VIDEO/ Momenti kur Hamasi liron dy izraelite të marra peng

24 Tetor 2023, 07:42
  • Share

1698126129_hama.jpg

Hamasi njoftoi mbrëmjen e djeshme lirimin e dy grave të tjera, të cilat u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit në tokën izraelite dhe që atëherë mbahen peng në Rripin e Gazës. Sipas kanalit izraelit Channel 12, ato janë 79-vjeçarja Nurit Cooper dhe 85-vjeçarja Yoheved Lefsic, të cilët u rrëmbyen nga Nir Oz, ndërsa bashkëshortët e tyre ende po mbahen peng.

Kanali egjiptian AlQahera News publikoi pamjet e lirimit të tyre ndërsa dy gratë ishin në ambulanca në pikën kufitare Rafah. Në të njëjtën kohë, agjencia egjiptiane e lajmeve theksoi se “përpjekjet diplomatike të Egjiptit për lirimin e dy grave” të mbajtura peng në Rripin e Gazës përfunduan me sukses, raporton BBC.

Daniel Lefsic, nipi i Johved Lefsic, theksoi se ai dhe familja e tij janë “të emocionuar dhe të lumtur” që gjyshja e tij “po kthehet”.

“Thjesht shpresojmë që ajo të jetë mirë. Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi për lirimin e të gjithë pengjeve”, ka thënë ai me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Ditën e djeshme, Abu Ubaydah, një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, bëri me dije se lirimi i dy pengjeve është marrë për arsye humanitare dhe mjekësore, falë ndërmjetësimit të Katarit dhe Egjiptit.

Njoftimi nga Hamasi u bë tre ditë pas lirimit të dy femrave amerikane. Nga ana e tij, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq theksoi në një deklaratë se “lehtësoi lirimin e dy pengjeve të tjerë duke i transportuar ata jashtë Gazës këtë mbrëmje”.

Ata shtuan se “roli ynë si ndërmjetës neutral ndërmjet palëve ndërluftuese e bën të mundur këtë punë. Ne jemi të gatshëm të vizitojmë pengjet e mbetura dhe të lehtësojmë çdo lirim në të ardhmen. Jemi të lumtur që këta njerëz së shpejti do të bashkohen me familjet dhe njerëzit e tyre të dashur”.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Debat në Këshillin e Sigurimit, Guterras: Në Gaza u shkel ligji ndërkombëtar humanitar! Pala izraelite në mbledhje kërkon dorëheqjen e sekretarit të OKB-së


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?