Banka Botërore: Lufta Izrael-Hamas mund t’i japë një goditje 'serioze' zhvillimit ekonomik në botë

24 Tetor 2023, 13:32
  • Share

1698147158_banka.jpg

Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, tha se lufta Izrael-Hamas mund t’i japë një goditje “serioze” zhvillimit ekonomik në botë.

“Lufta midis Izraelit dhe Hamasit mund t’i japë një goditje “serioze” zhvillimit ekonomik në mbarë botën. Unë mendoj se jemi në një pikë shumë të rrezikshme”, tha Banga në një konferencë investitorësh në Arabinë Saudite, raporton Sky News.

Udhëheqësit botërorë kanë frikë se lufta aktuale mund të përhapet në Lindjen e Mesme.  Lufta tashmë ka goditur ekonominë e Izraelit, duke bërë që Banka e Izraelit të shkurtojë parashikimet e rritjes.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Debat në Këshillin e Sigurimit, Guterras: Në Gaza u shkel ligji ndërkombëtar humanitar! Pala izraelite në mbledhje kërkon dorëheqjen e sekretarit të OKB-së


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?