Bandë me 15 anëtarë, kush është njeriu i 9 vrasjeve, Laert Haxhiu! Nga hakmarrja për familjen tek vrasjet me porosi! Si nisi armiqësia me Aldo Baren

28 Shtator 2023, 15:53| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 18:45

  • Share

Vetëm sot, aq sa edhe ekspozoi policia, në bandën e që ai drejtonte numërohen 15 vetë. Ka të tjerë që nuk njihen, apo disa të vrarë në vite. Ishte fare i ri, kur banda e Aldo Bares i dogji shtëpinë, dhe i vrau nipin, Bledar Haxhiun. Laerti i njohur si killer gjakftohtë kishte hyrë në botën e krimit pak para se Lushnja, qyteti i tij, ashtu si i gjithë vendi u përfshi në rremujat e 97-s. Lista e krimeve për të cilat akuzohet Laert Haxhiu është e gjatë. Akuzohet se qëndron pas të paktën 16 krime te rënda 

Mes nëntë vrasjeve për të cilat Haxhiu akuzohet se është organizator dhe porositës janë edhe 2 ekzekutime të ndodhura në Athinë, atë të Lulzim Qorrit, në Dhjetor 2018 dhe Dikens Halilit, në Tetor 2021. “Të dhënat e siguruara do t’i dorëzohen autoriteteve greke brenda ditës”, tha Rrumbullaku.  Laert Haxhiu ndodhet aktualisht i burgosur në Janinë për largim nga vendi i aksidentit dhe prishje e qetësisë publike. Kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në Gusht u rrëzua nga Gjykata e Janinës. Rrumbullaku tha “Jemi në komunikim të vazhdueshme dhe kemi besim që do t’ia arrijmë pavarësisht problematikave ligjore mes dy vendeve”.

Rivali i Aldo Bares, kërkohet që prej vitit 2017 për masakrën e Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, kohë kur u dënua fillimisht nga Gjykata e Lushnjes me 18 vjet burgim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si autor i një ngjarje në 2016 me dy  plagosur, njeri Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Në Greqi, Laerti prezantohej si gjerogjian me emrin Mikis Askalidis. Arrestimin e tij, kronikanët e vlerësuan si fundin e një tentative të pinjollëve lushnjar për të bërë vetëgjyqësi ndaj krimeve e bandës së Aldo Bares.

Vrasja e biznesmenit Besmir Hidës duke pirë kafe, daja i Zamir Latifit, viktimës së atentatit më lart, ishte terrorizuese. Laerti u dyshua, por asgjë e zbardhur. Në vitin 2019 u gjet në një lokal, i vrarë me një plumb në kokë Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes. Trupi i pajetë në 19 Tetor të vitit 2021 në afërsi të lumit Shkumbin, u identifikua si Alban Semaku që  sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, i dënuar për pjesmarrje në një vrasje të dyfishtë në vitin 1998, atëherë kur mbante emrin e vërtetë, Elton Mermali. Adoleshenti i  Bandës së Lushnjës ishte një nga ekzekutorët direkt të Bledar Haxhiajt, kushëri me Laert Haxhiajn. Dyshimet janë se u vra për hakmarrje, por prokuroria arriti tek banda e re që nisi gjuetinë e lidhjeve të Aldo Bares në Lushnjë, sot pas 2 vjetësh

Banda e Laert Haxhiut 
1-Laert Haxhiu organizator
2-Artan Tafani- anëtarë
3-Enriko Xhahysa
4-Klea Gjata
5-Fatjon Veliu
6-Bledar Berberi
7-Mariglen Topuzi
8-Bujar Abedini
9-Lorenc Lala
10-Firdeus Berberi
11-Kristi Bizheku
12- Endri Çaushi
13- Ligor Lomaçka
14- Idriz Mane
15- Gëzim Spahiu (Arapi)
16- Erisian Abedini

Vrasjet që i janë faturuar Bandës së Lart Haxhiut
i vrarë- Lulzim Qorri
i vrarë - Dikens Halili
i vrarë- Alban Semaku
i vrarë - Çajup Selimi
i vrarë-  Albi Bashaliut
i vrarë- Fridman Xhaferrajt
i plagosur- Kujtim Meta
tentativë për vrasjen e  avokatit Adriatik Guri
tentativë për vrasje e Rexhep Ginës
Tentativë për vrasjen e Genci Hida
kanosi- dy punonjës policie

Shpërthimet me tritol që i janë faturuar bandës së Laert Haxhiut 
Shpërthim me tritol – Arjan Aliçkos
Shpërthim me tritol - Eljon Çokut
Shpërthim me tritol - Noizyt
2 raste me tritol- Bujar Turkut
Grabitje makine në Astir
Grabitje makine në Durrës
Grabitje exchange në Tiranë
Sigurim kushtet për vrasje

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rimi: 28/09/2023 18:15

    O gazetar patatinash ca i hyri krimit ne97 thoni ju, ne 97 ky ka qen 5 vjec

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?