Kosova përkujton sot 24-vjetorin e masakrës së Reçaku, fshati rreth 30 kilometra larg Prishtinës, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999. Sylejman Kllokoqi, kameraman kosovar i Associated Press, filmimet e të cilit mëngjesin e mesit të janarit shënuan kthesë në historinë e Kosovës, tregoi për Report Tv momentet e para kur xhiroi masakrën e Reçakut.
Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, Kllokoqi tha se teksa kalonte përmes trupave të vrarë, ai se lëshonte kamerën, ndërsa dokumentoi pamjet e dhjetërave viktimave të pafajshme që u vranë nga forcat serbe. Në momentin e parë që ka mbërritur në Reçak ai tregoi se disa fshatarë po kërkonin kokën e një banori, i cili ishte pa kokë e më pas ka parë edhe disa kufoma rrugës. Sipas tij të gjitha kufomat ishin civile dhe askush nuk kishte uniformë. Fotografitë e tij nga masakra zgjuan më pas Perëndimin, e siç kujton ai bota u zgjua me pamjet nga masakra e Reçakut.
‘Një ditë më herët e kuptuam që ka luftime që po bëhen në Reçak shkuam të gjithë atje. Ishim të ndaluar nga policia serbe. Kemi ndenjur aty për 30 minuta pastaj filluan disa plumbat të kalonin nga koka jonë. Të nesërmen në mëngjes shkova nga ora 7 dhe aty në atë mëngjes takova një fshatar dhe pyeta se çfarë po ndodh në Reçak. Pastaj me kamerën time shkova në një shtëpi aty në fshat dhe banorët po kërkonin kokën e një fshatari pasi ishte pa kokë, ja kishin prerë kokën. Pastaj rrugës pashë e 7-8 kufoma dhe shkova tek lugina lart dhe kam gjetur disa kufoma. Vrapova në Prishtinë që t’i dërgoj fotografitë sa më shpejt në botë. Bota u zgjua nga gjumi me fotografitë e Reçakut. Ishte fat që ka reaguar në mënyrë profesionalë. Një gjeneral serb tha se gabimin më të madh që kemi bërë në Kosovë është se nuk kemi tërhequr kufomat! Nga profesionalizmi im gjithmonë mundohem të largohem edhe unë si njeri, por më shkuan lotët, por gjithsesi mbi to është profesionalizmi. Pasi i xhirova, thash u çua Evropa me fotografitë e mia. Pastaj vjen vrojtuesi Walker, e thotë kjo është masakër ndaj njerëzimit. Pas këtyre fotove u ndërgjegjësua perëndimi. Sipas tyre unë shkova shpejt ti dërgoj fotot në Prishtinë dhe pastaj u ktheva sërish në Reçak. Pastaj u ktheva dhe Walker, ka ardhur dika nga 11-12 me shumë gazetarë të tjerë. Të gjithë ishin njerëz të fshatit të thjeshtë nuk kam parë asnjë me uniformë. Rrugës kam parë edhe 6 kufoma. Është ndjenjë se i sheh edhe njerëzit pleq me plisa të bardhë. I kanë lënë aty, ku i kanë pushtuar me një vend.’- tha ai.
Çfarë ndodhi në masakrën e Reçakut
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprerjes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjenin një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e bëri të pamundur një gjë të tillë. Nga ky rrethim u ekzekutan 45 shqiptarë.
Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara. Ai deklaroi se kishte parë ngjarjen më të trishtë të jetës së tij.
"Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time." Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi.
Dergojani KËTO foto trishtimi në Surrel tek Edvin shkjau shqipfolës që është duke luftuar që të falë gjakun fashistëve serborus
Përgjigju