Banorët e Nivicës në Himarë: Çfarë mund të bëjë një familje me 70 litra ujë në ditë?! Pompa e ujësjellësit prej 1 viti e djegur!

13 Korrik, 16:11| Përditesimi: 13 Korrik, 16:17

  • Share

Në fshatin piktoresk të Nivicës në Himarë kanë mbetur kryesisht të moshuar, të cilët tashmë kanë dhe një barrë me tepër: Të mbushin ujë në burime ose ta blejnë në dyqan, pasi në çezmat shkon me pakicë, veç një herë të ditë. Për mikrofonin e Report tv thanë se marrin vetem 70 litra ujë në ditë, ç’ka është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha nevojat që nga gatimi e deri tek higjiena.

"Ne na vjen uji një herë ditë, rreth 70 litra. Po çfarë do bëj me këtë sasi, a të laj a të shpëlaj?! Ne jemi ankuar por s'pyet njeri. Pompa u dogj që vjet dhe nuk është rregulluar", thanë banorët.

Arsyeja, sipas tyre, është tensioni i ulët i energjisë elektrike që nuk furnizon pompën e ujësjellësit. Për më tepër, një nga dy pompat e ujit është hequr që nga viti i kaluar dhe ende nuk është zëvendësuar.

Në stinën e nxehtë, mungesa e ujit është veçanërisht problematike dhe rrit rrezikun e sëmundjeve. Ata janë ankuar edhe vitin e shkuar por nuk ka gjetur zgjidhje nga bashkia dhe as ndërmarrja e ujësjellësit. Mungesa e ujit por dhe probleme të tjera, si rrjeti i amortizuar elektrik ka lënë të pa zhvilluar Nivicën, me potencial të jashtëzakonshëm turistik.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 14/07/2024 05:10

    Jemi ne kapitalizem… mblidhuni si fshat dhe e rregulloni.. keshtu funkdionon kudo ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?