Korçë- Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, pas vrasjes në Pirg të Maliqit ditën e djeshme të nxënësit të mitur. Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur në fshatin Mollaj (Dvoran).
I riu i identifikuar si Ari Kodra, 27 vjeç, ka shkuar në reanimacionin e spitalit për ndihmë mjekësore, me dëmtime në trup dhe ndodhet nën kujdes, me plagë poshtë shpatullës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 (15 gusht), pas një konflikti çasti, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe autori i dyshuar, Aleks Qiqi, që është u dërguar në spital për mjekim dhe më pas Policia tha se e shoqëroi në Komisariat për hetime.
Ai rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë për falsifikim dhe drogë, në Shqipëri dhe Greqi. Qiqi sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për drogë.
Sipas veprimeve dhe dëshmive paraprake nga policia, rezulton se krimi ka ndodhur për motive të dobëta, pas ngacmimeve me fjalë në tavolinën ku ishin së bashku dhe ku ndodheshin edhe persona të tjerë. Në sherr e sipër Qiqi ka shkuar në banesë ku mori thikën dhe u kthye duke goditur në trup Kodrën. Personat e tjerë të pranishëm ndërhynë duke goditur fizikisht autorin, që mori dëmtime, por pa rrezik jete.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga ngjarja e ndodhur dhe hetimet paraprake. Efektivë që kanë rrethuar skenën e krimit me shirita, përqendrim forcash dhe ekspertësh, si dhe momenti kur autori i dyshuar nxirret i plagosur me barrelë, nga pallati ku besohet se ka ndodhur krimi, dhe futet në ambulancë.
Më tej ai përcillet për në spital për kujdes mjekësor, kurse Policia e Korçës njoftoi zyrtarisht më pas se e kishte shoqëruar në Komisariat për hetime. Policia tha se gjeti dhe sekuestroi si provë materiale edhe thikën me të cilën u krye krimi.
Pritet me interes për hetimin edhe dëshmia e vetë të plagosurve, që do çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
“Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga A. Q, 41 vjeç. 27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q., ka plagosur 27-vjeçarin. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.
(Lajmi ne perditesim...)
Pak momente pas krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Mollaj të Korçës, kanë reaguar edhe banorët e fshatit.
Ata shprehen se i plagosuri Kodra ishte i edukuar dhe jo problematik.
“Familje shumë e mirë, të edukuar. Sot nuk e di çfarë ndodhi, tani e mora vesh sa dola. Unë tani e mora vesh, por djali vjen nga një familje e shkëlqyer. Ata kanë jetuar këtu, tani kanë ikur jashtë, ishin jashtë erdhën këtu, nuk dolën mirë me punën dhe ikën prap jashtë. Po kam kohë që s’e kam parë këtë djalin se dija se paska ardhur, por janë familje shumë e mirë”, shprehet një prej banorëve.
“E njihja këtë djalin, ka qenë në burg në Greqi edhe këtu. S’e di mire sa kohë ka që ka dalë nga burgu, po ka nja 1 muaj, nuk jam i sigurt. Djalin tjetër të plagosur e njihja, në Greqi është edhe ai, po kishte një vdekje këtu dhe ka ardhur. Vetëm kur dola unë dhe mora vesh që ja kishte futur me thikë ai. Nuk e di të jenë zënë, s’jam i sigurt. Nuk i njoh mirë as autorin, se ai më shumë në Greqi ka qenë sesa këtu”, shprehet një banor tjetër i zonës për dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat.
Momenti kur 27-vjeçari niset drejt Tiranës
Niset me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë 27-vjeçari i plagosur me thikë, Ari Kodra.
Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar, pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme, për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda që i rrezikojnë jetën.
Këto janë pamjet kur stafi mjekësor dhe familjarë e të njohur përcjellin të riun me ambulancë drejt kryeqytetit.
Pamje pas plagosjes në Korçë
Zbardhet shkaku i plagosjes në Korçë, konflikti për motive të dobta. Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u "ngacmuar" me fjalë me njëri-tjetrin.
Autori Aleks Qiqi ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë, e kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri Ari Kodra ndodhet ende në sallën e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve, ku mësohet se ka plagë në trup, poshtë shpatullës.
Policia e Korçës po heton plagosjen me thikë të ndodhur sot në mbrëmje, në fshatin Dvoran.
Forca të shumta rrethuan vendngjarjen, bënë shoqërime, dërguan autorin e dyshuar të krimit fillimisht për mjekim në spital dhe më pas e shoqëruan në Komisariat për hetime.
Motivet mbeten ende të panjohura, por mes Ari Kodrës dhe Aleks Qiqit, ky me precedentë të shumtë, ka pasur një konflikt.
Krimi është kryer me thikë. Policia tha se arma e ftohtë u sekuestrua si provë materiale. Është kjo që shihni në pamje, e hedhur në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.
Aleks Qiqi, autori i dyshuar i plagosjes me thikë, që gjithashtu mbeti i dëmtuar gjatë konfliktit me Ari Kodrën, rezulton i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale.
Mësohet se ai ka dalë pak kohë më parë nga burgu, i dënuar për drogë. Gjithashtu ka qenë i dënuar edhe në Greqi.
Këto janë pamjet e siguruara nga Report Tv, të autorit të dyshuar të plagosjes së 27-vjeçarit Ari Kodra me thikë, mbrëmjen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës.
Efektivë të shumtë policie, shirita rrethues, ekspertë, patrulla, ambulanca dhe njerëz kureshtarë.
Efektivë që hyjnë me nxitim në një nga godinat e zonës dhe më pas momenti kur së bashku me ekipin e mjekëve paramedikë (ndihma e parë), nxjerrin me barrelë të riun nga hyrja e një pallati, ku besohet se ka ndodhur edhe krimi.
Gjithashtu vijojnë hetimet dhe shoqërimet, për sqarimin e plotë të ngjarjes. Autori i dyshuar u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe mbahet nën mbikëqyrje policore.
Komente

Per turistet qe ngelen prrenjve te maleve dergoni Helikopter kurse per te plagosurit vetem ambulanca
Përgjigju