Kronikë

80 objekte pa leje/ Banorët e Thethit në protestë kundër shembjeve, bllokojnë urën dhe përplasen me policinë: S'i kemi vjedhur kujt! Po largoni turistët (VIDEO)

9 Korrik, 09:22| Përditesimi: 9 Korrik, 18:21

  • Share

Burra e gra të Thethit bllokuan urën në hyrje të fshatit, në orët e para të mëngjesit, duke mos lejuar kalimin e makinave te policisë dhe IKMT-së. 

Banori: Ndalu mos më prek nënën e motrën. Mos prek me dorë largohu.

Polici: Hapni rrugën, lejoni qarkullimin.

Banori: Hajde bisedojmë, e shtyjmë pas sezonit, se po largoni turistët. Po e shpopulloni këtë vend”.

Tensionet çuan në përleshje fizike mes efektiveve dhe banoreve.

“Jemi në tokën tonë, do ju lutesha sa më qetë. Ndaleni konfrontimin. Ligjet ne i zbatojmë por kur erdhi Edi Rama këtu na tha të gjithë ndërtoni në tokat tuaja. U rikthye rinia pas fjalës së Ramës, investuan. Tani vijnë na shembin. Ne do mbrojmë djersen tonë. Duam të merremi vesh, të qetësojmë gjakrat. Kërkojmë dialog me kryeministrin, në kulmin e sezonit nuk bëhet kjo punë”, tha një prej banorëve.

Në mbështetje të tyre ishte deputetja e PD-së, Gerta Bardelli.

Polici: Është vepër penale, bllokimi i rrugës!

Bardelli: Janë në të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar!

Situata u qetësua vetëm kur nisën reshjet e shiut dhe turistët e mbetur të bllokuar në fshat kërkuan hapjen e rrugës. Të gjendur rastësisht ne proteste, ata shprehen se bukurinë përrallore të Thethit nuk duhet ta mbulojë betoni.

“Kemi mbetur pa fjalë nga kjo bukuri e kësaj zone, e cila duhet të mbetet në këtë shpirt që përçon. Nëse luftoni me ata që sjellin beton, jemi në anën tuaj” tha një turiste spanjolle.

Me lot në sy, Bekim Koçeku, me aftësi të kufizuara, tha se kursimet familjare të një jete i investuan në bujtina, ndërsa tashmë po përballen me shtetin, i cili ka çuar fadromat për shembjen e tyre.

“Shpenzimet e gjithë jetës i kemi hedh këtu. 5 shtëpia druri pa beton asgjë, në tokën time. Qan, kemi kërkuar leje na kanë dhënë jo. Tokën e kam trashëguar brez pas brezi. Ndihmë prej shtetit mos me i prish dhe dalim në rrugë të madhe. E vetmja mënyrë për me jetu është kjo s’kemi ca bëjmë veç me vdek. Gjithë leket e familjes këtu janë investu. Duan që shteti të na lërë me jetu, vete na kanë dhënë me investuar këtu. Unë kam investuar siç na kanë thënë pa beton, veç me dru”, thotë ai me lot në sy.

Menjëherë pas protestës, rinisi aksionin për shembjen e 5 bujtinave të familjes Koçeku. Bekimi ulet në rrugë, përballë fadromave, për të ndalur shembjen.

“Unë s’lëviz prej këtu, nuk e lëshoj pronën”, thotë ai.

Drejtori i zbatimit të vendimeve në IKMT tha se nuk ka shtyrje të aksionit ndërsa u kërkon banorëve të çmontojnë vetë objektet. Ai deklaron prerazi se në Theth do të shemben gjithsej 80 objekte pa leje.

Ora 18:13
Vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2 katëshe (VIDEO)

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë zonë.

'Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore', thotë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. 

Ora 15:27
Protestuesi me aftësi të kufizuara hipën mbi fadromën e IKMT për të ndaluar prishjen e bujtinave në Theth (VIDEO)

 

Bashkim Koçeku një prej protestuesve në Theth po përplaset me IKMT për prishjen e bujtinave. Ai ka hipur në fadromë, për të ndaluar prishjen e objektit të tij.

Ora 15:21
Familja Koçeku në Theth përplaset me IKMT! Drejtori: Objektet pa leje, na lini të bëjmë detyrën (VIDEO)

Familja Koçeku në Theth është përplasur me inspektorët e IKMT duke mos lejuar prishjen e bujtinave pa leje. Report Tv sjell momentin kur drejtori i Zbatimit të Vendimeve të IKMT, Fatmir Metaj përballet me banorët dhe u kërkon atyre që t’i lejojnë të bëjnë detyrën.

Fatmir Metaj: Nuk ka lidhje fare zotëria me objektet, jeni ju pronari, Ju luten edhe njëherë, ju kemi njoftuar, ju kemi lënë kohë për dy ditë rresht, që nesër në orën 08:00 objekte do ti çmontojmë.

Banorët: Asnjë minutë.

Fatmir Metaj: Ju toleruam dy ditë, duke na premtuar se nesër i keni të çmontuara. Largoni njerëzit dhe na lini të bëjmë detyrën. Mos luani me fatkeqësinë e njerëzve.

Banorët: Cilën detyrë.

Fatmir Metaj: Ju kemi toleruar jashtë masë, duke shkelur edhe ligjin. Objektet janë pa leje.

Ora 15:14
VIDEO/ Protestuesi me aftësi të kufizuara shtrihet para fadromës në Theth: Po më prishën bujtinat, po vdes edhe unë! Kam 200 mln lekë borxh

 

Banorët në Theth vijojnë rezistencën, ndërsa IKMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Një protestues me aftësi të kufizuara, me lot në sy, është shtrirë para fadromës për të penguar prishjen e bujtinave. Bashkim Koçeku thotë se i ka ndërtuar bujtinat me borxhe.

“Benet Beci, bashkia, bota mbarë, të shohin çfarë janë duke bërë. Jam i vdekur, 200 mln lekë borxh, ka ikur, duan të më prishin shtëpitë. Jam në borxh se kam ndërtuar shtëpitë, thanë ndërtoji me dru dhe duan t’i prishin. Po prishën shtëpiat, po vdes edhe unë. Do të lahet borxhi, Thirrje kryeministrit e Benet becit, kush mundet me vënë dorë”, shprehet ai.

Ora 14:31
Do u prishen bujtinat pa leje, Familja Koçeku në Theth ‘ballë për ballë’ fadromave! Rezistencë policisë

 

IKMT po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Fadromat do të rrafshojnë një disa bujtina të ndërtuara pa leje pranë Kullës së Ngujimit në Theth, në pronësi të familjes Koçeku. Këta të fundit po bëjnë rezistencë, duke qëndruar në ballë të fadromave dhe duke kundërshtuar prishjen e bujtinave.

Ora 10:29
Protesta në Theth/ Deputetja demokrate Greta Bardeli ‘debat’ me policinë: Kanë të drejtë të protestojnë, janë në truallin e tyre

 

Deputetja e PD-së Gerta Bardeli debatoi me policinë gjatë protestës së banorëve në Theth kundër prishjes së objekteve pa leje. Ajo thotë se policia nuk duhet t’i pengojë ata që të protestojnë pasi janë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe në tokën e tyre.

“Edhe këto janë në përmbushje të të drejtës së tyre kushtetuese. Asnjë shtyrje atje. Me banorët s’keni punë, kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Ata janë në truallin e tyre.”, tha ajo.

Ora 10:14
Banori në Theth: Të shemben ndërtimet pa kritere, por jo të gjitha! Unë nuk njoh ligje, kur shteti s’më njeh mua! Po çorodisim botën

 

Një tjetër banor në protestën në Theth, thotë se është padrejtësi që shteti ka ndërhyrë në shembjen e objekteve në kulmin e sezonit. Ai theksoi se është dakord që të shembjen objektet pa kriter, por jo që të merren të gjitha mbarë.

“Ne jemi dakord që shteti të bëjë punën e vet. Por jo në këtë mënyrë në kulmin e sezonit. Ne po na merrni përpara padrejtësisht. Unë nuk njoh ligje shteti, por shteti s’më njeh mua dhe nuk ekzistoj fare këtu se ky popull po të ekzistonte këtu nuk do të kishte ardhur kjo ditë. Nuk kemi asnjë lloj pronësie dhe asnjë lloj gjëje. Jemi krejt si kaçak të malit. Do ju lutesha sa më qetë me popullin që të mos bëjmë konfrontime. Janë njerëz të kulturuar se po durojnë tepër veprimet tuaja. Ju lutem shumë me banorët e fshatit Theth mos bëni konfrontim. Ligjet ne i zbatojmë, por kur erdhi kryeministri Rama këtu, i tha hapur ndërtoni në pronat tuaja. Tani nga doli kjo, ku të shkojmë të mbytemi në ujë, edhe ujë ka pak këtu. Më mirë të na marrin shpirtin. E di se ju keni detyrën e shtetit, por edhe ne do mbrojmë pasurinë tonë. Ta kalojmë vëllazërisht, të merremi vesh edhe të qetësojmë gjakrat. Ai ndërtim që është pa kriter, le të shembet por jo të gjitha mbarë. Pa njoftim në kulmin e sezonit. Ne po çorodisim gjithë botën.”, u shpreh banori.

Ora 10:08
Protesta në Theth, banori mes lotësh: Kam ndërtuar në tokën time 5 shtëpi prej druri, asnjë pëllëmbë beton! Shteti të mos i prishë

 

Një banor me aftësi të kufizuara që ka dalë të protestojë kundër shembjes së objekteve në Theth, thotë me lot në sy se ka investuar kursimet e jetës. Ai shprehet se ka ndërtuar 5 shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite, dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton.

I pyetur për leje, ai thotë se kanë aplikuar por nuk ua kanë dhënë.

"Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton.", thotë banori. 

Ora 10:07
Protesta në Theth, sipërmarrësi: Ku do të shkojnë turistët? Po na merrni të ardhmen, është mundi dhe djersa jonë

 

Një sipërmarrës që ka dalë në protestë kundër prishjes së objekteve pa leje në Theth thotë se aksioni i ndërmarrë në mes të sezonit është i papranueshëm. Gjatë tensioneve me policinë, ai u shpreh se shteti po ‘vret’ të ardhmen e tyre dhe se po largon turistët nga zona.

“Të ardhmen tonë, fëmija jonë, ku do të rrimë, ku do të shkojnë turistat. Nuk i kemi vjedhur kujt. Çfarë të bëjmë ne nesër kur të shemben objektet, të bëjmë krime dhe të përfundojmë nëpër burgje dhe në rrugët e botës. Ju po provokoni turistin e Thethit, çfarë doni të promovoni shpopullimin e vendit, ku të ikë kjo rini. Fatmirësisht ka jetë në këtë vend falë mundit dhe sakrificave tona që kemi bërë. Doni të na merrni edhe këtë që na ka dhënë zoti. Nuk tolerohet, kjo është mundi, djersa dhe gjaku jonë. Po na e morët këtë, na merrni jetën.

Në mes të sezonit kur ndodh kjo punë. Në fund të sezonit ulemi e flasim, por jo sot. Ku të shkojnë këta njerëz që janë brenda, ku ndodh kjo masakër. Po më shemb shtëpinë, çfarë do të më penalizosh tjetër. Çfarë është kjo shprehje. Më ke gjobitur, më ke uruar për punën që kam bërë dhe turistët që kam pritur. Sa herë kam ndalë në male me shpëtuar turistët, bashkë me policinë e shtetit. E kemi ndërtuar këtë vend, kemi pritur e përcjellë dhe sot po na shembet shtëpia. Ju po na merrni edhe këtë. Ku të shkojmë, kush do të ndërtojë në këtë vend. Ka mijëra turista që janë jashtë se janë shembuj objektet prej strukturave të policisë.”, tha ai.

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • sina: 09/07/2025 17:36

    O JON KU DI ai C'FARE ESHTE TE RUASH AMBIENTIN...ATA KANE JETUAR ME DERRAT BASHKE NE NJE DHOME....ATA JANE TE GJITHA TOKE E XANUN.

    Përgjigju
  • kola: 09/07/2025 17:00

    DIGJINI ME NAPALM KETA SHPELLARE...PERHERE JANE PROBLEM NE SHQIPERI...NJE MIKU IM ME THA MALOKET JANE FATKEQESIA E KETIJ VENDI...KA PASUR TE DREJTE....

    Përgjigju
  • Turi: 09/07/2025 16:37

    Perse i late ti ndertonin? Dhe kohe te mire gjetet ti prishni o safa ymeri.

    Përgjigju
  • Shteti demshperblim: 09/07/2025 15:33

    Shtepi prej druri dhe cdo gje druri deri 8 metra ska nevoje per leje vetem njoftim paraparak , pra ne EU ne gjermani e vendos prej druri cdo objekt ne oborrr ! Kjo eshte mase qe synon shpopullimin e Thethit, ne Theth duhet te kerkohet hapja nje universiteti per bachelor ne anglisht vetem per turizem dhe sport ! Shume gabim qe po sulmohet Thethi ! Lumi ne Theth derdhet ne Danub duke e bere kete zone investim modern per tu lidh me danubin pasi pritet nje kanal ne Danub nga Selaniku- Vjene dhe Thethi duke u lidh me lumin Sava ne Mal Zi del ne Danub pra Thethi do behet qyteze shume shume e pasur

    Përgjigju
  • Turistat: 09/07/2025 14:29

    Policia te hapi zjarr zjarr...ta shikojnë mir fuqinë e shtetit keta horra qe vjedhin turistat na nxorren bojen ne te katra anet e botes..zagaret

    Përgjigju
    • Miku: 09/07/2025 16:15

      Jane shqiptare keta, bosi, me ato kabina e shtesa hane buke nuk jane hotele Drimadhesi qe plotesojne fatura e pastrojne leke. Budalla

    • Dukagjini: 09/07/2025 15:35

      Mos e Kruaj me dukagjinet se ata edhe Ali Pashen e ngulnin maje te hunit! Jane kokthyer ata quditem si nuk kane godit pas renies komunizmit! As Berisha nuk i ndal dot po u perplase me dukagjinet ska tepelens qe i del zot Rames ! Ka hundlesh e hundlesh o mik ! Une them me mire paqe , ku ka paqe ka dashuri thote ylli Bakerri

  • Sandri: 09/07/2025 13:51

    I zaptut tokat në Shkodër deri në livalle .pastaj u my tem nga uji .tani që i doli boja në Shkodër OPA në mal

    Përgjigju
  • Rati: 09/07/2025 12:02

    Sa shtëpi pa leje ke ndërtuar në Shkodër se ju shquheni pë ndërtime pa leje?

    Përgjigju
  • jon: 09/07/2025 11:22

    O shpellarë nuk ua bëri rrugën për të betonizoni ambientin....

    Përgjigju
  • Altin: 09/07/2025 11:09

    Shume durim paska ai polici qe u shpjegon ligjet. Merrini plasini brenda, nuk kane me shume te drejta ata se banoret e tiranes apo zonave te tjera. Ndertimi paligjshem eshte veper penale, bllokimi rruges gjithashtu. Cfare ndodh nese i vendos dhe une 10 shtepi druri tek sheshi skenderbe?! Dhe une dua te ha buke

    Përgjigju
  • Era: 09/07/2025 10:22

    Ju hengert nje mortje nuk e kuptoni qe me duart tuaja po e shkaterroni ate vende dhe te ardhemen tuaj. Plus pse duhet ti beni mu ne qender te Thethit duke e shemtuar vendin? Nuk i beni dot 1 apo 3 km jashte qendres se fshatit? Zgjidhja eshte te ngrini cmimet o truthare ne ato banesa qe keni e jo te zgjeroheni kot me kot duke bere konkurece me 50 euro nata.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 09/07/2025 10:03

    Ligji duhet te veproje per te gjithe .Kur drejtesia aspaku le jasht personat qe kane grabitur Shqiperine edhe populli do te grabise. Aspak zbato ligjin osé dorezo çelsat .

    Përgjigju
  • Lala: 09/07/2025 09:48

    Nuk ndertohet Öse investohet pa nxjerr lejet perkatese.e thjeshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?