Hamasi ka liruar dy pengje të tjera. Bëhet fjalë për dy gra të moshuara izraelite, Yocheved Lifshitz, 85 vjeçe, dhe Nurit Cooper, 79 vjeçe. Burrat e tyre po mbahen ende peng, ndërsa Hamasi tha se i liroi dy të moshuarat për arsye humanitare dhe shëndetësore. Ato kanë mbërritur në Tel Aviv ku kanë marrë edhe ndihmën mjekësore.
Izraeli ka falenderuar Egjiptin për ndihmën e tij në ndërmjetësimin e lirimit të tyre. Me lirimin e djeshëm, numri i pengjeve në duart e Hamasit që nga 7 tetori ka shkuar në 220, një numër shumë i lartë. Të premten e kaluar u liruan dy pengje amerikano-izraelite, Judith Raanan dhe vajza e saj Natalie.
Numri i viktimave në Gaza rritet në mbi 5700 sipas asaj që u komunikua nga Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës. Të paktën 400 objektiva të Hamasit u goditën gjatë natës nga forcat izraelite, ku u raportua për 140 viktima palestineze.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Izrael, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Macron do të kërkojë t një "armëpushim humanitar" për të lejuar ndihmën për të hyrë në Gaza dhe lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi. Macron do të takohet gjithashtu me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe liderët e qendrës Benny Gantz dhe Yair Lapid nga opozita.
Barack Obama paralajmëroi Izraelin duke thënë se operacioni tokësor në Gaza mund të dështojë nëse civilët palestinezë nuk mbrohen. Sipas Obamës, një veprim i tillë mund të "përkeqësojë krizën humanitare" në Rripin e Gazës.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, i intervistuar nga Sky Tg24 tha se ambasada italiane në Kajro është e gatshme të marrë 14 italianë dhe familjet e tyre, për t’i sjellë në shtëpi”.
"Prioriteti është ndjekja e italianëve dhe garantimi i sigurisë së italianëve në Gaza. Italianët që ndodhen në Rripin e Gazës janë 7 me italianë. pasaporta, 7 me pasaportë italo-palestineze dhe 4 të tjerë që janë palestinezë, fëmijë apo bashkëshorte.Ambasada italiane në Kajro është gati të shkojë dhe të mbledhë këta 19, 14 italianë dhe familjet e tyre, për t’i sjellë në shtëpi", tha Tajani.
Pas lirimit nga Hamasi, 85-vjeçarja, Yocheved Lifshitz, e cila ishte banore në një fshat në Izraelin jugor, dha një deklaratë në spitalin Ichilov në Tel Aviv. Ajo tha se personat që e morën peng e kishin rrahur me shkopinj gjatë udhëtimit duke i thyer njërën brinjë, por më pas ata e kishin dërguar në një nga tunelet ku ishte streha e tyre, të cilët i kishin trajtuar mirë dhe ishin kujdesur për pengjet.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, shpreson se koalicioni anti-ISIS "mund të luftojë gjithashtu kundër Hamasit". Macron u shpreh se vizita e tij në Izrael ishte për të "shprehur mbështetjen dhe solidaritetin tonë".
Gjatë natës forcat izraelite kanë goditur një ndërtesë banimi 4-katëshe në qytetin Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, ku humbën jetën të paktën 32 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë. Këtë gjë e kanë bërë me dije disa prej të mbijetuarve.
Lajm në përditësim....
Ushtria izraelite ka publikuar një audio shokuese ku sipas saj dëgjohet një anëtar i grupit terrorist të Hamasit teksa lajmëron babin e tij për personat që ka vrarë gjatë luftimeve.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ushtria e Izraelit pretendon e audioja është një telefontë e një terroristi të Hamasit i cili rrëfen babin të tij me krenari se ka vrarë dhjetëra persona gjatë luftimeve me Izraelin.
“Look how many I killed with my own hands! Your son killed Jews!”
— Israel Defense Forces (@IDF) October 24, 2023
Listen to a phone call of a Hamas terrorist calling home, bragging about how many people he massacred.
The whole world needs to hear this. pic.twitter.com/Xv0ykyxvrF
Ushtria izraelite ka deklaruar se ka patur sulme mbi territorin e saj edhe nga Siria.
Ajo është shprehur se 2 raketa janë lëshuar nga territori sirian mbi disa zona të Izraelit dhe se ushtria është përgjigjur me të njejtën monedhë në koordinatat nga ku besohet se janë lëshuar raketat.
Akoma nuk ka një reagim zyrtar apo përgënjeshtrim nga shteti sirian mbi këto akuza.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Princin Mohammed bin Salman të Arabisë Saudite, në lidhje me konfliktin në Gaza.
Përmes një njoftimi zyrtar, Shtëpia e Bardhë tha se “të dy liderët ranë dakord të zhvillojnë përpjekje të shumta diplomatike për të ruajtur stabilitetin në rajon”.
Ndër të tjera, bëhet me dije se të dy udhëheqësit premtuan të "qëndrojnë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe përmes ekipeve të tyre përkatëse", në lidhje me luftën mes Izraelit dhe grupit terrorist të Hamasit.
Ushtria izraelite ka publikuar një fotografi satelitore të një duzinë tankesh karburanti brenda Rripit të Gazës, në veri të vendkalimit Rafah, duke thënë se ato përmbajnë 500,000 litra karburant.
These fuel tanks are inside Gaza.
— Israel Defense Forces (@IDF) October 24, 2023
They contain more than 500,000 liters of fuel.
Ask Hamas if you can have some. https://t.co/Dlag6VdbMq pic.twitter.com/WXzZMFr8yI
Pesëdhjetë persona kanë vdekur në orën e fundit në Rripin e Gazës për shkak të bastisjeve izraelite.
Këtë e ka bërë të ditur Ashraf al-Qidra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi.
Zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se ushtria izraelite ka zgjeruar zonat e objektivave të saj në të gjithë Rripin e Gazës.
Al-Qidra tha se ky ishte numri më i lartë i vdekjeve të regjistruara në 24 orë që nga fillimi i konfliktit.
Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, në një konferencë për shtyp pas takimit në Ramallah me Presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmud Abbas tha se sulmi i Hamasit është një tragjedi për Izraelin, por gjithashtu edhe një katastrofë për palestinezët.
"Asgjë nuk e justifikon dhunën terroriste. Nuk harroj se në vitin 2015 ju ishit pranë nesh, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte në anën tonë, kur Franca u godit nga terrorizmi. Unë i shpreh ngushëllimet e mia popullit palestinez për spiralen e dhunës. që u shkaktua pas sulmit të Hamasit. Unë shoh dhe ndjej vuajtjet e popullatës civile" në Rripin e Gazës. "Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën."
Një islamist që po planifikonte të kryente një sulm terrorist me bombë me një kamion në një demonstratë pro-izraelite në North Rhine-Westphalia, u arrestua nga skuadrat antiterroriste të Sek, policisë speciale gjermane, në Duisburg.
Këtë e raporton Bild, sipas të cilit i dyshuari është 29-vjeçari Tarik S., pjesë e ISIS-it dhe ishte dënuar tashmë me pesë vjet burg në vitin 2017.
Një shërbim i huaj i inteligjencës u dha hetuesve gjermanë informacionin. Burri, i njohur tashmë si një person me rrezikshmëri të lartë, thuhet se ka shkruar në një bisedë se donte të vdiste si martir.
Nadav Kipnis, djali i Eviatar dhe Lilach, çifti italo-izraelit të vrarë nga Hamasi në sulmin në kibbutz Be'eri më 7 tetor, tha se ajo që ndodhi ishte e tmerrshme.
Teksa e krahasoi me holokaustin, ai tregoi se si mësoi për vdekjen e prindërve të tij, kur arriti te shtëpia e tyre që ishte plotësisht e djegur.
“Kam ardhur si fëmijë në Itali me prindërit e mi, stërgjyshja ime ishte liguriane. Prindërit e donin paqen, babai ishte piktor, ishte shumë i sëmurë, i dhanë një shtrat spitali dhe ai ua dhuroi banorëve të Gazës. Nëna ime punonte në punë sociale”, rrëfeu ai.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, teksa iu përgjigj në një konferencë një pyetjeje mbi propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për një koalicion ndërkombëtar anti-Hamas, si ai i krijuar për të luftuar ISIS, tha se Amerika ka në fokus ndihmën për Izraelin.
“Aktualisht jemi të fokusuar në ndihmën e Izraelit kundër Hamasit”, tha ai.
“Konsultat me aleatët dhe partnerët tanë vazhdojnë”, theksoi zyrtari i Shtëpisë së Bardhë .
Të paktën katër militantë të Hamasit u vranë në ujërat e qytetit Zikim, në kufirin jugor të Gazës, pasi u përpoqën të depërtonin në Izrael.
Këtë e kanë raportuar mediat izraelite, duke saktësuar se janë dëgjuar të shtëna të forta mes forcave izraelite të sigurisë dhe terroristëve. Një helikopter i Forcave Ajrore izraelite ishte gjithashtu i pranishëm në vendin e tentativës për infiltrim.
Ministri i Jashtëm saudit , Faisal bin Farhan Al Saud, thotë se udhëheqësit arabë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork janë mbledhur me një mesazh të unifikuar: Më shumë dhunë nuk është zgjidhja, e gjithë jeta civile meriton mbrojtje dhe kjo përfshin jetën e civilëve palestinezë në Gaza.
“Kjo është dhe arsyeja pse ne jemi të gjithë këtu të bashkuar, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, heqjen e menjëhershme të bllokadës në Gaza dhe një kthim në një proces paqeje dhe një qasje të vërtetë dhe serioze për zgjidhjen e çështjes së popullit palestinez”, tha Faisal bin Farhan Al Saud.
Debate të forta anë regjistruar në mbledhjen e radhës së këshillit të Sigurimit të Izrael në seancën për situatën në Lindjen e mesme. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres akuzoi për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gaza.
“Mbrojtja e civilëve është parësore në çdo konflikt të armatosur. Të mbrosh civilët nuk do të thotë të urdhërosh më shumë se një milion njerëz të evakuohen në jug, ku nuk ka strehë, nuk ka ushqim, nuk ka ujë, nuk ka ilaçe dhe nuk ka karburant, dhe më pas të vazhdosh të bombardosh vetë jugun”, tha Guterres.
Guterres shtoi se populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. “Më lejoni të jem i qartë: asnjë palë në një konflikt të armatosur nuk është mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare”, tha Guterres, i cili nuk e përmendi as Izraelin dhe as Hamasin me emër.
Pas qëndrimit të ashpër të Guterres, reagoi ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, duke kërkuar dorëheqjen e Shefit të OKB-së.
“Nuk ka asnjë justifikim apo kuptim të flasësh me ata që tregojnë mirëkuptim për aktet më të tmerrshme të kryera kundër qytetarëve të Izraelit – aq më pak nga një organizatë e shpallur terroriste", tha ai.
I ashpër ishte edhe sekretari Blinken i cili paralajmëroi Iranin se SHBA-të do t'i përgjigjen me vendosmëri çdo sulmi. i pranishëm në seancë ishte edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Gjatë fjalës së tij, ai dënoi sulmet ndaj Izraelit dhe ritheksoi thirrjen për përmbajtje ndaj veprimeve të paprovokuara. Hasani deklaroi se situata humanitare në Gaza mbetet dramatike, teksa nënvizoi rëndësinë për rrjedhjen normale të ndihmës humanitare për civilët.
Forcat izraelite kanë publikuar një video kur bombardojnë pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor. IDF njoftoi se kishte goditur dy pozicione antitank të organizatës në Liban dhe një post.
Në 24 orët e fundit tensioni me izraelitët në Liban është rritur, veçanërisht pas kërcënimeve të drejtpërdrejta të Iranit ndaj Izraelit, raporton timesofisrael.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite tha se forcat tokësore izraelite janë "shumë mirë të përgatitura" për ofensivën në veri të Rripit të Gazës. Nga ana tjetër, Hamasi u bëri thirrje vendeve arabe dhe muslimane që të intensifikojnë përpjekjet për hapjen e një “korridori të përhershëm humanitar për Gazën”.
Ndërkohë, grupi njoftoi se dy të burgosur u liruan me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Katarit.
???? The IDF administers aerial attack on a terrorist cell in southern Lebanon pic.twitter.com/lvn2vuCVsN
— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) October 24, 2023
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin. Mësohet se në fokus të bisedimeve të tyre ishte situata në Lindjen e Mesme. Erdogan ka theksuar se heshtja e vendeve perëndimore po e përkeqëson krizën humanitare në Gaza.
Në deklaratën e Presidencës turke, bëhet gjithashtu me dije se presidenti turk ka ritheksuar se Ankaraja do të punojë për të arritur paqen në rajon, raporton Tass.
“Brutaliteti ndaj territoreve palestineze po intensifikohet dhe civilët po vriten vazhdimisht”, tha Erdogan.
Një zyrtar i lartë i OKB-së bëri të ditur se 20 kamionë të tjerë me ndihma humanitare do të mbërrijnë sot në Gaza. Furnizimet do të hyjnë në rajon nga Egjipti.
Vihet re se të shtunën, 20 kamionë hynë në Gaza si pjesë e misionit të ndihmës së parë në terren që kur Izraeli vendosi një rrethim total, raporton Sky News.
Izraeli më pas lejoi një kolonë të dytë prej 15 kamionësh të hynte në Gaza të dielën. Një kolonë e tretë e vogël ndihmash nga Egjipti hyri në Gaza të hënën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk është në gjendje të shpërndajë karburant dhe furnizime shëndetësore në spitalet kryesore në veri të Gazës, për shkak të mungesës së garancive të sigurisë.
OBSH gjithashtu bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lejuar shpërndarjen e furnizimeve shëndetësore të nevojshme, duke theksuar se nga mungesa e karburantit qindra pacientë do të vdesin.
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar gjithashtu Izraelit që të lejojë kalimin e ndihmave në Gaza, por duket se ka pak perspektivë për armëpushim së shpejti. Më herët sot, OBSH tha se pothuajse dy të tretat e objekteve shëndetësore në Gaza janë jashtë shërbimit.
Dhe ndërsa bombardimet ndëshkuese vazhdojnë, fluksi i të plagosurve rritet. Mjekët thonë se nuk kanë ku të shkojnë tjetër dhe asnjë mënyrë të sigurt për t’i zhvendosur.
Qindra kamionë po presin përgjatë anës egjiptiane të kufirit. Por, përpjekjet diplomatike për të hapur një korridor të vazhdueshëm humanitar kanë dështuar dhe tani nuk ka më kohë për debat.
Izraeli goditi disa lokacione në të gjithë Gazën të martën, ndërsa banorët vazhduan të kërkonin për të mbijetuar pas një nate intensive bombardimesh.
Në veri, dy sulme goditën pranë spitalit Al Wafa’a në qytetin e Gazës. Disa persona të plagosur janë parë duke u dërguar në spital, raporton CNN.
“Spitali Al Wafa’a nuk mori asnjë paralajmërim paraprak për sulmin nga forcat izraelite”, tha kreu i spitalit Fouad Najm.
Në Gazën jugore, disa sulme goditën Khan Younis, sipas një gazetari të CNN. Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se një shtëpi “e populluar” në lagjen Al-Amal në Khan Yunis ishte në shënjestër.
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, tha ditën e sotme se Izraeli nuk po kërkon një luftë në kufijtë e tij veriorë me grupin libanez Hezbollah.
Në një konferencë shtypi me homologun e tij francez Emmanuel Macron, i cili ndodhet në Izrael për një vizitë solidariteti, Herzog tha:
“Hezbollahu po luan me zjarrin. Dua të bëj të qartë se ne nuk po kërkojmë një konfrontim në kufirin tonë verior. Por nëse Hezbollahu na tërheq në një luftë, duhet të jetë e qartë se Libani do të paguajë çmimin", paralajmëroi Herzog.
Përleshjet kufitare midis Hezbollahut dhe forcave izraelite pasuan konfliktin në Gaza, i cili ka qenë nën bombardimet izraelite dhe në bllokadë që nga 7 tetori. Lufta filloi kur grupi palestinez Hamasi filloi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i befasishëm i shumëanshëm që përfshinte një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Ai tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin në xhaminë Al-Aksa dhe dhunën në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.
Numri i të vdekurve palestinezë nga sulmet ajrore të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 5,791, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, duke shtuar se 16,297 njerëz u plagosën gjithashtu. Më shumë se 1400 izraelitë janë vrarë në sulmet e Hamasit që nga 7 tetori, sipas autoriteteve izraelite.
Historitë nga vendasit që kanë përjetuar masakrat e Hamasit janë të shumta, të dhimbshme dhe të tmerrshme. Një prej historive të dhimbshme është edhe ajo e një 5-vjeçari. Attallah Abu Madigam 5-vjeçari ishte me babanë dhe vëllezërit e tij më të mëdhenj në një serë bujqësore pranë kufirit të Gazës në momentin ku terroristët e Hamasit sulmuan mbi ta.
Jeta e tij e përditshme, u shkatërrua kur mbi 1 mijë ushtarë të Hamasit depërtuan në Izrael dhe kryen masakrën më të keqe të hebrenjve që nga Holokausti, duke vrarë mbi 1,400 njerëz, duke plagosur mbi 5 mijë dhe duke rrëmbyer rreth 220 njerëz, raporton
Osama Ebu Medigami babai i 5-vjeçarit, u tha terroristëve se ishin arabë, por ata e quajtën atë më hebre se hebrenjtë e tjerë dhe e qëlluan për vdekje në sy të fëmijëve. Attallah dhe katër vëllezërit e tij vrapuan për t'u strehuar me ndihmën e xhaxhait të tyre.
"Na u tha të shkonim drejt Ofakim dhe atje për t'u bashkuar dhe për të luftuar kundër terroristëve", tha komandanti i forcave të policisë Negev Desert Magen, kryeinspektori Ronen Halfon.
Ndërsa një prej ushtarëve rrëfeu: “Pranë serrave, një burrë doli nga streha duke na thirrur duke bërtitur se ishte nga Rahati dhe po strehohej me 5 nipërit e tij pasi u vra babai. E bëmë të shtrihej në tokë ndërsa e kontrolluam dhe më pas pamë fëmijët dhe djalin e vogël të lënduar. Ne thirrëm një ambulancë për të evakuuar djalin që u qëllua në gjoks. Ai ishte në gjendje të keqe dhe mjeku tha se ai vdiq rrugës për në spital".
Halfon dhe ushtarët vizituan Attallahin e vogël. Djali i puthi policët dhe i tha se donte të bashkohej me forcën kur të rritej.
Pamjet e publikuara nga ushtria izraelite tregojnë qartë situatën e vështirë që po përjetojnë banorët e asaj zone ndaj sulmeve izraelite, ku shfaqen trupat e Hamasit duke vrarë foshnja disa muajshe dhe prindërit e tyre.
Sipas ushtrisë izraelite, pamjet që u publikuan gjatë ditës së martë i përkasin sulmeve të Gazës që nisën më 7 tetor.
Përmes një videoje të papërpunuar prej 43 minuta e 44 sekondash, ushtria izraelite tregon se si ushtarët e Hamasit mburreshin teksa vrisnin civilët izraelitë.
Qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, po kërkon t’i tregojë botës se përse ndodhën kundërsulmet ndaj Hamasit, ndërsa në shumë vende të botës po mbahen protesa pro-Palestinë, raporton La Repubblica.
Mbi 1,400 izraelitë janë vrarë nga sulmi i Hamasit e cila filloi më 7 tetor, sipas autoriteteve izraelite. Më shumë se 220 besohet se janë marrë peng brenda Gazës nga Hamasi.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka deklaruar së fundmi se më shumë se 5 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve ajrore të Izraelit. Ndërsa, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë në Bregun Perëndimor të pushtuar, 91 palestinezë janë vrarë atje që nga fillimi i sulmeve mes dy shteteve.
Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, tha se lufta Izrael-Hamas mund t’i japë një goditje “serioze” zhvillimit ekonomik në botë.
“Lufta midis Izraelit dhe Hamasit mund t’i japë një goditje “serioze” zhvillimit ekonomik në mbarë botën. Unë mendoj se jemi në një pikë shumë të rrezikshme”, tha Banga në një konferencë investitorësh në Arabinë Saudite, raporton Sky News.
Udhëheqësit botërorë kanë frikë se lufta aktuale mund të përhapet në Lindjen e Mesme. Lufta tashmë ka goditur ekonominë e Izraelit, duke bërë që Banka e Izraelit të shkurtojë parashikimet e rritjes.
Izraeli shpërndau sot fletëpalosje në zonën Khan Yunes në jug të Gazës duke kërkuar nga popullata vendase të ndihmojë në kërkimin e izraelitëve të mbajtur peng në Rripin e Gazës.
"Nëse doni një të ardhme më të mirë për ju dhe fëmijët tuaj na dërgoni informacione të besueshme dhe të dobishme për pengjet në zonën tuaj. Ne ju sigurojmë diskrecion maksimal, mbrojtje dhe madje edhe një shpërblim financiar", shkruhet në fletëpalosje.
Në fletëpalosje gjithashtu ishin përmendur edhe disa kanale të mundshme komunikimi nga Gaza me ushtrinë izraelite.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, shpreson se koalicioni anti-ISIS "mund të luftojë gjithashtu kundër Hamasit".
Në deklaratat për shtypin e raportuar nga Bfmtv, pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Macron deklaroi se aktet e pësuar nga Izraeli në luftën që filloi më 7 tetor të fundit "kalojnë përtej të kuptuarit".
Macron tha se ai shkoi në Izrael për të "shprehur mbështetjen dhe solidaritetin tonë".
Presidenti francez, Emmanuel Macron, teksa po diskutonte me Presidentin izraelit,Isaac Herzog, për sulmin shkatërrues të Hamasit në Izrael më 7 tetor, u shpreh se "ata njerëz u vranë sepse ishin hebrenj dhe sepse donin të jetonin në paqe".
Macron shprehu gjithashtu "solidaritetin e Francës sot dhe nesër" dhe tha se ndante këndvështrimin e Herzogut, sipas të cilit "lirimi i menjëhershëm i pengjeve duhet të arrihet pa asnjë dallim".
“Dua t’ju siguroj se nuk do të mbeteni vetëm në këtë luftë kundër terrorizmit”, shtoi ai.
Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza pas sulmeve të 7 tetorit është rritur në më shumë se 5,300. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e menaxhuar nga Hamasi, sipas së cilës ka pasur edhe rreth 18 mijë të lënduar.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, i intervistuar nga Sky Tg24 tha se ambasada italiane në Kajro "është e gatshme të marrë 14 italianë dhe familjet e tyre, për t’i sjellë në shtëpi".
Ai tha se prioriteti më i madh i shtetit italian ishte siguria e tyre. Ai u shpreh gjithashtu se "ambasada taliane në Kajro është gati të shkojë dhe të mbledhë këta 19, 14 italianë dhe familjet e tyre, për t’i sjellë në shtëpi”.
“Prioriteti është ndjekja e italianëve dhe garantimi i sigurisë së italianëve në Gaza. Italianët që ndodhen në Rripin e Gazës janë 7 me italianë. pasaporta, 7 me pasaportë italo-palestineze dhe 4 të tjerë që janë palestinezë, fëmijë apo bashkëshorte. Ambasada italiane në Kajro është gati të shkojë dhe të mbledhë këta 19, 14 italianë dhe familjet e tyre, për t’i sjellë në shtëpi. Sa më shpejt të jetë e mundur", tha Tajani .
Kontrollet në vendkalimin Rafah e vështirëson daljen e tyre.
Pasi mbërriti në Izrael, Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shkuar menjëherë për të takuar shtetas izraelito-francezë që kanë humbur të dashurit, si dhe familjet e pengjeve.
Macron po viziton vendin për të treguar solidaritetin e Francës, ndërsa pritet të bëjë thirrje për lirimin e pengjeve nga Hamasi. Presidenti francez pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin izraelit Issac Herzog dhe liderin e opozitës Yair Lapid.
Kjo vizitë e tij vjen pak pas udhëtimit të kryeministrit britanik, Rishi Sunak dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Rripi i Gazës u bombardua gjatë natës nga forcat izraelite. Sipas Hamasit, nga sulmet e fundit kanë mbetur të vrarë 140 persona.
Bastisjet e natës të kryera nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Rripin e Gazës goditën gjithashtu kampin e refugjatëve al-Shati, e cila është një ndër kampët më të populluara në enklavën palestineze.
Kështu deklaroi Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, duke shpjeguar se në mesin e viktimave ka shumë gra dhe fëmijë. Hamasi pretendon se në bastisje u goditën edhe ambulancat.
Në 24 orët e fundit, mbi 400 objektiva të Hamasit janë goditur në Rripin e Gazës. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë, duke shpjeguar se dhjetëra burra të Hamasit kanë humbur jetën. Para vdekjes së tyre, ata ishin përgatitur që të lëshonin raketa dhe të kryenin sulme kundër Izraelit.
Ushtria izraelite tha se po përgatit sulme të pandërprera për të shkatërruar Hamasin, ndërsa ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama paralajmëroi se “çdo strategji ushtarake izraelite që injoron kostot njerëzore në fund mund të dështojë”. Ministria palestineze e shëndetësisë tha se numri i viktimave në Gaza kishte arritur në 5,000.
Izraeli goditi qindra objektiva në Gaza nga ajri të hënën, ndërsa ushtarët e tij luftuan militantët e Hamasit gjatë bastisjeve në rripin e rrethuar palestinez, ku civilët janë të bllokuar në kushte të vështira. Hamasi liroi të hënën dy gra izraelite mes më shumë se 200 pengjeve të marra gjatë sulmit të 7 tetorit.
Shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi lëshoi një deklaratë duke thënë se Izraeli nuk kishte ndërmend të frenonte sulmet e tij në Rripin e Gazës dhe duke lënë të kuptohet se ishte përgatitur për një sulm tokësor, raporton Reuters.
"Ne duam ta sjellim Hamasin në një gjendje shpërbërjeje të plotë. Rruga është një rrugë e sulmeve të pandërprera, duke dëmtuar Hamasin kudo dhe në çdo mënyrë. Ne jemi të përgatitur mirë për operacionet tokësore në jug. Trupat që kanë më shumë kohë janë më të përgatitura dhe kjo është ajo që ne po bëjmë tani', tha Halevi të hënën vonë.
Në publik, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por dy burime të njohura me këtë çështje thanë se Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit kanë shtuar thirrjet private për kujdes në bisedat me izraelitët. Një prioritet i SHBA-së është të fitojë kohë për negociatat për lirimin e pengjeve të tjerë, thanë burimet, të cilët folën përpara se lirimi i pengjeve të shpallej të hënën.
I pyetur për mundësinë e një armëpushimi, presidenti amerikan Joe Biden tha: “Ne duhet t’i lirojmë ata pengje dhe më pas mund të flasim”.
Obama, në një koment të rrallë të një ish-presidenti të SHBA-së për krizën e politikës së jashtme, lëshoi një deklaratë me shkrim duke paralajmëruar Izraelin të mos shkaktojë viktima civile në hakmarrjen kundër Hamasit, sa që do të largonte breza të tërë palestinezësh.
“Çdo strategji ushtarake izraelite që injoron kostot njerëzore në fund mund të rezultojë mbrapsht. Tashmë mijëra palestinezë janë vrarë në bombardimet e Gazës, shumë prej tyre fëmijë. Qindra mijëra janë dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre”, tha Obama në një deklaratë të postuar në mediat sociale.
Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ka planifikuar të martën të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Mesme. Të paktën 5,087 palestinezë janë vrarë në dy javë sulmesh, duke përfshirë 2,055 fëmijë
Hamasi njoftoi mbrëmjen e djeshme lirimin e dy grave të tjera, të cilat u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit në tokën izraelite dhe që atëherë mbahen peng në Rripin e Gazës. Sipas kanalit izraelit Channel 12, ato janë 79-vjeçarja Nurit Cooper dhe 85-vjeçarja Yoheved Lefsic, të cilët u rrëmbyen nga Nir Oz, ndërsa bashkëshortët e tyre ende po mbahen peng.
Kanali egjiptian AlQahera News publikoi pamjet e lirimit të tyre ndërsa dy gratë ishin në ambulanca në pikën kufitare Rafah. Në të njëjtën kohë, agjencia egjiptiane e lajmeve theksoi se “përpjekjet diplomatike të Egjiptit për lirimin e dy grave” të mbajtura peng në Rripin e Gazës përfunduan me sukses, raporton BBC.
Daniel Lefsic, nipi i Johved Lefsic, theksoi se ai dhe familja e tij janë “të emocionuar dhe të lumtur” që gjyshja e tij “po kthehet”.
“Thjesht shpresojmë që ajo të jetë mirë. Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi për lirimin e të gjithë pengjeve”, ka thënë ai me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
Ditën e djeshme, Abu Ubaydah, një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, bëri me dije se lirimi i dy pengjeve është marrë për arsye humanitare dhe mjekësore, falë ndërmjetësimit të Katarit dhe Egjiptit.
Njoftimi nga Hamasi u bë tre ditë pas lirimit të dy femrave amerikane. Nga ana e tij, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq theksoi në një deklaratë se “lehtësoi lirimin e dy pengjeve të tjerë duke i transportuar ata jashtë Gazës këtë mbrëmje”.
Ata shtuan se “roli ynë si ndërmjetës neutral ndërmjet palëve ndërluftuese e bën të mundur këtë punë. Ne jemi të gatshëm të vizitojmë pengjet e mbetura dhe të lehtësojmë çdo lirim në të ardhmen. Jemi të lumtur që këta njerëz së shpejti do të bashkohen me familjet dhe njerëzit e tyre të dashur”.
عبر وساطة مصرية.. #القاهرة_الإخبارية تنفرد حصريا بنشر فيديو وصول السيدتين المحتجزتين إلى #معبر_رفح#تضامنا_مع_فلسطين #من_غزة_هنا_القاهرة#فلسطين pic.twitter.com/g9zCUtP9a0
— AlQahera News (@Alqaheranewstv) October 23, 2023
Në një intervistë për CNN, Zëdhënësi i Dhomës së Sigurisë Kombëtare së SHBA-së, John Kirby, tha se nuk ishte koha për një armëpushim. Po ashtu tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se u duhet shumë punë për të sulmuar Hamasin.
"Ne nuk besojmë se është koha për një armëpushim. Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Ata kanë ende punë për të bërë për të sulmuar udhëheqjen e Hamasit", tha Kirby.
Presidenti francez, Emmanuel Macron mbërriti në Izrael për t'u dhënë atyre mbështetjen e Francës. Macron, informon Elysée, do të kërkojë veçanërisht një "armëpushim humanitar" për të lejuar ndihmën për të hyrë në Gaza, nën bllokadë totale, dhe lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit nga territori.
Kreu i shtetit francez do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu, presidentin Isaac Herzog dhe liderët e opozitës Benny Gantz dhe Yair Lapid në Jerusalem. Macron dhe Netanyahu do të japin një deklaratë për shtypin pas intervistës së tyre në orën 13:00
Normal qe amerikanet nuk duan armepushim sepse fabrikat e armeve te tyre duhet te punojne dhe per kete duhen gjithmone vatra te reja lufte , do zoti tha shperblej ne te njejten menyre si jua ben te tjereve rrace e ndyre
Përgjigju