Pse nuk ekstradohet Laert Haxhiu dhe Bledar Jambelli nga Greqia? Përgjigjet drejtori i Policisë

28 Shtator 2023, 10:37| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 22:29

  • Share

 

Laert Haxhiu një emër me rekorde kriminale, i arrestuar në Greqi, ende nuk është ekstraduar nga shteti grek te autoritete e drejtësisë shqiptare.

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se janë në komunikime të vazhdueshme me zyrën e Interpolit dhe se kanë besim se mund të arrijnë një zgjidhje pavarësisht problematikave që kanë mes dy vendeve.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me zyrën homologe të Interpolit. Kemi besim se mund t’ia arrijmë pavarësisht problematikave ligjore që mund të kemi përpara mes dy vendeve.- tha Rrumbullaku.

Në Greqi fshihet edhe Bledar Jambelli, vrasësin e ish drejtuesit të lartë të policisë Artan Cuku. Pyetjes se kush është problemi që këta kriminelë nuk mund të ekstradohen dhe çfarë mund të bëjë shteti shqiptar që këto vrasës të mos I shpëtojnë drejtësisë, Rrumbullaku iu përgjigj: 

"Ju sigurojmë që jemi në bashkëbisedime për të zgjidhur problemin e çështjeve të ekstradimit të Greqisë. Jo vetëm për këto dy raste e emra, si eksponentë të krimit por dhe për raste të tjera për ti hapur rrugë ekstradimeve real të të gjithë shtetasve shqiptarë që kryejnë aktivitet brenda territorit dhe strehohen në shtetin fqinj"

1684844355_laerthaxhiu.jpg

Laert Haxhiu


Lajmi kryesor:

‘Kurrë mos harro’, zbërthehet Artan Tafani, goditet banda e Laert Haxhisë! Zbardhen 6 vrasje, arrestohen 12 persona, 4 tjerë në kërkim


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?