VLORË- Banorët e fshatrave të lumit të Vlorës janë mbledhur këtë të shtunë në një tjetër protestë paqësore për të kundërshtuar projektin e ndërtimit të ujësjellësit të Himarës. Të zhvendosur këtë radhë më pranë Vlorës, në afërsi të fshatit Peshkëpi, ku kalon edhe lumi Shushicë, ata kanë kërkuar ndaljen dhe rishikimin e këtij projekti i cili sipas tyre devijon lumin Shushicë, duke pakësuar ujin në të, duke sjellë tharjen e tokave bujqësore.
Sipas tyre uji i lumit për këto fshatra është vetë jeta, pasi me të lidhen të gjitha aktivitetet.
'Populli është thesari më i madh jo individi. Rama ta ketë mirë parasysh këtë.'- u shpreh një nga banorët.
Banorët e fshatrave si dhe ambientalistët, i kërkuan kryeministrit Rama që ta rishikojë dhe ta ndalojë sipas tyre këtë masakër mjedisore. Nëse projekti nuk ndalon ata thonë se do ta kundërshtojnë me të gjitha forcat. Banorët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje tjetër për të furnizuar me ujë sipas tyre oligarkët e Himarës.
Në fshatin Kuç, në Buronjë, vendin se ku buron lumi Shushicë, është parashikuar të ndërtohet ujësjellësi i Himarës, nga ku pritet të merret uji, për të furnizuar fshatrat bregdetar të Himarës. Përsa i përket projektit, punimet kanë avancuar në më tepër se 50% të tyre.
Në fshatin Kuç të Vlorës po punohet prej 8 muajsh për shtrirjen e tubacioneve të ujësjellësit të Himarës, investim ky me vlerë 9. 5 milionë euro i Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkisë së Himarës. Projekti është miratuar pa konsumtim publik, ç’ka nxitur dhe revoltën e banorëve që protestojnë për të disatën herë.
Ia merrni tubot dhe ia hidhni ne lume e shkaterroni tubacionin mos I lejoni keta njerez te pangopur te harren ujin mos e lejoni zamir manen te marr ujin jo ne asnje menyre
PërgjigjuPer ti cuar ujin Himares ,ka plot uje Himara mjafton ujin e detit,i hiqet kripa dhe ti sherbei gjithe fshatra.Te merret esperienze nga vendetta e perparuara.Izraeli keshtu veronica.Ne nje vizite qe kam bere atje,duke ditur klimen qe kane,i bej nje pyetje cicerone,;Si ia beni per ujin(Ciceroni fliste ne gjuhen italiane),mu pergjegj e marrim nga deti duke eleminuar kripen,natyrisht me mjete,natyrisht qe kushtojne.Me falni per shprehjen e popullit.;Merrja kalit e varia peles.Jane me shume fshatra ne Laberi se sa ne zonen e bregut.Ato fshatra mbarojne fare.Nuk eshte e drejte,te behet kujdes ne vendite pa kriter.Nuk jam as nga Laberia e as nga Bregu,po jam e drejte dhe obiettive me viene keq edhe per ata njerez te thahen per piken e ujit.,Aq me teper Lumin nuk mund ta thashe fare,dihet rendesia e tij etj..
PërgjigjuFirmos peticionin me poshte: https://chng.it/crvgPsKMyW
PërgjigjuO Balo t keqe nena ekini t keqen nga brenda po Rama se di nga bie kuçi vlors
Përgjigju