"Jepi ‘Noizyt’ 600 mijë euro", detaji interesant nga përgjimet e bandës shqiptare

28 Janar 2023, 14:01| Përditesimi: 28 Janar 2023, 14:04

  • Share

Një tjetër detaj interesant del nga përgjimet e dosjes së bandës shqiptare e cila u shkatërrua nga operacioni i Guardia di Finanza në bashkëpunim me SPAK që finalizuan më datë 26 janar  dhe që çoi goditjen e një bande kriminale shqiptaro-italiane që kishte tregtuar një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të BE-së.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv nga përgjimet është regjistruar një bisedë mes dy anëtarëve të organizatës, përkatësisht Enkeleda Bakalli  dhe Rexhep Dallupi, ku ky i fundit i thotë se furnizuesi i kreut të organizatës, Emirjan Beu, me pseudonimin Noizy, duhet të marrë një pagesë prej 600 mijë eurosh.

Rexhep Dallupi: Nuk është ashtu, se ai (Alfred Luli) punonte dhe fitonte…i pëlqente, mori lekë, dmth Noizy (Emirjan Beu) nga (Alfred Luli) dmth ai çuni tjetër (furnizuesi i Noizy-t) ka për të marrë 500-600 mijë euro. Noizy po më thoshte një ditë “u futa në telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred Lulit) dhe ai tha (furnizuesi) që e vret, por unë nuk ia thash këtë.

Fillojnë të flasin përsëri për Rrustemajn dhe gruan që erdhi të rrinte 2-3 ditë me të. Pastaj flasin për Ervinin  duke thënë se është një djalë modest dhe me këmbë në tokë, ndryshe nga buzëviçi, dhëndri i Noizyt, që shet mend dhe si i tillë mbylli punën.

Enkeleda Bakalli: Po për atë zemra ke marrë vesh gjë? (Për Alfred Lulin)

Rexhep Dallupi: Jo nuk kam takuar asnjë, kë të takoja?

Enkeleda Bakalli: Më vjen keq për atë (Luli Alfred) është djalë i mirë, na e ulte

Rexhep Dallupi: Po është i mirë, të paktën të takoja vëllain e tij (Gjergji Luli) po nuk i kam numrin e telefonit t’i jepja 500 euro për t’ia çuar atij për ta respektuar.


Lajmi kryesor:

PËRGJIMET/ Trafik droge Shqipëri-Itali, fletorja që regjistronte gjithçka, gjuha e koduar! Kush janë 'Noizy' e 'Thiu'? Si u fundosën trafikantët, 14 pas hekurave 6 në kërkim


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?