Banori i premton Ramës: Jemi 'Ok' me investimet, do marrësh votën! Qytetari i kërkon legalizimin, kryeministri i ‘shkrin gazit’ me përgjigjen: S’shkon kjo, rrinë urtë vlonjatët e bërtet korçari

3 Janar 2021, 17:54| Përditesimi: 3 Janar 2021, 18:50

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me inspektimet në Kume të Vlorës, në një lagje të madhe informale prej 24 hektarësh pranë plazhit të vjetër, ku pasi janë ndërtuar rrjetet e ujësjellës - kanalizimeve, do të vazhdohet me infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin.

Teksa ka shkuar të inspektojë punimet Rama është pritur nga shumë banorë dhe gjatë vizitës nuk kanë munguar as batutat. Në bisedë, njëri prej banorëve i ka thënë se janë dakord me investimet duke i premtuar Ramës se do marrë votën në zgjedhjet e 25 prillit.

“Iu erdhi rradha, dhe ne kaq mundësi kemi por hap pas hapi”, tha Rama.

“Edhe ne jemi dakord kështu që do marrësh votën nesër”, i përgjigjet banori.

Më pas Rama teksa qesh i është përgjigjur duke i thënë se ata gjithmonë janë dakord kur u vjen për mbarë.

“Po leje votën. Dakord jeni ju kur u vjen për mbarë sdiskutohet ajo punë”, vijoi kryeministri.

Ndërkaq ai ka takuar dhe shumë banorë të tjerë  të cilët thanë se kanë 30 vjet me këtë rrugë dhe më në fund po rregullohet pas kaq kohësh. Një i ardhur nga Korça i është ankuar që s'ka marrë legalizimin, duke thënë se mes 10 vetëve ai është i vetmi që s'e ka marrë. Mirëpo përgjigjia e Ramës shkaktoi shumë të qeshura, pasi i tha se në mes të vlonjatëve e ngre zërin ngë korçar. Nga ana tjetër kryebashkiaku Dritan Leli i kërkoi emrin që ta shikojë si çështje.

Bisedat e Ramës me banorët:

Rama: Do bëhet edhe kjo..

Banori: Kemi 30 vjet që vuajmë për një copë rrugë

Rama: Nuk është një copë. Se kur bëhet është një copë kur s'bëhet është një hata.

Banori: Eshtë cop copë ashtu pastaj

Rama: Ajo që është e rëndësishme është se pjesa e parë e punës me të gjithë aksion qendror i ka sjellë Vlorës shumë më tepër ekonomi dhe potencial. Nga kjo fazë do të hyjmë në fazën tjetër që të jenë pjesë që do ti shërbejnë turizmit. Tani do bëjmë dhe këto pjesë që kanë shumë vite që ti shërbejnë dhe turizmit. Vetëm një gjë mos filloni nurmat për muret se është gjyna. Te muret drejt të gjitha asnjë më tepër asnjë më pak. E di unë ndërgjegjen, se kur vjen puna te muri jot je ti i pari. E kemi bërë murin model, do e bëjmë vetë, model me kangjella, pastaj ju mbillni ndonjë gjë dhe bëhet e gjitha. Ky investim kthehet në vlerë. Rritet vlera e pronës.

Banori: Skam marrë legalizimin, 10 veta e kanë marrë vetëm unë

Rama: E ke tepruar pak me lartësinë dhe do ta zgjidhim. 10 e kanë marrë ti se ke marrë e tani thua kemi probleme me legalizimin.

Banori: Vetë na thanë hajdeni nga Korça

Rama: Nga Korça ke ardhur ti. Duke ndenjur me Vlonjatët të duket vetja vlonjat por sje vlonjat. Dëgjo se nuk shkon kjo rrinë urtë të tërë vlonjatët dhe bërtet korçari. Mos i shiko kështu këta se rrinë kështu si korçarë se po hapën gojën këta e di si vjen puna pastaj.

Banori: Jemi bërë ne korçarët më shumë se vlonjatët.

Rama: Shaka bëjmë tani, se për fat të mirë kemi ardhur të fillojmë punën dhe shakaja na lejohet. Shakaja na lejohet. Na e bë një fotografi me këta djemtë tani.

Ora 18:47
Ndërtimi i rrugës Transballkanike në Vlorë, Leli: Qytetarëve që preken nga ky projekt, bashkia do u garantojë qira, 100-130 mijë lekë të vjetra

 

Kryeministri Edi Rama inspektoi gjithashtu gjatë ditës së sotme punimet në kantierin e rrugës Transballkanike në Vlorë që lidh Shtëpisë së Pavarësisë dhe portin e këtij qyteti.

Kryebashkiaku Dritan Leli u shpreh se të gjithë banorëve që u preket banesa nga ndërtimi i këtij projekti do të marrin qira nga bashkia e Vlorës me vlerë 100 deri në 130 mijë lekë të vjetra.

"Problematika e qytetarëve në lidhje me strehimin është zgjidhur me një vendim të Bashkisë së Vlorës ku të gjithë familjet që kanë pasur probleme me dokumentacionet e pronësisë janë garantuar që do tu paguhet qiraja nga bashkia e Vlorës me një vlerë nga 100 deri në 130 mijë lekë të vjetra që është trendi mesatar i çdo qiraje në Lungomare. Pavarësisht se duket sikur është një investim i shkurtër, është një rrugë rreth 24 metra e gjerë e cila do bëjë në fund realitet atë ëndrrën e shumë brezave, rrugën Transballkanike që të çon deri në port. Diskutohej pa fund që kjo rrugë që do lidhte portin e Vlorës me gjithë pjesët e Shqipërisë, është bërë realitet  falë investimit të parë që nga autostrada deri në hyrje të Vlorës ku u mbarua pak kohë më parë. Tani kemi arritur në këtë investim" - tha Leli.

Gjithashtu Leli u shpreh se në këtë zonë do të ndërtohen fusha sportive, 'Aquapark' dhe zona parkingu me qëllim rehabilitimin e kësaj zone.

"Këtu është rehabilituar nga studio belge. Është një projekt nga më të bukurit, me fusha sporti, parkime pa fund që rehabiliton pjesën që lidhet me portin, nga një port detar në një port jahtesh. Do të jetë një ballinë shumë pozitive. Do të krijohet një akuapark fantastik, në fillim, pastaj do të ketë fusha sporti. Do zhvillohet e gjitha në një pjesë" - tha Leli.

Ora 17:06
Rama inspektime në Vlorë, Leli i tregon projektin që do transformojë lagjen ‘25 Maji’

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Vlorë ku ka inspektuar punimet në lagjen “25 Maji”.

Kjo lagje thotë Rama ka një hapësirë prej 6 hektarësh që do të përfshijë infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte për banorët

“Ka nisur transformimi i lagjes “25 Maji”, një hapsirë prej 6 hektarësh që do të përfshijë infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte për banorët”, shkruan Rama.

Në këtë takim ai ka qenë i shoqëruar nga Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli. Ky i fundit i ka prezantuar edhe projektin që do të tranformojë lagjen.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trimi: 04/01/2021 16:18

    O Beniiiiii.........Orre shum mirë e ke por më thuaj të lutem po qe të ishte kështu siç thua ti zotrrote atëherë pse nuk u bë kjo punë përpara Ramës???? Apo harron faktin që Rilindja Urbane ishte pjesë e programit PS. Jepi Çezarit atë që i takon!

    Përgjigju
  • Pa shtepi: 04/01/2021 01:33

    Uje ore uje per ne qe jetojme neper cadra uje per te pire

    Përgjigju
  • Veriori: 03/01/2021 21:47

    Jepi kokeminister, se Veriu eshte i Malit te Zi. 3 ore te shkosh ne Shkoder. Qytetet per ibret, vendose kryetare bashkish ne Veri te cilet e dije qe do hiqeshin nga kurthi i drejtesise. Bej tunelin e Llogorait mos harro, madje bej dhe nje ne Karaburun.

    Përgjigju
    • Ripjellja: 04/01/2021 00:18

      Prit kur te dal e te thuaj do bejme tynel dhe ne otranto te lidhemi me italine

  • Sara: 03/01/2021 20:24

    Me vjen keq per ty o Edo qe pushtetin nuk ta jep vetem Vlora por gjith Shqiperia.Gjitha fondet ne Tirane-Durres-Vlore....Uroj ta fitosh pushtetin vetem me kto 3 qytete por dyshoj qe as ato nuk do ta japin voten se nuk han as guret e pedonales e as asfaltin e transballkanikes.

    Përgjigju
  • Dhjarri me shpi ne qytet: 03/01/2021 19:56

    Zoti vlonjat mos flisni keshtu per dhjaret se Saliu na tha turruni grabisni tokat e pronarve.Dhjarret duhen per voten se po vine zgjedhjet.Aaa te lutem shume

    Përgjigju
  • Vlonjati 100 vjeçar: 03/01/2021 19:10

    Per dhjarët që erdhën nga gërxhet u bë Vlora, në çdo kohë zgjedhjesh atyre ju jepet përparësi, ne zgjedhjet e fundit rregulluan garbitesat dhe dhjarët e serave dhe fushës së aviacionit, tani e kanë rradhën dhjarët e pyllit të sodes. Lagjet historike të vjetra të Vlorës kanë 30 vjet nuk shikojn nje rregullim, këtë e them si banor i lagjes mbas gjimnazit Halim Xhelo kemi një jetë këtu lindur e rritur në Vlorë, por shikojmë që vetëm për dhjarët mendoni ne nuk na hidhni syt, pa merak se si lagje e kemi folur dhe vendosur që mos të japim asnjë votë për ju legena se gjithë kohës na keni gënjyer, legeni fundit që na gënjeu para 4 vjetësh ishte Edmond Leka.

    Përgjigju
  • xXx: 03/01/2021 18:36

    Nuk ka lagje 25 maji o karallo...

    Përgjigju
  • Beni: 03/01/2021 18:31

    Investimet publike me parate publike jane detyre e qeverise, qendrore apo lokale. Ende mentaliteti turkofag i liderve tone vazhdon ti propogandoje keto si arritje personale. Kjo eshte e turpshme. Ne aspektin e marredhenies me publikun fjuja e perdorur e komunikimit eshte skandaloze, ne nivel tribal dhe pa kurrfare etike. Kjo deshmon se sa varferi intelektuale kane individe te tille. Qesharak eshte edhe fakti qe per pune publike te nje organi lokal, Bashkia Vlore, shkon dhe jep mend si do behet muri, kreu i qeverise. Nga pikpamja ligjore tregon jo thjesht injorance por madje shkelje te rende. Nese juridiksioni eshte lokal, nuk lejohet te kete ndikime, pasi eshte autonom, i pavarur. Dhe tjetra, nese elemente te projektit, si muri i drejte apo i shtrembert, jane pjese e specifikimeve teknike te autoritetit kontraktues dhe qe i hartojne e zbatojne njerez profesioniste, si arkitekt, inxhinier etj. Pra ngado e sido qe ta shohesh kete maskarade, thjesht te ben te ndihesh kaq i trishte per keto lidera qe kemi ne qeverisje. I madhi Devole e ka perjetesuar ne imazhin se si behet rakia, ku shoku Enver i jepte mend fshatarit Sillo. Dhente zoti dhe u jep mend se sdine cbejne.

    Përgjigju
    • @Beni: 03/01/2021 19:17

      E thua po kujt ja thua, dhe e bukura është se këtu kur thua një mendim të marrin për të PD harrojnë që ka akoma qytetar të mirfillt që nuk i rruhet as per PD dhe as për PS.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?