels Rajku , njohur me emrin e artit "Noizy". Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë të e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha. Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës, thanë burimet e policisë atëherë

Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:

Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;

Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë"

1695891474_laerthaxhiunoizy.jpg

Laert Haxhiu dhe Noizy
Ora 10:37
Pse nuk ekstradohet Laert Haxhiu dhe Bledar Jambelli nga Greqia? Përgjigjet drejtori i Policisë

 

Laert Haxhiu një emër me rekorde kriminale, i arrestuar në Greqi, ende nuk është ekstraduar nga shteti grek te autoritete e drejtësisë shqiptare.

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se janë në komunikime të vazhdueshme me zyrën e Interpolit dhe se kanë besim se mund të arrijnë një zgjidhje pavarësisht problematikave që kanë mes dy vendeve.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me zyrën homologe të Interpolit. Kemi besim se mund t’ia arrijmë pavarësisht problematikave ligjore që mund të kemi përpara mes dy vendeve.- tha Rrumbullaku.

Në Greqi fshihet edhe Bledar Jambelli, vrasësin e ish drejtuesit të lartë të policisë Artan Cuku. Pyetjes se kush është problemi që këta kriminelë nuk mund të ekstradohen dhe çfarë mund të bëjë shteti shqiptar që këto vrasës të mos I shpëtojnë drejtësisë, Rrumbullaku iu përgjigj: 

"Ju sigurojmë që jemi në bashkëbisedime për të zgjidhur problemin e çështjeve të ekstradimit të Greqisë. Jo vetëm për këto dy raste e emra, si eksponentë të krimit por dhe për raste të tjera për ti hapur rrugë ekstradimeve real të të gjithë shtetasve shqiptarë që kryejnë aktivitet brenda territorit dhe strehohen në shtetin fqinj"

1684844355_laerthaxhiu.jpg

Laert Haxhiu
Ora 10:36
Pse ka dështuar arrestimi i Laert Haxhiut? Rrumbullaku mohon se operacionet janë dekonspiruar

 

Sipas hetimeve Laert Haxhiu rezulton të jetë organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi. Bëhet fjalë për ekzekutimin e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit.

I shpallur në kërkim prej vitesh pyetja që lind është pse ka dështuar prej shumë vitesh arrestimi i Laert Haxhiut, a ka pasur dekonspirime të operacioneve për arrestimin e tij?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku e mohon.

“Operacionet për arrestimin e Laert Haxhisë, në asnjë rast, për kohën që drejtoja policinë e shtetit apo dhe AMP-së nuk kemi pasur dekonspirime apo lidhje që të akuzojmë ndonjë strukturë policie. Porositës dhe organizator. Fshihej, policia ka analizuar një sërë informacionesh, në kuadër të shkëmbimit të informacionit me policisë greke është bërë i mundur arrestimi i tij në Greqi. Kemi të bëjmë me organizator dhe porositës, i ka bërë për qëllime përfitimi. Jemi në komunikime të vazhdueshme me zyrën homologe të Interpolit, Kemi besime se do të arrijmë, pavarësisht problematikave ligjore që kemi mes dy vendeve”, tha ai.

Ora 10:36
Rrumbullaku: Laert Haxhiu organizatori dhe porositësi i vrasjes së Lulzim Qorrit dhe Dikens Halili në Athinë! Të dhënat do i çohen Greqisë

Sipas hetimeve Laert Haxhiu rezulton të jetë organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku deklaroi:

"Gjithashtu, nga hetimet e kryera jane siguruar indicie dhe ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë, konkretisht:

•  Vrasja e shtetasit Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë; 

•  Vrasja e shtetasit Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.

Të dhënat e siguruara do t’iu komunikohen autoriteteve policore greke, brenda ditës së sotme"

Ora 10:19
EMRAT/ Mega operacioni ‘Kurrë mos Harro’! Kush janë 12 të arrestuarit, të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

1695889203_rumbullaku.jpg

Artan Tafani, anëtar i bandës së Laert Haxhisë, është bërë bashkëpunëtor me drejtësinë dhe ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.  Për këtë policia ka vënë në pranga 12 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim. Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku bëri publike emrat. 

Urdhërarrestet e firmosura në kuadër të megaoperacionit "Kurrë mos harro"
Të arrestuar
1 - Artan (Marjus) Tafani  39 vjeç, lindur në Lushnje,
2- Lulzim Spahia ( Arapi)  28 vjeç, lindur në Lushnje. Aktualisht në burgun e Beratit
3- Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë
4- Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë.  Aktualisht në burgun e Korçës
5- Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec
6- Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec
7- Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë
8- Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin
9- Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë
10- Idriz Mane, 68 vjeç, lindur në Ktosh,aktualisht në burg në Korçë
11- Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat. Aktualisht në burgun e Lezhës.
12 - Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë. Aktualisht ne burg në Greqi
Në kërkim
1- Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç, banues në Lushnjë
2-  Firdeus Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec
3- Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë
4- Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë
Ora 10:18
Pendohet anëtari i bandës së Lushnjës, Artan Tafani zbardh 6 vrasje! 5 shpërthime me eksploziv! 3 vjedhje me dhunë, 3 tentativa për kryerje vrasje

 

Artan Tafani, anëtar i bandës së Laert Haxhiut, është bërë bashkëpunëtor me drejtësinë dhe ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.

Konkretisht Artan Tafani ka zbardhur; 6 vrasje, 5 eksploziv; 3 vjedhje me dhunë; 3 tentativë raste për kryerje vrasje; 1 rast kanosje polici. Janë lëshuar 15 urdhër arreste, 12 të ekzekutuara, 3 në kërkim.

"Gjatë këtij megaoperacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm dhe në ruajtje të plotë të sekretit hetimor, ndërthurur me rritje të forcës reaguese për lokalizimn dhe kapjen e shtetasve të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore, si dhe u bashkëpunua me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, punë e cila solli si rezultat zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit  të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi" deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Ora 10:17
'Kurrë mos harro' Ja kush e vrau Çajup Selimin në 2021 në Tepelenë (Emrat)

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ndodhet në konferencë për median lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget” (Kurrë mos harro).

Gjashtë persona akuzohen për vrasjen  Çajup Selimit në Tepelenë të ndodhur më 1 qershor 2021. Autorët e dyshuar janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Erisiano Abenidini, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romacka, Bujar Abedini. Për 6 të arrestuarit prokuroria e Elbasanit ka firmosur urdhërarrestet për ta dhe i akuzon për "vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim". 

Vrasja e Çajup Selimit është kryer me paramendim nga autorët e dyshuar 
 1 -Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
 2- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
3- Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
4- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
5- Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
6- Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë 

 Si ndodhi vrasja e biznesmenit Çajup Selimi më 1 qershor 2021

Në atë kohë Report Tv zbardhi dinamikën e ngjarjes. Çajup Selimi, kishte qenë në banesën e tij në një pallat në lagjen "15 shtatori" në Tepelenë kur është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë. Një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Selimi rezultonte pronar i një biznesi në qytetin e Tepelenës, ndërsa më parë rezultonte se ishte i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Atëherë Çajup Selimi tregtonte miell, materiale ndërtimi dhe artikuj të tjerë të ndryshëm. Ndërkohë në vitin 2018 Selimi ishte konfliktuar me dy persona, të cilët e kishin goditur me mjete të forta. Në atë kohë, familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen në vitin 2018 u pat ndaluar Risiano Abedini, po nga Tepelena. Familja Selimi dhe Abedini menaxhonin biznese me profil të ngjashëm, por atëherë nuk raportohej nëse ekzekutimi kishte lidhje pikërisht me konkurrencën në biznes. 

1695884562_cajupselimi.JPG

Çajup Selimi
S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sabau: 28/09/2023 15:26

    Financuesi kryesor i grupit "Baroni" qe ka karburantet ne hyrje te Lushnjes,pas tij "gjujtsi i Dubait" nga Karbunara dhe "karteli i amerikes" nga Vlora....

    Përgjigju
  • Landa: 28/09/2023 15:09

    Gangot e Kleviolit

    Përgjigju
  • Polic #: 28/09/2023 14:40

    Suksese për agjencitë e zbatimit të ligjit, por policia nuk e ka pjesën e luanit këtu, e ka prokuroria!

    Përgjigju
  • Xxxxx: 28/09/2023 14:01

    Litarin..! Ekan hak.futeni ne biruc ket laertin me aldo baren tja bej bycen aldua si kazan rakie laertit,zagari

    Përgjigju
  • Tani: 28/09/2023 13:02

    Duhet ti kalbni ne burg keta vrases te ndyre qe kane shkaterruar familje te tera por duhet te gjenden dhe kokat qe i kane drejtuar sepse keta ushtaret jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?