GJKKO konfirmoi sot masat e sigurisë për 15 të arrestuarit nga super operacioni i SPAK dhe Guardia di Finanza që shkatërroi grupin kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Ishin 20 masat ‘arrest me burg’ dhe 1 ‘arrest shtëpie’ nga 21 urdhrat e arrestit që dha gjykata paraprakisht 2 ditë më parë, por 6 persona janë ende në kërkim.
Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në formën e grupit të struktruar kriminal. Hetimi për këtë grup ka nisur që në vitin 2017 nga ish Prokuroria e krimeve të rënda ndërsa u përfundua 6 vjet vonë nga Prokuroria e Posaçme.
Avokatët e të akuzarve kanë pretenduar në seancë se nga pala shqiptare, nuk janë kryer veprime për 6 vite ndërsa provat e mara nga pala italiane sipas tyre nuk janë në formen e kërkuar nga ligji. Por kërkesat e palës mbrojtëse nuk u morën në konsideratë nga gjykata që la në fuqi masat “arrest me burg” për personat ndaj të cileve janë ekzekutuar urdher arrestet ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.
Në dosjen hetimore prej 120 faqesh të siguruar nga gazetarja e Report tv Keti Banushi thuhet se ky procedim penal është hetuar nga një grup i përbashkët hetimor me autoritetet italiane. Sipas SPAK nga veprimet hetimore të kryera janë provuar disa episode qe vertetojne se të pandehurit kanë tregtuar dhe shitur lëndë narkotike në Itali në periudha të ndryshme. Krahas përgjimeve kjo është vertetuar edhe nga disa fletore ku ishin mbajtur shënime nga anëtarët e grupit ku ishin perdorur kode edhe për llojin e lëndës narkotike.
Sipas kodeve të përdorura, me "S" etiketohej lënda narkotike e llojit marihuanë me origjinë nga Spanja; me "A" cilësohej lënda narkotike e llojit marihuanë që vinte nga Shqipëria. Ndërsa simboli "H" tregon substancën narkotike të llojit kokainë; fjala "tym" ose "çokollatë" përdoret për të emërtuar substancën narkotike të llojit hashash. Po ashtu mes njëri tjetrit pjesëtarët e grupit me "copë", flisnin për sasi të vogla deri në 1 gram, ndërsa për sasi të mëdha përdorej fjala "pako".
Trafikantët mes tyre flisnin për lek, edhe në rastet kur përdornin monedhën euro; ndërsa "mushka" sipas tyre konsiderohej "korrieri" që ishte ngarkuar për transportin e drogës ose parave. Ne dosje thuhet gjithashtu se njeri prej tre drejtuesve të grupit të strukturuara kriminal, Emirjan Beu e kishte pseudonimin Noizy, për shkak të ngjashmërisë në pamje me këngëtarin Rigels Rajku. Ka momente kur në përgjime kur trafikantët shprehin frikë se mos kapeshin nga policia që i kishin vënë nofkën ‘të zinjtë’.
Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës.
Mes të arrestuarve gjatë një hetimi ndërkombëtar për trafikun e drogës që përfshinte Italinë dhe Shqipërinë, janë edhe katër vëllezër shqiptarë që banojnë në Palazzolo sull'Oglio, në zonën e Brescias dhe që janë vënë në pranga.
Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet.
21 ‘urdhër arrestet’ në Shqipëri
Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga (Nga Durrësi)
Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago (Nga Durrësi)
Emirjan Beu (Nga Durrësi)
Dorian Beu (Nga Durrësi)
Syrjan Tola (Nga Durrësi)
Igli Lala alias Oltion Lala (Nga Durrësi)
Ramazan Grada (Nga Durrësi)
Florid Vukaj (Nga Malësia e Madhe)
Gjergj Zefi (Nga Durrësi)
Renato Zefi (Nga Durrësi)
Rexhep Dallupi (Nga Peqini)
Alfred Luli (Nga Tirana)
Gjergji Luli (Nga Tirana)
Saimir prenga Nga Tirana)
Lorik Prengaj alias Fabio Prenga (Nga Tirana)
Françesko Çeçi alias Francesko Ceci (Nga Durrësi)
Ilir Duro (Nga Tirana)
Lulzim Selimi (Nga Durrësi)
Dhimitër Nina (Nga Durrësi)
Eledjo Dedej (Nga Durrësi)
Enkeleda Bakalli, vetmja në 'arrest shtëpie' (Nga Durrësi)
Shifrat e operacionit
Janë ekzekutuar në total që prej fillimit të hetimeve në total 119 masa të parandalimit personal, duke përfshirë arrestimet në flagrancë, arrestimet me vonesë dhe urdhrat e paraburgimit (që vijojnë të kryhen në Shqipëri);
Sekuestrimi i mbi 120 kilogramë kokainë të importuar nga Holanda dhe mbi 15 kilogramë heroinë shumë të pastër, të rafinuar për t'u shpërndarë më pas tek klientët, në dy laboratorë - objekt sekuestroje - të vendosura në provincat e Kremones dhe Milanos;
Sekuestrimi i më shumë se 129 kilogramëve marihuanë dhe 92 kilogramë hashash. Me referencë specifike për marijuanën, farat përkatëse u importuan në Itali për kultivim në terren në dy serra (gjithashtu të sekuestruara) të krijuara brenda po aq fermave të vendosura përkatësisht në provincat Mantua dhe Modena;
Sekuestrimi parandalues i aseteve dhe burimeve financiare në shumën totale prej 5,068,340,00 euro.
Në operacionin që coi në shkatërrimin e grupit italo-shqiptar janë zbuluar përgjimet e trafikantëve shqiptarë. Në korrik të vitit 2017, nën hetim ishte Francesco Ceci, i cili qëndronte në një banesë në Cremona që përdorej edhe nga Ilir Duro.
Ky i fundit u paraqit në komisariatin e Cremonës më 31.07.2017. Aso kohe u regjistruan mesazhe kur Ilir Duro paralajmëronte bashkëpunëtorin e tij Francesco Ceci se e kishte ndaluar policia dhe të hiqte lëndën narkotike nga banesa e tyre. Kjo solli sekuestrimin e 4.6 kg heroinë dhe arrestimin e Francesco Cecit me Ilir Duron.
PËRGJIMET
Ilir Duro: Merrni të gjitha. Ngarkoni gjithçka dhe dilni. Jam në polici. Hiqi qetësisht se nuk dinë asgjë për shtëpinë.
Francesco Ceci: Ok.
Ilir Duro: Relaksohuni. Kam 10 ditë burg për të bërë. Mos u shqetëso. Hiq gjërat ngadalë
Një tjetër bisedë e përgjuar në dosjen hetimore të trafikantëve të drogës me bazë në Durrës, pjesë e grupit kriminal që vepronin në Shqipëri dhe Itali, tregon se Emirjan Beu u largua nga territori italian pas arrestimit të Alfres Luli. Ai ia la drejtimin e trafikut të drogës bashkëpunëtorit Gernard Ago.
Nga hetimet rezulton se edhe bashkëpunëtori tjetër, Syrjan Tola vijoi aktivitetin kriminal të shitblerjes së kokainës me Dorian Beun, kushëririn e Emirjan Beut. Përgjimet tregojnë se Gernardi, i cili prej muajsh ndodhej në Itali, drejtonte trafikun e heroinës nga Milano.
Hetimet bënë të mundur zbulimin e banesës së Gernard Beut më Milano, dhe identifikimin e Ramazan Gradës, personi që menaxhonte punishten ku kryhej përpunimi i lëndës narkotike heroinë. Gradës iu sigurua nga grupi kriminal një tjetër apartament ku kujdesej për menaxhimin e trafikut të drogës dhe ruajtjen e lëndës narkotike.
Grupi furnizonte shpërndarësit me heroinë në “Pyllin e Rogoredës”. Hetimet tregojnë edh emomentin kur Ramazan Grada kërkon të shkëputet nga Gernard Beu për t’iu bashkuar një tjetër grupi kriminal më fitimprurës të lëndës narkotike kokainë.
Pjesë nga dosja
Pas arrestimit të shtetasit Alfred Luli në datën 29.03.2017, të lidhur me sekuestrimin e lëndës narkotike të përmendur më sipër, shtetasi Emirjan Beu u largua nga territori italian, duke ia lënë drejtimin e trafikut të lëndës narkotike bashkëpunëtorit të tij Gernard Ago.
Hetimet e kryera në muajin korrik të vitit 2017 sollën si rezultat identifikimin e shtetasit Gernard Ago në Itali. Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur zbulimi në datën 31:07.2017 në Komunën Castelverde, në Itali, i një ambienti që përdorej për përpunimin e lëndës narkotike të llojit heroinë, ku përgjegjës për mbajtjen dhe shitjen e heroinës ishin shtetasit shqiptar Francesco Ceci dhe Ilir Duro. Gjatë kontrollit u sekuestruan 4,6 kilogram heroinë, një presë hidraulike dhe material për paketimin dhe prerjen, e drogës.
Pas kryerjes së këtij sekuestrimi shtetasi Gernard Ago u largua nga Italia dhe po në të njëjtën ditë u kthye në Itali shtetasi Emirjan Beu, i cili hyri në kontakt me shumë klientë ë grupit dhe rifilloi drejtimin e tregtimit të lëndëve narkotike.
Ndërkohë, në javët në vazhdim Emirjan Beu dhe Gernard Ago organizuan një dërgesë të re kokainë në provincën e Bergamos. Por, të dyshuarit kanë vënë re punonjësit e policisë që kanë qënë në ndjekje të tyre, për këtë arsye personat ndryshuan planet për mbërritjen e lëndës narkotike, gjë që bëri të pamundur kapjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike. Pas këtyre veprimeve Emirjan Beu dhe Gernard Ago largohen sërish nga territori italian.
Hetimet më pas vazhduan ndaj bashkëpunëtorëve të tyre të identifikuar në Itali, me përfshirjen tashmë edhe të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe më pas Prokurorisë së Posaçme, në kuadrin e skuadrës së përbashkët hetimore.
Nga hetimet rezultoi se pikë e rëndësishme e veprimtarisë së grupit ishte shtetasi shqiptar Syrjan Tola, bashkëpunëtor i grupit, me banim në provincën e Mantovës, i cili pas ngjarjeve të fundit vazhdoi aktivitetin e tij kriminal në bashkëpunim me një person të ri i dërguar në Itali nga grupi kriminal dhe i identifikuar si shtetasi Dorian Beu (kushëri i shtetasit Emirian BEU). Dorian Beu mbërriti në Itali dhe kreu bashkë me Syrjan Tole disa shitblerje heroine. lëndë që më pas u konstatua se vinte nga një vend i ri i përpunimit të lëndës narkotike ndodhur në Milano, e drejtuar nga shtetasi Gernard Beu.
***
Më datë 29.05.20 18, rezultatet e hetimeve të kryera ndaj personave të lartpërmendur Syrjan iUiu Gii DUiii DCu, çuan në një sekuestrim të një sasie heroine (nnbi 4.3 kg) që te ay e morën më parë në Milano dhe po ia dërgonin nëpërmjet transportuesit të tyre, klientit shtetasit Seat Hysenaj.
Për më tepër, gjatë hetimeve të zhvilluara në Itali, u konstatua se shtetasi Syrjan Tola, bashkë me shtetasin italian Fabrizio Quartaroli, përveç rolit të kishin në grupin e strukturuar kriminal u morën edhe me kultivimin e plantacioneve të marijuanës. Prandaj, si fillim u arritën të sekuestroheshin, më datë 10.12.2018, një sasi prej 95 bimë cannabis sattiva brenda -një vile që ndodhej në Novellara (RE), dhe më pas më datë 08:01:2019, edhe 316 bimë të tjera cannabis sattiva në banesën e shtetasit QUARTAROLI në Bagnolo San Vito (MN).
Në muajin Shkurt te 2019, përgjimet e kryera në Shqipëri vërtetuan se Gernard BEU ndodhej në Itali prej disa muajsh dhe drejtonte trafikun e heroinës nga qyteti i Milano-s. Hetimet benë të mundur zbulimin e banesës së Gernard BEU-t në Milano dhe identifikimin e personit përgjegjës për menaxhimin e punishtes së re të përpunimit të lëndës narkotike heroinë, i cili u identifikua si shtetasi Ramazan GRADA (ish-punonjës i lokalit “Los Locos” në Durrës në pronësi të Branrnjol Ago). Në ditët në vijim u zbulua banesa e përshtatur për përpunimin e lëndës narkotike heroinë nga ana e shtetasit Ramazan GRADA (që ndodhej në Milano në rrugën Zuretti nr. 2). Shërbimet e vrojtimit ngjallën dyshime tek dy të dyshuarit (Ramazan GRDÁ dhe Gernard BEU) të cilët, për siguri, u larguan nga qyteti i Milanos për rreth një muaj.
Pasi u kthye në Milano, Gernard BEU la banesën e tij të mëparshme dhe u transferua në një apartament tjetër (që ndodhej në Milano, rruga Negrolinr, 14) të cilin e përdori si vendbanim dhe bazë për menaxhimin e trafikimit, përpunimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike heroinë. Të gjitha operacionet ė paligjshme Gernardi ia besoi shtetasit Ramazan GRADA (më pas, në vend të GRADA-s, erdhi shtetasi Florid VUKAJ, që vazhdoj punën më tej).
Siç u përmend edhe me lartë, grupi kriminali strukturuar i siguroi Ramazan Gradës një apartament tjetër (që ndodhej në Milano ne rruga Luigi Prinetti n. 38), i cili përdorej vetëm për ruajtjen dhe përpunimin e heroinës (i njëjti apartament që më vonë do të përdorej edhe nga shtetasi Florid VUKAJ). Brenda banesave të lartpërmendura në rrugën Negroli dhe rrugën Prinetti, nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore me vendim të posaçëm të gjykatës së Bergamos u instaluan pajisje audio/video përgjimi, tẽ cilat vërtetuan qartë aktivitetin e kundraligjshëm në zhvillim e sipër. (Në relacionin e policisë giyqësore janë dhënë disa prej fotove të nxjerra nga filmimet brenda këtyre banesave, ku duket qartë mënyra se si trafikohej, përpunohej, shpërndahej lënda narkotike heroinë, si edhe grumbullimi dhe transportimi i të ardhurave nga ky aktiviteti kundraligjshëm nga shtetasit e lartëpërmendur pjesë e grupit krimina).
Nga aktiviteti hetimor doli në pah furnizimi i vazhdueshëm me lëndë narkotike heroinë nga ana e grupit të disa shpërndarësve të drogës që realizohej në Pyllin e Rogoredos, si dhe dëshira e shtetasit Ramazan Grada për t’u shkëputur nga Gernard BEU dhe për t’ju bashkuar një grupi tjetër kriminal me qendër në provincën e Bergamos dhe me objekt trafikun më fitimprurës të lëndës narkotike të kokainës.
Më datë 24.05.2019 oficerët e policisë gjyqësore të këtij reparti arrestuan shtetasin Ramazan Grada së bashku me “ortakun e ri” shtetasin Klodian HAXHIU për mbajtjen e rreth 8 kg kokainë zbuluar në Gorle (BG) dhe transportuar më parë në Itali nga shtetasi Emiljano Kalemi.
Siç u përmend, në muajin Qershor 2019 vëllezërit AGO gjeten shtetasin Florid Vukaj mes punonjësve të lokalit “Los Locos” në Durrës (në pronësi të shtetasit Branjol Ago), me qellim zëvendësimin e shtetasit Ranmazan Grada që vendosi të largohej nga ky grup. Shtetasi rlorid Vukaj mbërriti në Itali më datë 13.06.2019 dhe u shoqërua nga vetë Gernard BEU në apartamentin në crugên Prineti, tashmë i përdorur si punishte për përpunimin e lëndës narkotike heroinë.
Në ditët në vijim, siç rezulton nga përgjimet mjedisore dhe video të banesës së sipërpërmendur, Gernard Beu e udhëzonte Vukaj-n lidhur me mënyrën e përzierjes së heroinës që do të hidhej në treg. Në shumë raste, të dy janë filmuar teksa “prisnin'” (përzienin, përpunonin, ripaketonin) blloqet e heroinës për ti shpërndarë më tej tek shpërndarčsit më të vegjël dhe përdoruesit e drogës.
Në muajin Janar 2020, pas peripecive të tjera ligjore të Gernard BEU-4, organizata kriminale vendosi t’ia kalonte furnizimin e “Pyllit të Rogoredo-s” palëve të tjera. Për rrjedhojë, në marrëveshje me autoritetet gjyqësorë përgjegjëse të hetimit, në datë 28.02.2020 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florid Vukaj, menjëherë sapo doli nga banesa në rrugën Prinetti, me 1.6 kg heroinë brenda një çante shpine. Kontrolli i kryer në brendësi të banesës së lartpërmendur bëri të mundur sekuestrimin e materialit për përpunimin dhe paketimin e drogës.
Kjo ngjarje e detyroi shtetasin Gernad Ago që të largohej përsëri nga territori Italian. Furnizimi me drogë i shtetasit Alfred Luli dhe sekuestrimi i 4,6 kilogram heroinë me arrestimin e shtetasve Fran cesco Ceci dhe Tlir Duro.
Nga veprimet hetimore të kryera janë mbledhur provat e mjaftueshme për të provuar faktin se shtetasit Emirjan Beu dhe Gernard Ago në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë shtetasit Alfred Luli sasinë e lëndës narkotike. prej 5,9 kilogram kokainë, që i është sekuestruar në Bergamo shtetasit Alfred Luli në datën 29.03.2017.
Po kështu, janë mbledhur provat e mjaftueshme për të provuar faktin se shtetasit Emirjan Beu, Genard Ago dhe Branjol Ago, kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme sasinë e lendes narkotike prej 4,6 kilogram heroinë, që i janë sekuestruar shtetasve Francesco Ceci dhe llir Ceci në datën 31.07.2017. Nga ana e tij shtetasi Francesco Ceci në datat 21.07.2017 dhe 26.07.2017 ka shpërndarë te persona të tjerë lëndë narkotike.
Në datën 29.03.2017 shtetasit Alfred Luli është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 5,9 kg kokainë. Përgjimet e mëtejshme të kryera në automjetin në përdorim të shtetasit Rexhep Dallupi, klient i shtetasit Alfred Luli, konfirmuan faktin se kokaina e sekuestruar i është dhënë nga Emirjan Beu, i ndihmuar nga ortaku i tij Gernard Ago.
Për të konfirmuar këtë fakt është me shumë rëndësi biseda e kryer midis shtetasve Rexhep Dallupi dhe Enkeleda Bakalli, ku Rexhepi i shpjegon bashkëpunëtores së tij se shtetasi Alfred Luli kishte punuar gjithmonë për llogari të Emirjan Beu dhe se disa muaj para arrestimit kishte filluar që të kryente një veprimtari paralele duke marrë lëndë narkotike te persona të tjerë. Biseda me nr.2050, datë 13.09.2017 midis shtetasve Rexhep Dallupi dhe Enkeleda Bakalli është përshkruar më sipër. Biseda nr. 138, ora 10:18 date 26.06.2017 zhvilluar ne automjetin VE Golf me targe CYOS2CS midis shtetasve Rexhep DALLUPI dhe Enkeleda BAKALLI.
Një tjetër bisedë e përgjuar në dosjen hetimore të trafikantëve të drogës me bazë në Durrës, pjesë e grupit kriminal që vepronin në Shqipëri dhe Itali, ka një moment kur ka panik mes trafikantëve. Bëhet fjalë për një rast kur personi që do të trafikonte drogën është aksidentuar për vdekje nga treni. Biseda është mes mes Florida Beut me vëllain e saj Emirjan Beu, janë përmendur rrethana me interes ne lidhje me klientët e shtetasit Gernard Ago. Konkretisht, është përmendur fakti se një klient i Gernardit kishte vdekur se e kishte shtypur treni. Këtij personi Gernard Ago i kishte dhënë “mallin” një ditë para se të ndodhte aksidenti dhe kishte humbur kështu edhe mallin edhe paratë. Nga verifikimet e bëra rezultoi në fakt e vëtetë se të dielën e 5 janarit 2020 një shtetas maroken i identifikuar si Mohammed MANSOURI kishte vdekur sepse ishte aksidentuar nga një tren në lagjen Milano/Rogoredo. Për këtë qëllim, theksohet se familja MANSOURI ishte në krye të shpërndarjes së drogës në “Pyllin e famshëm të Rogoredo-s” dhe rezultonte si protagonist i kronikave të shumta që kishin të bënin me operacionet e policisë në luftën kundër trafikut të heroinës.
Biseda e datës 24 shkurt 2020
BEU Florida: A ju thashë se zezakë i vogël të cilit Gerti (Gernard ed) i dha mallin (drogën) u godit nga një tren?
BEU Emirjan: Si u godit nga trent?
BEU Florida: Ai u godit nga treni.
BEU Emirjan: A ka vdekur?
BEU Florida: Paratë kanë fluturuar, Ka vdekur
BEU Emirjan: Sa i kishe borxh?
BEU Florida: Rreth pesëmbëdhjetë ose njezet (mije).
BEU Emirjan: (qesh) M.. i shenjtë, nje 40-vjecar që e godet treni atje. Kush ju tha se u godit nga treni?
BEU Florida: E dhane lajmin dhe i tha edhe vellat i tij. (vellai i marokino-s) Tha: “Ai që i ke dhënë mallin, e ka goditur treni dhe nuk e di ku i ka fshehur gjërat dhe paratë”.
(1:57:16) Ai i tha Gertit “nëse do që të punojme bashkë, më jep me shume giera dhe le te fillojme te punojme” Fakti është se Gertit (Gernard AGO) i ka mbaruar malli. Kio ishte e fundit (copë) dhe pastaj ai ia jepte paratë kosovarit dhe kosovari (nga ana e tij) do t’i jepte paratë. Tani edhe malli edhe paratë kane flutëëar. Dhe tani është aty për të mos bërë gjë
BEU Emirjan: Kur e kane goditur?
BEU Florida: Ditën që shkova, unë dhe Gerti inc, e kanë transmetëar edhe ne lajme. E kanë goditur të dielën the Gerti i ka dhënë mallin të shtunën.
Në dosjen e plotë hetimore të prokurorisë për grupin e trafikut të drogës që përgjohej prej vitesh nga autoritetet italiane të tjera detaje dalin në dritë. Ka momente nga përgjimet kur trafikantët shprehin frikë nga kapja nga policia që i kishin vënë nofkën ‘të zinjtë’. I tillë është dhe përgjimi i një bisede në makinë mes tre shqiptarëve, pjesë e këtij rrjeti trafiku droge, konkretisht të shtetasve Gjergj Luli, Lorenc Arapi dhe Rigel Dokja, pjesë e këtij grupi kriminal.
PËRGJIMET:
Lorenc Arapi: Shko! Fajin e kanë kartat e kreditit
Gjergji Luli: Por ne nuk e përdorim atë kartë krediti
Lorenc Arapi: E përdor..
Gjergj Luli: Po pse e përdorni? Njeri i parave
Lorenc Arapi: Shko, shko!
Gjergji Luli: Ku?
Lorenc Arapi: Urgnano
Gjergj Luli: Çfarë pe?
Lorenc Arapi: Pashë na dy djem, mbeta i habitur se i pashë këtu. Unë sapo kam ardhur. Unë kam ardhur tani, kam fjetur vetëm një orë që nga mbrëmja. E pashë nga cepi i pasqyrës. E pashë përsëri, mbeta i habitur. Në fakt mora rrugën nga pas. Sido që të jetë, mos më lër jashtë makinës. Unë shkoj në këmbë. Më ler më larg në anën e frutave. Në rregull? Ti shko merr rrugën përtej
Gjergji Luli: Apo do të të lë në Urgano?
Lorenc Arapi: Po më ler në Urgnano. Më lanë përshtypje ato bij k…. me një BMË të zezë 320
Gjergji Luli: Ndaj më dëgjo tani…dua të të lë një detyrë se nuk të flas me Mirin (Saimir Prengën) e di?
Gjergji Luli: Ktë shok e kemi. se ka një shok këtu me ne…ka ardhur për qejf…ti e di festat, etj…e hyr e di e di ti më…
Lorenc Arapi: po po
Gjergji Luli: Duhet t’i thuash ‘Miri rri në shtëpi’
Lorenc Arapi: I shkruaj
Gjergji Luli: Shkruaj ja lë si detyrë se e di si jam unë ta tregova. Unë rri në shtëpi gjithë ditën
Lorenc Arapi: Shiko mbrapa aman
Gjergji Luli: Po shkoj, mos ki merak (Arapi i tregon rrugën, vazhdojnë të flasin për cigaret deri në orën 14:50)
Lorenc Arapi: Mbani sytë hapur, ju them sinqerisht! Kini kujdes djema!
Gjergji Luli: Tani nuk keni parë asnjë lëvizje atje lart
Lorenc Arapi: Ku?
Gjergji Luli: Në Spanjë
Lorenc Arapi: Nuk kam parë gjë, edhe atje është bërë lëmsh
Gjergj Luli: Është më shumë rrëmujë atje
Lorenc Arapi: Merre këtë (Ndoshta një telefon) dhe le të dalë një. Le të dalë dikush, ulemi në tavolinë, diskutojnë mirë gjërat dhe thjesht nuk flasim ok?
Gjergji Luli: Nuk është problem
Lorenc Arapi: Vëllai im i vogël nuk e di që jam këtu. Vëllai im i vogël (Mariglen)
Gjergji Luli: As ne nuk kemi folur. Isha në Shqipëri dhe kur erdha këtu e mora vesh
Lorenc Arapi: Do të të shkruaj këtu një orë më parë (Me zë të ulët) të shtunën duhet të vish këtu…një orë më parë të them, shko vëlla
Gjergj Luli: PO ok. Ku i pe më parë ato (BMË e zezë)?
Lorenc Arapi: i pashë në këtë rrethrrotullimin këtu, kur erdhëm këtu. Ne shkuam pas tij. Unë e ndoqa atë…
Gjergji Luli: Ku shkuan?
Lorenc Arapi: Ikën. Ky Miri nuk ruhet fare?
Gjergji Luli: Fare Ne u ‘dogjëm’ me këtë gjë. Ose do të mësojmë nga kjo, ose do të shkojmë në djall.
Lorenc Arapi: E pakuptueshme një makinë përpara dhe një mbrapa dhe hajdeni. Ok? Kështu duhet të bëni…deri në Brescia. Sapo kisha ardhur, 100 i sigurt.
Gjergji Luli: Në makinë ju? E vure prapë makinën?
Lorenc Arapi: Kam paguar unazën nga lindja
Gjergji Luli: harroje mos përdor as…për Brescia?
Lorenc Arapi: Po për Brescia-n
Gjergji Luli: Hajde se e shoh unë
Lorenc Arapi: Kam fjetur vetëm një orë..Isha në makinë si qen për të ardhur këtu sepse nuk mund ta bëja ndryshe sepse e kisha mbaruar dhe mund t’i dërgoja dhe lekët direkt. Nuk e dimë se si ta bëj më…dhe atje nga ju…kur do t’ju tregojë ku është dhe unë do të shkoj ta marr.
Gjergj Luli: Po ma jep adresën e saktë që po vij atje…
Lorenc Arapi: Por unë do t’ju jap adresën e saktë të qytetit, por jo ku jetoj
Gjergji Luli: Jo ku jeton ti? Qendër apo diçka
Lorenc Arapi: Sa e çuditshme!
Gjergji Luli: Ishte nga Austria inc apo jo?
Lorenc Arapi: Nuk e di…
Gjergji Luli: Po Puka çfarë tha?
Lorenc Arapi: Ai i Pukës tha se është 5 llojësh
Gjergj Luli: Ai shoku më tha mos i mbaj këto por…
Lorenc Arapi: nesër e keni atje (Kamionistin). Nesër në mbrëmje ose pasnesër në mëngjes, me qetësi e dashuri
Gjergji Luli: Nesër në mbrëmje apo pasnesër në mëngjes?
Lorenc Arapi: Po
Gjergji Luli: Këtu nuk ke as shtëpi, as gjë
Lorenc Arapi: Jo nuk kam asgjë
Gjergji Luli: Po ça problemi keni?
Lorenc Arapi: Jo jo unë nuk bëj një dreq, nuk po vi më. Kam njërëz të tjerë këtu. Nuk është se ajo makinë nga ndonjë GPS dhe më ndajnë para se të shkoj në kufi. Këto….
Gjergji Luli: Po jo më shumë.
Lorenc Arapi: Ata po shikonin, nuk e di mund të jetë dhe një alarm i rremë. E dini?
Gjergji Luli: Sigurisht!
Lorenc Arapi: Jam i fiksuar
Gjergj Luli: Por para se të ikësh bëj një xhiro
Lorenc Arapi: Jam i lodhur i dashur. Nëse shkoj tani jam në Francë nga ora 7 dhe fle aty. E dini?
Gjergj Luli: Po. Ke ardhur vetëm?
Lorenc Arapi: Po vetëm, pa gruan. Sa e çuditshme…
Gjergj Luli: Ku e ka shtëpinë?
Lorend Arapi: Le të shpresojmë se është shtëpia. Nuk i thash asgjë askujt. Vetëm Mirit i kam shkuar më parë
Gjergj Luli: Drejt?
Lorenc Arapi: Po, drejt!
Gjergj Luli: Kutu?
Lorenc Arapi: Shpresojmë të ketë dikë. (Zbret nga makina dhe më pas afrohet dy minuta më vonë. Flet me një person jashtë makinës)
Lorend Arapi: Doli për pazar dy minuta dhe shkoi te Conad. (Rigeli, kushëriri)
Gjergj Luli: Jepi çantën, apo nuk dëshiron që t’ja tregosh?! Ku është conad?
Lorenc Arapi: Conad është këtu. Bëj një xhiro se ndoshta e gjejmë një rrugë. Unë ja jap atij/asaj në rrugë. Kemi gabuar me këto makina. Janë shumë të mira. E di sa gabime kishim?! Gabime të pafalshme. Nuk mora numër telefoni. Numrin tjetër e kam lënë aty. Pas saj kam vetëm pgp.
Gjergj Luli: Ah
Lorenc Arapi: Kupton?! Ja conad shko drejt. E di se ku është conad, por nuk e di se me kë ka shkuar. Me burrin apo në këmbë?! Unë kisha njerëz prapa më parë. Nuk është e mundur. Ai (Rigeli) është fëmijë. Nuk e di shumë mirë. Më tha se është nga Conadi, por ne nuk e dimë. Lorend vëlla mos u shqetëso se nuk ke asnjë problem, se po të kishe diçka….
Gjergj Luli: Po të kishim diçka do na kishin thyer tani.
Lorenc Arapi: Conad është aty, shko, shko. Hyr në conad dhe shko a është brenda. Të fala Mirit (Saimir Pregës). Ai del, ti me femra, gjera…i thashë. Mos i thuaj që të thash.
Lorenc Arapi: Jo jo, nëse jo ja jap (çantën me lekë) djalit.
Një tjetër detaj interesant del nga përgjimet e dosjes së bandës shqiptare e cila u shkatërrua nga operacioni i Guardia di Finanza në bashkëpunim me SPAK që finalizuan më datë 26 janar dhe që çoi goditjen e një bande kriminale shqiptaro-italiane që kishte tregtuar një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të BE-së.
Në dosjen e siguruar nga Report Tv nga përgjimet është regjistruar një bisedë mes dy anëtarëve të organizatës, përkatësisht Enkeleda Bakalli dhe Rexhep Dallupi, ku ky i fundit i thotë se furnizuesi i kreut të organizatës, Emirjan Beu, me pseudonimin Noizy, duhet të marrë një pagesë prej 600 mijë eurosh.
Rexhep Dallupi: Nuk është ashtu, se ai (Alfred Luli) punonte dhe fitonte…i pëlqente, mori lekë, dmth Noizy (Emirjan Beu) nga (Alfred Luli) dmth ai çuni tjetër (furnizuesi i Noizy-t) ka për të marrë 500-600 mijë euro. Noizy po më thoshte një ditë “u futa në telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred Lulit) dhe ai tha (furnizuesi) që e vret, por unë nuk ia thash këtë.
Fillojnë të flasin përsëri për Rrustemajn dhe gruan që erdhi të rrinte 2-3 ditë me të. Pastaj flasin për Ervinin duke thënë se është një djalë modest dhe me këmbë në tokë, ndryshe nga buzëviçi, dhëndri i Noizyt, që shet mend dhe si i tillë mbylli punën.
Enkeleda Bakalli: Po për atë zemra ke marrë vesh gjë? (Për Alfred Lulin)
Rexhep Dallupi: Jo nuk kam takuar asnjë, kë të takoja?
Enkeleda Bakalli: Më vjen keq për atë (Luli Alfred) është djalë i mirë, na e ulte
Rexhep Dallupi: Po është i mirë, të paktën të takoja vëllain e tij (Gjergji Luli) po nuk i kam numrin e telefonit t’i jepja 500 euro për t’ia çuar atij për ta respektuar.
GJKKO ka konfirmuar masat e sigurisë për 15 të arrestuarit në kuadër të operacionit për shkatërrimin e grupit kriminal të trafikut të drogës Shqipëri Itali. Janë konfirmuar 14 masa ‘arrest me burg’ dhe 1 masë ‘arrest shtëpie’.
Ndërkohë që kanë qenë 21 urdhrat e arrestit por 6 persona janë ende në kërkim.
Samir Prenga është një prej 21 personave që GJKKO ka dhënë masë sigurie për trafik drogë. Ai është identifikuar nga SPAK nga fletoret e sekuestruara në banesën e Alfred Lulit si klienti me emrin “Thiu”. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Report Tv Keti Banushi thuhet se ‘Thiu’ ka blerë nga Alfred Luli dhe Gjergji Luli 3 kg kokainë, 49 kg cannabis sativa dhe 62 kg hashash, kundrejt një pagese prej rreth 560,000 euro. Sipas dosjes, kjo veprimtari është kryer nga janari I 2016 deri në shkurt të 2017 Nga verifikimi I telefonit të , Alfred Luli, nga ekzaminimi i bisedave me aplikacionin Ëhtasup, u be e mundur identifikimi i personit me pseudonimin “Thiu”, i quajtur edhe me emrin “Miri”, me emrin Saimir Prenga.
Alfred Luli ne bisedat e shkëmbyera me Gjergji Luli i referohen mbërritjes ne aeroport te bashkëshortes se Alfred Lulit (Matilda Luli) dhe bashkëshortës së Saimir Prengës, te cilin fillimisht e quaine me emrin “Thiu” dhe te nesërmen me emrin “Miri”. Nga vezhgimet e kryera më pas, u konfirmuan mberritjen né aeroport të shteasve Matilda Luli dhe Larisa Prenga, bashkëshortja e shtetasit Saimir Prenga.
Në bisedën e pergjuar midis Gergji Luli dhe Saimir Prenga, ne prani edhe të personit tjetër me emrin Denis Shehu, konfirmohet perfshirja e plotë ne aktivitetin e tregtimit te lendëve narkotike, bashkë me Gjergii Luli. Kjo bisede u zhvillua në bordin e një mjeti “Hyundai”.
Përgjimet:
Denis SHEHU: E lene pas… Fillimisht te dy flasin per nje fare Xhuliano ge e ka Ilastuar shume dhe qe fillon ta bezdis per problemin me te vogel.
Ata vazhdojne të flasin per ndeshjet e futbollit qe organizone me djemte. Me pas filloine te flasin per faktin se Lulit nuk i pelqen te shkoje ne disko ne Itali, por ne Tirane, diskutojne per klubet ge hapen e mbyllen dhe problemet e tyre.
Denis SHEHU: dhe Gergii por i dinit rruget ketu apo i mesuat tani?
LULI Gjergji: I kam njohur.. i kam njohur
PRENGA Saimir: ge kur ishte ketu me ..
LULI Gjergji: kur Fredi (Alfred LULI) ishte ketu, ne ishim ketu …
SHEHU Denis: Ju ndoshta keni gene ketu duke zevendesuar vete Fredin?
Në përgjimet e SPAK që çoi në megaoperacionin e e mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në bashkëpunim me EUROJUST që shkatërroi grupin kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga 3 shqiptarë, janë zbardhur përgjimet e kryera mes anëtarëve të grupit kriminal në trafikun e drogës. Në dosje thuhet se një prej anëtarëve të grupit kriminal, pikërisht, Gjergji Luli rinis aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi e kishte pezulluar përkohësisht për shkak të arrestimit të arrestimit Alfred Lulit. Pas përgjimeve të kryera u bë e mundur që të zbulohej identieti i një furnizuesi të lëndës narkotike kanabis sativa I treguar me shkronjën L I identifikuar më pas si Lorenc Arapi. Në këtë bisedë Loren Arapi garantonte mbëritjen e ngarkesës brenda dy ditësh duke u shprehur se: “. Nesër e ke aty (kamionistin) nëser në mbrëmje ose pasnesër në mëngjes, me qetësi dhe dashuri…”
Biseda e datës 12 janar 2018
ARAPI Lorenc: Shko! Fajin e kane kartat e kreditit.
LULI Gergji: Por ne nuk e perdorim ate karte krediti.
ARAPI Lorenc: E perdor.
LULI Gjergji: Po pse e perdorni? Njeri i parave.
ARAPI Lorenc: Shko, shko!
LULI Giergit: Ku?
ARAPI Lorenc: Urgnano (komuna e rezidences se motres se Lorenci)
LULI Gjergji: Cfare pe?
ARAPI Lorenc: Pashe nja dy djem, mbeta i habitur se i pashe ketu. Une sapo kam ardhur. Une kam ardhur tani, kam fjetur vetem nje ore qe nga mbreme. E pashe nga cepi i pasqyres. I pashe perseri, mbeta i habitur. Ne fakt e mora rrugen nga pas. Sido qe te jete, mos me ler jashte makines. Une shkoj ne kembe. Me ler me larg, ne anen e frutave. Ne rregull? ti shko merr rrugen pertej..
LULI Gjergji: Apo do te te le ne Urgano?
ARAPI Lorenc: Po, me ler ne Urgnano. Me lane pershtype ato bij k.., me nje BMË te zeze, 320.
LULI Gjergit: Ndaj me degjo tani… dua te te le nje detyre se nuk mund te flas me Mirin (Saimir PRENGA), e di?
.. Sepse Miri nuk po tregon fare vemendje. Une nuk jam nje idiot qe rri ne shtepi. Une jam nje djale i ri dhe jam gjithmone i mbyllur ne dhomen time … I bejme mireseardhjen, e marrim me vete. Duhet t’i thuash te mos perzihet me te tjeret. Nuk kam cfare t’i them sepse duket se po i thote me qellim.
ARAPI Lorenc: si si??
LULI Gergji: Keto shoke kemi.. se ka nje shok ketu me ne … ka ardhur per qef (viaggio di piacere)… ti e di festa etj… e hyr dil e di ti me…
ARAPI Lorenc: po po
LULI Gjergji: duhet t’i thuash “Miri rri ne shtepi”.
ARAPI Lorenc: I shkruaj
LULI Gjergji: Shkruaji ja le si detyre se e di si jam une te tregova.. une rri ne shtepi githe diten.
ARAPI Lorenc: Shiko mrapa aman
ARAPI Lorenc: Mbani syte hapur! Ju them sinqerisht! Kini kujdes djema!
Emirjan Beu dhe Gernard Ago ishin dy prej drejtuesve të grupit të trafikut të drogës që u shkatërrua nga SPAK dhe autoritetet italiane. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Report Tv Keti Banushi thuhet se nga provat e mbledhura nga hetimet u bë mundur që të identifikoheshin disa persona të tjerë, të një rëndësie të veçantë në kryerjen e aktiviteteve të kundraligjshme, që ishin Gernard Ago, Branjol Ago dhe Emirjan Beu.
Beu dhe Ago kanë transferuar në mënyrë të paligjshme të Alfred dhe Gjergji Lulit, një sasi lënde narkotike e llojit kokainë që nga llogaritjet e kryera bazuar në të dhënat dhe fletoret e sekuestruara Alfred Lulit llogaritet të jetë rreth 60 kg kokainë.
Në datën 29 mars 03.2017 shtetasit Alfred Luli i është gjetur dhe sekuestruar sasia e lëndës narkotike prej 25 kg cannabis sativa, të cilën ai e kishte marrë nga shtetasi slloven Oliver. Hadner. Pas kontrollit të kryer në garazhin e shtetasit Alfred Luli është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë 5,974 kg e ndarë në tre qese, si dhe një sasi prej 83,7 kg hashash dhe 42,5 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Nga përgjimet e mëvonshme të kryera në automjetin në përdorim të shtetasit Rexhep Dallupi (klient i Alfred Lulit), provuan se lënda narkotike kokainë e sekuestruar Alfred Luilit i është shitur nga shtetasi Emirjan Beu, i ndihmuar nga bashkëpunëtori i tij Gernard Ago.
Në një bisedë të regjistruar një person me emrin Rexhep Dallupi i ka shpjeguar shtetases Enkeleda Bakalli se Alfred Luli ka punuar gjithmonë në emër të Emirjan Beu dhe se disa muaj para arrestimit, ai kishte filluar që të kryente një veprimtari paralele. Konkretisht, i ka shpjeguar se Alfredi shiste një sasi prej 5-6 kg kokainë në një muaj për llogari të Emirjan Beut, por kohët e fundit ai e kishte ulur këtë sasi, në 1,5 kg në dy muaj. Kjo ulje kishte krijuar dyshimin se Alfred Luli kishte filluar të merrte furnizime, pa dijeninë e Emirjan Beut edhe nga subjekte të tjera. Nga bisedat del njëri prej drejtuesve të grupit kriminal, Emirjan Beu e kishte pseudonimin ‘Noizy’.
Biseda mes Enkelejda Bakallit dhe Rexhep Dallupit
Fillojnë të flasin përsëri për Rrustemajn dhe gruan që erdhi të rrinte 2-3 dite me të. Pastaj flasin për Ervinin duke thënë se është një djalë modest dhe me këmbë në tokë ndryshe nga "buzeviçi", dhëndri i ‘Noizyt’ që shet mend dhe si i tillë, mbylli punën.
Enkeleda BAKALLI: po per ate zemra, ke marre vesh ndonje gje? (nga LULI Alfred)
Rexhep DALLUPI: jo, nuk kam takuar asnje. Ke te takoja?
Enkeleda BAKALLI: me vjen keq per ate (LULI Alfred), eshte djale i mire, na e ulte... na bente (me punu)
Rexhep DALLUPI: ... po eshte i mire... te pakten te takoja vellane e atij (Gjergji LULI) por nuk e kam numrin e telefonit qe t'i jepja 500 euro per t'ja cuar atij per ta respektuar
Enkeleda BAKALLI: po po per respekt...po do t'i shkruaj njehere vellait se me duket se e kam akoma ne Facebook.
Enkeleda BAKALLI: jo jo, vetem (per ta pyetur) cfare polen.. si je ?... kush e di si eshte Rexhep DALLUPI: jo nuk ka pse ti shkenche po nuk e sollen ne Shqiperi? (kuptohet nese e sollen Alfred LULI-n per te vuajtur dënimin ne Shqiperi)
Rexhep DALLUPI: jo, asgje fare se nuk i dihet. Une e kishe ne facebook po e hoqe. Enkeleda BAKALLI: por per mua nuk eshte problem se jam grua...
Rexhep DALLUPI: edhe ty te kontrollojne zemra edhe pse je gru
Enkeleda BAKALLI: une jam si Xhull, nje grua
Rexhep DALLUPI: Xhull nuk kishte mumer kontakti et po per ta takuar...
Enkeleda BAKALLI: ketu te kthehem (kerkon udhezime per rrugen)?
Rexhep DALLUPI: po ketu...se i thashe ta takoje per te marre vesh ndonje gje..pastaj i jepja dicka sipas mundesive....edhe 500 euro per ta falenderuar.....
Enkeleda BAKALLI: kush e di si do perfundoje tani...por nuk e derguan ne Shqiperi apo jo? (kuptohet gjithmone nese e sollen Alfredi LULI-n per te vuajtur denimin ne Shqipert) Rexhep DALLUPI: varet nga denimi qe i kane dhene ketu...
Enkeleda BAKALLI: me vjen keq per ate se e kishte dhe gruan keshtu.. (ndoshta shtatzene), i shkreti do denohet per faj te tjeteve.
Rexhep DALLUPI: nuk eshte ashtu... se ai (Alfred LULI) punonte dhe fitonte... i pelqente, mori edhe leke dhe beri... dmth NOIZY (Emirjan BEU) nga ky (nga Alfred LULI) dmth ai cuni tjeter (furnizuesi i Noizyt) ka per te marre 500-600 mije euro. Noizy po me thoshte nje dite "u futa ne telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred LUU-1)" dhe ai tha (furnizuesi) "qe e vret por une nuk ia thashe kete. "Kete i thashe (Alfred LULI-t.) e kupton?" Nuk ia prezantova Fredit (dmth Noizy nuk in prezantoi Alfred LULI-it furnitorin)... ai (Alfred LULI) punonte me te tjeret,... sepse me pyeti si ishte (kokaina)? Une i thashe "Emirjan, nje nga cunat (buket) kishte formen e p..." dhe ai me tha "po jo, une i dhashe ate me 3 shtata", nth at (Alfred LULI) e ka marre diku tjeter. (dmth pa dijenine e Noizy-t, ai bleu kokaine nga nje furnizues tjeter.)
Enkeleda BAKALLI: ai punonte me te vellane (Gjergj LULI) dhe kete (Noizy-n) e ka mbajtur aq shume per....
Rexhep DALLUPI: shiko si ishte puna, Emirjani me tha qe ky (Alfred LULI) ne nje muaj me hogi 5-6 buke, ne 2 muaj hogi I buke e gjysem... (dmth me pare shiste per llogari te Noizy-t 5-6 kg ne muaj dhe pastaj vetem 1 e gjysem). Prit se ka dicka ketu, e kupton?
Enkeleda BAKALLI: e shikon si eshte puna zemra? Ai (Alfredi) punonte me te vellane (Gjergji) dhe me kete mbante marredhenie te mira..
Rexhep DALLUPI: po por me mire thuaj "vlla nuk punoj me dhe mos merr me" kurse ai shkonte ketej e andej... prandaj kishin dyshime per ate...donte te dinte ku e merrte... ai me tha (Noizy) "nuk ka mundesi qe te me heq vetem 2 buke e gjysem ne tre muaj" sepse ai heq 5 buke ne muaj sepse ka kliente qe marrin gjysem kile çdo muaj... se une e di dhe e di edhe ai... dmth qe per 6 bejne 18 buke, prit nje here... kurse ai ka hequr 2 e gjysem ... pastaj i kisha thene edhe per hashashin ne janar... "o Fredi (Alfred LULI) ose punohet me mall (kokaine) ose me .. kurse ai i tha "jo Emirjan (Emirjan BEU), rri i qete se nuk punoj me (dmth me hashash), kurse tani e kapen me hashash, kupton? Kurse Emirjanit i tha qe nuk e bente...
Report Tv ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që çoi në shkatërrimin e bandës të trafikut të drogës Shqipëri-Itali, me 3 bosa shqiptarë, dhe që qëndrën e kishte në Durrës. Dosja e plotë prej 120 faqesh ka të gjitha detajet dhe komunikimet që janë përftuar përmes përgjimeve, të cilat janë paraqitura si prova dhe fundosin anëtarët e grupit kriminal. Në dosje thuhet se ky procedim penal është hetuar në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore me autoritete italiane dhe janë kryer një sërë veprimesh hetimore nga autoritet e drejtësisë të të dyja vendeve.
Pjesa e parë e dosjes flet për episodën e parë: Furnizimet me lëndë narkotike a favor të shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi, nga shtetasit Alfred Luli dhe Gjergji Luli.
Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv thuhet se nga veprimet hetimore të kryera është provuar Alfred Luli dhe Gjergji Luli kenë transferuar, shitur dhe tregtuar tek Renato Zefi dhe Gjergji Zefi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, që llogaritet në masën rreth 10 kilogramë, që i korespondon një vlerë prej rreth 200,000 Euro.
Kjo sasi lende narkotike është marrë nga Renato Luli dhe Gjergji Luli dhe iu është shpërndarë më pas klientëve të tyre. Këto veprime janë kryer në Bergamo, në periudhën midis marsit dhe nëntorit të vitit 2016. Po kështu, është provuar se shtetasit Alfred Luli dhe Gjergji Luli kanë transferuar, shitur dhe tregtuar tek Renato Zefi dhe Gjergji Zefi një sasi lende narkotike të llojit kokainë, në masën 2 kilogramë. Kjo sasi lënde narkotike është marrë nga Renato Luli dhe Gjergji Luli dhe është sekuestruar në Bergamo, në datën 25 janar 2017.
Më pas në dosje bëhen të ditura episode të pikasjes ku këta persona janë kapur duke shitur drogë. Në një moment Alfred Luli u kap dhe arrestua në flagrancë dhe njëkohësisht u krye kontrolli i banesës së tij në Osio Sopra, në Bergamo, në të cilën u gjetën dhe sekuestruar një sasi lende narkotike e llojit kokainë rreth 6 kg e ndarë në tre qese, si dhe një sasi prej 83,7 kg hashash dhe 42,5 kg lëndë narkotike marijuanë. Në këtë banesë janë gjetur edhe pajisje për to paketuar dhe mbyllur me nxehtësi qese me vakum si dhe disa flakonë me aceton.
Nga veprimet hetimore të mëtejshme të kryera nga Prokuroria e Bergamos u mblodhën prova se Alfred Luli, kryente prej vitesh aktivitetin e trafikimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim me vëllain e tij Gjergj Luli dhe me shtetasin Saimir Prenga. Në banesën e shtetasit Alfred Luli u gjetën dhe sekuestruan pesë fletore dhe fletë të shkruara me dorë, me sasi dhe emra dhe llogari të aktivitetit të shitjes së drogës. Nga ekzaminimi i këtij dokumentacioni a konstatues se bëhej fjalë për një kontabilitet të pjesshëm që lidhej me periudhën korrik 2015-shkurt 2017. Ne to përdorej gjuhë e koduar, me simbole dhe fjalë që tregonin sasitë dhe llojin e lëndës narkotike.
Nga analizimi i provave të mbledhura është bërë e mundur rindërtimi i një xhiroje të madhe parash që buronte nga tregtimi i drogës.
Ndërkohë që janë sekuestruar edhe disa fletore, ku është gjetur i shënuar klienti me emrin "Renato", i identifikuar si Renato Zefi. Në fletore janë gjetur shënime për dorëzimin e lëndës narkotike për periudhën 07 mars 2016 deri në 29 mars 2016. Në fletore ishte përdorur një gjuhë e koduar, nga e cila megjithatë u arrit të deshifroheshin disa simbole dhe disa fjalë që tregonte sasitë dhe llojin e drogës. Për më tepër, analiza e korrespondencës së sipërpërmendur bëri të mundur identifikimin e një pjese të marrësve të drogës. Më poshtë është lista e plotë e simboleve ose termave të përdorura në "kontabilitet" të referuara në mënyrë të përsëritur:
Simbolet e përdorura nga krimi
Simboli "S" tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë me origjinë nga Spanja;
Simboli "A" tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë nga Shqipëria;
simboli "H" tregon substancën narkotike të llojit kokainë; fjala "tym" ose "çokollatë" tregon substancën narkotike të llojit hashash;
fjala "copë" përdoret për të treguar 1 gram; fjala "pako" përdoret për të treguar 1 kilogram;
fjala "lek" (monedhë shqiptare) përdoret për të treguar monedhën në euro;
fjala "mushka" përdoret për të treguar "korrierin" i ngarkuar për transportin e drogës ose parave.
Nga analizimi i fletoreve dhe llogaritjet e kryera si dhe nga veprimet e tjera hetimore është bërë e mundur që të përcaktohet se për periudhën 07.03.2016 deri në 24.01.2017 (dita e sekuestrimit të sasisë prej 2 kg) shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi iu është dorëzuar nga shtetasit Alfred Luli dhe Gergji Luli në total sasia prej 12 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, që i korespondon një vlere monetare prej mbi 200,000 Euro.
po keta te kerkuarit per droge ne itali, qe i kemi ne mes te lagjes, qe hiqen si bashkepunetore policie, pse nuk i arreston kush?
PërgjigjuNoizy do jete ndonji buzeviq ndersa thiu ndoj barkderr or teeeejjjjj
PërgjigjuNdoshta buzderr or taj