Kronikë

Banorët e Nartës probleme me furnizimin e ujit: Kemi vetëm 2 orë në ditë, vjen edhe i ndotur

19 Shtator 2021, 19:07| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 19:11

  • Share

Banorët e Nartës furnizohen me ujë të pijshëm vetëm 2 orë në ditë. Përpos këtij shqetësimi, sipas banorëve uji është edhe i ndotur.

"Gjithë beharin ata të ndërmarrjes së ujërave kanë bërë terror këtu në fshat. Në kuptim që venin nëpër shtëpia dhe iu prishnin ujin kur nuk kishte ujë. Tani nuk duket njeri nga ata, tan i që ka një orë ujë nuk vjen më njeri. Njerëzit kanë paguar leshtë e kokës për ujin këtu. Nuk ca kokën njeri. Ndërmarrja është vetëm për para.

Të gjithë tubat janë të shpuara edhe kalon llumi brenda", thanë banorët për Report Tv.

Faji për banorët bie mbi ndërmarrjen e ujësjellësit për mënyrën si është ndërtuar sistemi i shpërndarjes. Sipas tyre dy banorë mund të kenë ujë pa ndërprerje e të tjerët vuajnë mungesën e tij.

"Unë nuk kam ujë. Një orë në mëngjes dhe një orë në darkë. Uji është i papijshëm.

Unë për veten time kam ujë 24 orë. Sistemi i shpërndarjes së ujit nga moto-pompat në fshat është bërë në mënyrë primitive. Ai atje nuk ka ujë, unë kam ujë. Sistemi i shpërndarjes së ujit është i gabuar. Unë e kam vetëm për larje, për të pirë vete e blej", u shprehën banorët.

Në fshatin Nartë numërohen rreth 800 banesa, por emigracioni ka rrudhur popullatën teksa banorë sot janë vetëm 400.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • shijak: 20/09/2021 06:52

    po ne ketej nga fshatrat e shijakut qe nuk kemi fare si tja bejme?

    Përgjigju
  • Mira: 19/09/2021 19:59

    Aq kemi edhe ne qender te Elbasanit. Populli duhet te cohet ne proteste kunder plehrave qe na qeverisin, si ne pushtet lokal apo qendror.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?