Banorët e Kaninës në protestë: Furnizohemi me ujë vetëm një herë në 4 ditë, e blejmë vetë me lek

19 Korrik 2023, 16:30| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 16:35

  • Share

Ne këto dite të nxehta, kur temperaturat kane kapur 40 gradë Celsius banorët fshatit Kaninë në Vlorë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Ata thonë se nuk kanë gjetur zgjidhje edhe pse janë ankuar në bashki, ndërsa rendisin vështirësitë.

“Marrim ujë njëherë në 4 ditë, shkak është se tubacionet janë të çara, të dëmtuara! Duhet të hiqen lidhjet për bizneset nën Kala se ata e marrin ujin. Ka 5-6 ditë që ne që kemi shtëpitë lart s’marrim ujë fare, nuk ka presion, nuk vjen fare ne cezma. E blejmë me para, por ca të bëjmë me pare se përpos ujit të pijshëm, duhet për të larë e shpëlarë”, thane banorët.

Uji vjen 1 here ne 4 dite, për shkak të thatësirës dhe rrjetit të amortizuar të ujësjellësit.

“Është turp të mbetet Kanina pa ujë, kemi një javë pa larë në gjithë këtë vapë. Më vjen vajza në gusht nga Amerika dhe ku do të qëndrojë këtu pa ujë. 60 mijë lek kushton autoboti që na sjell ujin në shtëpi. Po e blejmë ujin me lek. S’ka institucione, njësitë administrative dhe bashkia Vlorë janë fiktive. Këtu janë 600 shtëpi që vuajnë mungesën e ujit”, shprehen ata.

Bashkia e Vlorës promovon Kaninën turistike, por në fakt nga fshati piktoresk, konsideruar si ballkoni i Vlorës po largohen dhe vendasit. E njëjta situatë është dhe në Nartë, ku banorët protestuan dy ditë më parë për mungesën e ujit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fate fenda: 19/07/2023 21:13

    Po te kisha ndenjur dhe 2 muaj do e kisha zgifhur un problemin po me coi Ambasador i gjati.merni te gjatin tani

    Përgjigju
  • Turi: 19/07/2023 17:45

    Tani qe kryebashkiaku eshte me origjine nga Kanina besoj se do ta zgjidhe kete prb , ku i dihet mbase ndodh ndonje mrekulli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?