'Kurrë mos harro' Ja kush e vrau Çajup Selimin në 2021 në Tepelenë (Emrat)

28 Shtator 2023, 10:17| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 21:38

  • Share

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ndodhet në konferencë për median lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget” (Kurrë mos harro).

Gjashtë persona akuzohen për vrasjen  Çajup Selimit në Tepelenë të ndodhur më 1 qershor 2021. Autorët e dyshuar janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Erisiano Abenidini, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romacka, Bujar Abedini. Për 6 të arrestuarit prokuroria e Elbasanit ka firmosur urdhërarrestet për ta dhe i akuzon për "vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim". 

Vrasja e Çajup Selimit është kryer me paramendim nga autorët e dyshuar 
 1 -Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
 2- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
3- Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
4- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
5- Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
6- Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë 

 Si ndodhi vrasja e biznesmenit Çajup Selimi më 1 qershor 2021

Në atë kohë Report Tv zbardhi dinamikën e ngjarjes. Çajup Selimi, kishte qenë në banesën e tij në një pallat në lagjen "15 shtatori" në Tepelenë kur është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë. Një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Selimi rezultonte pronar i një biznesi në qytetin e Tepelenës, ndërsa më parë rezultonte se ishte i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Atëherë Çajup Selimi tregtonte miell, materiale ndërtimi dhe artikuj të tjerë të ndryshëm. Ndërkohë në vitin 2018 Selimi ishte konfliktuar me dy persona, të cilët e kishin goditur me mjete të forta. Në atë kohë, familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen në vitin 2018 u pat ndaluar Risiano Abedini, po nga Tepelena. Familja Selimi dhe Abedini menaxhonin biznese me profil të ngjashëm, por atëherë nuk raportohej nëse ekzekutimi kishte lidhje pikërisht me konkurrencën në biznes. 

1695884562_cajupselimi.JPG

Çajup Selimi


Lajmi kryesor:

‘Kurrë mos harro’, zbërthehet Artan Tafani, goditet banda e Laert Haxhisë! Zbardhen 6 vrasje, arrestohen 12 persona, 4 tjerë në kërkim


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?