Pamjet e publikuara nga ushtria izraelite tregojnë qartë situatën e vështirë që po përjetojnë banorët e asaj zone ndaj sulmeve izraelite, ku shfaqen trupat e Hamasit duke vrarë foshnja disa muajshe dhe prindërit e tyre.
Sipas ushtrisë izraelite, pamjet që u publikuan gjatë ditës së martë i përkasin sulmeve të Gazës që nisën më 7 tetor.
Përmes një videoje të papërpunuar prej 43 minuta e 44 sekondash, ushtria izraelite tregon se si ushtarët e Hamasit mburreshin teksa vrisnin civilët izraelitë.
Qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, po kërkon t’i tregojë botës se përse ndodhën kundërsulmet ndaj Hamasit, ndërsa në shumë vende të botës po mbahen protesa pro-Palestinë, raporton La Repubblica.
Mbi 1,400 izraelitë janë vrarë nga sulmi i Hamasit e cila filloi më 7 tetor, sipas autoriteteve izraelite. Më shumë se 220 besohet se janë marrë peng brenda Gazës nga Hamasi.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka deklaruar së fundmi se më shumë se 5 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve ajrore të Izraelit. Ndërsa, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë në Bregun Perëndimor të pushtuar, 91 palestinezë janë vrarë atje që nga fillimi i sulmeve mes dy shteteve.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Debat në Këshillin e Sigurimit, Guterras: Në Gaza u shkel ligji ndërkombëtar humanitar! Pala izraelite në mbledhje kërkon dorëheqjen e sekretarit të OKB-së
S.S/ReportTv.al