Sociale

Banorët e Lumit të Vlorës në protestë, bllokojnë rrugën: 35 vite në harresë, na mungon infrastruktura (VIDEO)

24 Gusht, 10:16| Përditesimi: 24 Gusht, 15:53

  • Share

VLORË- “Zoti kryeministër eja në Smokthinë”, “Zëri i Velçës nuk shuhet”. Me këto pankarta në duar dhe të indinjuar nga mungesa e infrastrukturës, banorët e Lumit të Vlorës u ngritën sot në protestë për rreth 1 orë. Ata bllokuan 30 minuta qarkullimin në rrugën e Lumit të Vlorës.

Rreth 150 banorë nga fshatrat Verbas, Marogjin, Bashaj, Vernik, Ramicë dhe Velç, kanë kërkuar me një zë kthimin e vëmendjes nga pushteti qendror dhe ai lokal, që sipas tyre duhet të rikthejë sytë nga kjo krahinë, duke apeluar për rikonstruksionin e rrugës e cila, prej 35 vitesh, është lënë në harresë pa asnjë ndërhyrje.

"Kjo protestë na përket ne dhe vetëm ne. 35 vite kjo krahinë një mjerim, në harresë. Si ka mundësi që 35 vite ne kemi qenë të harruar, të pavlerësuar, si ka mundësi që pushteti vendor dhe qendror heshtin para nesh", tha një prej protestuesve. 

Siç shihet në pamje, në rrugën e Lumit të Vlorës u krijua radhë mjetesh për shkak të bllokimit të këtij aksi, një arterie kryesore që lidh zonën me bregdetin e Himarës. Një zonë kjo e preferuar nga turistë vendas e të huaj. 

Për të përshkuar vetëm 25 kilometra, deri në pikën fundore të këtyre fshatrave, banorëve u duhet rreth 2 orë. Ata shprehen se investimi i rrugës ishte një premtim elektoral, por tashmë është lënë në harresë. Banorët i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të qarkut që të mos vijnë në zonë vetëm në kohë fushatash, duke bërë premtime që më pas nuk realizohen.

“Kaluan disa muaj dhe kjo mbeti në harresë, ku të besojmë, ku të shkojmë e ta kërkojmë këtë të drejtë. Të vetmen mundësi që kemi, ne duhet të protestojmë derisa të zgjedhim të vërtetën tonë. Protesta jonë paqësore ka si bashkëpunim me pushtetin lokal e qendror që të kthejnë sytë nga ne dhe të na bëjnë rrugën. Këta po tallen me ne dhe duan të tallen me ne", tha një banor. 

Në protestën e zhvilluar, banorët u shprehën se janë të kënaqur me rrugën e Lumit të Vlorës që është shtuar, por të pakënaqur nga qeveria, e cila sipas tyre i ka lënë në harresë këto fshatra. Ata theksuan se investimi në këtë rrugë do të sillte zhvillim për zonën, duke i kthyer këto fshatra në mundësi ekonomike dhe atraksion turistik.

Një zëri ata thonë se duan të investojnë sepse zona e tyre ka potencial të madh për turizmin malor, por kanë mbetur të izoluar për shkak të infrastrukturës

“I bëj thirrje qeverisë, bëj studim Shqipërisë, bëj studim Lumit të Vlorës, se ngrihen resorte që do i vizitojë Europa, jo Shqipëria vetëm.

“Kemi paguar taksa 35 vite, ku janë paratë tona, ku janë lekët tona”, shprehen banorët.  

Banorët kërkojnë nisjen e një dialogu me pushtetin vendor dhe qendror dhe një angazhim konkret për zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e infrastrukturës. Në protestën paqësore nuk mungoi as muzika popullore, ndërsa banorët paralajmëruan se, nëse nuk do të ketë reagim nga qeveria, protesta e radhës do të mbahet brenda muajit shtator. Në protestë pati edhe prani të policisë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 24/08/2025 13:50

    Mos ndaloni protestat gjith fshatrat e jugut jane si ne mesjete ,behuni bashk ,lereni politiken menjane,mos degjoni cfare thone injorantet

    Përgjigju
  • Visi: 24/08/2025 13:19

    Ti dhjari i anes tjter te lumit dhe toku spanj se je i njejti,çte kan ber dhjaret ty?. Mos te kan q..gje njeri ty??apo sta kan q..akoma??shiko hallet e tua mos u mer me dhjaret leri ne punen e tyre!!!

    Përgjigju
  • Endri: 24/08/2025 13:16

    Po dhe kur ju bllokohet tualeti rames do ja kerkoni tua zhbllokoje. Rrugen e fshatit kerkojani bashkise

    Përgjigju
  • Alfred: 24/08/2025 12:53

    Mos ndaloni deri sa e gjith Shqiperia të zgjohet të majtë e te djathtë e te shporrin njëher e përgjithmonë kto qelbësira që kam mar penge shqiperin

    Përgjigju
  • Vlonjati: 24/08/2025 11:48

    Po s'ka bir nëne që i vjen keq për ju, e votuat Qeverinë dhe Vullnetin siç keni bërë gjithmonë, ashtu të rrini tani..

    Përgjigju
  • dhjari nga krahu tjeter i lumit: 24/08/2025 11:11

    ashtu sic keni koken tju ven festen ne llum te rini se llum jeni

    Përgjigju
  • toku spanj: 24/08/2025 11:10

    mir tu gjej se vet e votuat ramen dhjart e dreqit

    Përgjigju
    • Visi: 24/08/2025 13:16

      Toku spanj, Dhiaret ty te q.ne b.. Shiko hallet e tua!!!

  • Banore: 24/08/2025 10:37

    Mos i paguani taksa bashkise per aq kohe sa te mblidhini paret dhe te beni rrugen vete. Vete-organizouhunu nese pushteti lokal eshte i corganizuar, mund te kerkoni dhe zgjedhje te reja lokale ne ate bashki qe nuk ju degjohet zeri.

    Përgjigju
    • Tirona: 24/08/2025 14:42

      Kane paguar leshte taksa rapporti taks ndihme sociale 1 me 10 shtetit eshte me humbje ne te gjithe fashatrat Shqipetar mjafton te dini lexim e shkrim lexoni bilancin e shtetit 2024 e bene muh , leket keto jane ne fillim atije ku eshte me rendesishme pastaj resto.Politika antishqiptare Duke pare se me vote nuk vjene ne pushtet mundohet te mbeshtesi cdo proteste koti mjafton kunder qeverise PD muk beri asgje per ta 17 vjete tani dalin sikur u djeg,puf raze e poshter antikombetare,perpara PS e Edi Rama

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?