Familja Koçeku në Theth është përplasur me inspektorët e IKMT duke mos lejuar prishjen e bujtinave pa leje. Report Tv sjell momentin kur drejtori i Zbatimit të Vendimeve të IKMT, Fatmir Metaj përballet me banorët dhe u kërkon atyre që t’i lejojnë të bëjnë detyrën.
Fatmir Metaj: Nuk ka lidhje fare zotëria me objektet, jeni ju pronari, Ju luten edhe njëherë, ju kemi njoftuar, ju kemi lënë kohë për dy ditë rresht, që nesër në orën 08:00 objekte do ti çmontojmë.
Banorët: Asnjë minutë.
Fatmir Metaj: Ju toleruam dy ditë, duke na premtuar se nesër i keni të çmontuara. Largoni njerëzit dhe na lini të bëjmë detyrën. Mos luani me fatkeqësinë e njerëzve.
Banorët: Cilën detyrë.
Fatmir Metaj: Ju kemi toleruar jashtë masë, duke shkelur edhe ligjin. Objektet janë pa leje.
Lajmi kryesor:
80 objekte pa leje/ Banorët e Thethit në protestë kundër shembjeve, bllokojnë urën dhe përplasen me policinë: S'i kemi vjedhur kujt! Po largoni turistët (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al