Kronikë

Banorët të tronditur: I plagosuri djalë i edukuar dhe me familje të mirë! Autori sa kishte dalë nga burgu, jetonin të dy në Greqi

15 Gusht, 21:35| Përditesimi: 15 Gusht, 23:04

  • Share

Pak momente pas krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Mollaj të Korçës, kanë reaguar edhe banorët e fshatit.

Ata shprehen se i plagosuri Kodra ishte i edukuar dhe jo problematik.

“Familje shumë e mirë, të edukuar. Sot nuk e di çfarë ndodhi, tani e mora vesh sa dola. Unë tani e mora vesh, por djali vjen nga një familje e shkëlqyer. Ata kanë jetuar këtu, tani kanë ikur jashtë, ishin jashtë erdhën këtu, nuk dolën mirë me punën dhe ikën prap jashtë. Po kam kohë që s’e kam parë këtë djalin se dija se paska ardhur, por janë familje shumë e mirë”, shprehet një prej banorëve.

 

“E njihja këtë djalin, ka qenë në burg në Greqi edhe këtu. S’e di mire sa kohë ka që ka dalë nga burgu, po ka nja 1 muaj, nuk jam i sigurt. Djalin tjetër të plagosur e njihja, në Greqi është edhe ai, po kishte një vdekje këtu dhe ka ardhur. Vetëm kur dola unë dhe mora vesh që ja kishte futur me thikë ai. Nuk e di të jenë zënë, s’jam i sigurt. Nuk i njoh mirë as autorin, se ai më shumë në Greqi ka qenë sesa këtu”, shprehet një banor tjetër i zonës për dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat.

 


Lajmi kryesor:

Korçë/ Plagoset me thikë pas sherrit, 28-vjeçari, niset te Trauma, shkak 'ngacmimet' me fjalë! I dëmtuar edhe autori, i sapoliruar nga burgu! Policia e shoqëron (EMRAT+VIDEO)


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?