Lufta Izrael-Hamas, debat në KS të OKB-së! Guterras: Në Gaza u shkel ligji ndërkombëtar humanitar! Ambasadori izraelit: Guterras të japë dorëheqjen

24 Tetor 2023, 19:11| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 20:13

  • Share

Debate të forta anë regjistruar në mbledhjen e radhës së këshillit të Sigurimit të Izrael në seancën për situatën në Lindjen e mesme. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres akuzoi për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gaza.

“Mbrojtja e civilëve është parësore në çdo konflikt të armatosur. Të mbrosh civilët nuk do të thotë të urdhërosh më shumë se një milion njerëz të evakuohen në jug, ku nuk ka strehë, nuk ka ushqim, nuk ka ujë, nuk ka ilaçe dhe nuk ka karburant, dhe më pas të vazhdosh të bombardosh vetë jugun”, tha Guterres.

Guterres shtoi se populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. “Më lejoni të jem i qartë: asnjë palë në një konflikt të armatosur nuk është mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare”, tha Guterres, i cili nuk e përmendi as Izraelin dhe as Hamasin me emër.

Pas qëndrimit të ashpër të Guterres, reagoi ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, duke kërkuar dorëheqjen e Shefit të OKB-së.

“Nuk ka asnjë justifikim apo kuptim të flasësh me ata që tregojnë mirëkuptim për aktet më të tmerrshme të kryera kundër qytetarëve të Izraelit – aq më pak nga një organizatë e shpallur terroriste", tha ai.

I ashpër ishte edhe sekretari Blinken i cili paralajmëroi Iranin se SHBA-të do t'i përgjigjen me vendosmëri çdo sulmi. i pranishëm në seancë ishte edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Gjatë fjalës së tij, ai dënoi sulmet ndaj Izraelit dhe ritheksoi thirrjen për përmbajtje ndaj veprimeve të paprovokuara. Hasani deklaroi se situata humanitare në Gaza mbetet dramatike, teksa nënvizoi rëndësinë për rrjedhjen normale të ndihmës humanitare për civilët.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Debat në Këshillin e Sigurimit, Guterras: Në Gaza u shkel ligji ndërkombëtar humanitar! Pala izraelite në mbledhje kërkon dorëheqjen e sekretarit të OKB-së


M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?