Policia e Korçës po heton plagosjen me thikë të ndodhur sot në mbrëmje, në fshatin Dvoran.
Forca të shumta rrethuan vendngjarjen, bënë shoqërime, dërguan autorin e dyshuar të krimit fillimisht për mjekim në spital dhe më pas e shoqëruan në Komisariat për hetime.
Motivet mbeten ende të panjohura, por mes Ari Kodrës dhe Aleks Qiqit, ky me precedentë të shumtë, ka pasur një konflikt.
Krimi është kryer me thikë. Policia tha se arma e ftohtë u sekuestrua si provë materiale. Është kjo që shihni në pamje, e hedhur në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.
Lajmi kryesor:
Korçë/ Plagoset me thikë pas sherrit, 27-vjeçari, niset te Trauma, shkak 'ngacmimet' me fjalë! I dëmtuar edhe autori, i sapoliruar nga burgu! Policia e shoqëron (EMRAT+VIDEO)
A.Q/ReportTv.al