Një banor me aftësi të kufizuara që ka dalë të protestojë kundër shembjes së objekteve në Theth, thotë me lot në sy se ka investuar kursimet e jetës. Ai shprehet se ka ndërtuar 5 shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite, dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton.
I pyetur për leje, ai thotë se kanë aplikuar por nuk ua kanë dhënë.
"Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton.", thotë banori.
Lajmi kryesor:
80 objekte pa leje/ Banorët e Thethit në protestë kundër shembjeve, bllokojnë urën dhe përplasen me policinë: S'i kemi vjedhur kujt! Po largoni turistët (VIDEO)
Xh.D/SI.E./ReportTv.al
