Një tjetër banor në protestën në Theth, thotë se është padrejtësi që shteti ka ndërhyrë në shembjen e objekteve në kulmin e sezonit. Ai theksoi se është dakord që të shembjen objektet pa kriter, por jo që të merren të gjitha mbarë.
“Ne jemi dakord që shteti të bëjë punën e vet. Por jo në këtë mënyrë në kulmin e sezonit. Ne po na merrni përpara padrejtësisht. Unë nuk njoh ligje shteti, por shteti s’më njeh mua dhe nuk ekzistoj fare këtu se ky popull po të ekzistonte këtu nuk do të kishte ardhur kjo ditë. Nuk kemi asnjë lloj pronësie dhe asnjë lloj gjëje. Jemi krejt si kaçak të malit. Do ju lutesha sa më qetë me popullin që të mos bëjmë konfrontime. Janë njerëz të kulturuar se po durojnë tepër veprimet tuaja. Ju lutem shumë me banorët e fshatit Theth mos bëni konfrontim. Ligjet ne i zbatojmë, por kur erdhi kryeministri Rama këtu, i tha hapur ndërtoni në pronat tuaja. Tani nga doli kjo, ku të shkojmë të mbytemi në ujë, edhe ujë ka pak këtu. Më mirë të na marrin shpirtin. E di se ju keni detyrën e shtetit, por edhe ne do mbrojmë pasurinë tonë. Ta kalojmë vëllazërisht, të merremi vesh edhe të qetësojmë gjakrat. Ai ndërtim që është pa kriter, le të shembet por jo të gjitha mbarë. Pa njoftim në kulmin e sezonit. Ne po çorodisim gjithë botën.”, u shpreh banori.
Lajmi kryesor:
80 objekte pa leje/ Banorët e Thethit në protestë kundër shembjeve, bllokojnë urën dhe përplasen me policinë: S'i kemi vjedhur kujt! Po largoni turistët (VIDEO)
Xh.D/r.k./ReportTv.al