Egnatia 2-2 Bylis

Sport

Barazim 'i ëmbël' 2-2, Egnatia eliminon Bylisin dhe gjen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

26 Shkurt, 15:53| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:59

  • Share

RROGOZHINË - Kampionët në fuqi të Kupës së Shqipërisë, Egnatia iu bashkua Vllaznisë dhe Partizanit duke u bërë skuadra e tretë që ka siguruar biletën për në gjysmëfinalet e këtij turneu.

Mesditën e së mërkurës skuadra rrogozhinase barazoi 2-2 kundër Bylisit në shtëpi, teksa sfida e parë ishte në favorin e tyre 1-3 dhe është pikërisht Egnatia që kalon më tej.

Ndeshja nisi mirë për Bylis që gjeti golin me Mario Gjatën pas 24 minutave lojë, para se Xhemajli të barazonte në fundin e pjesës së parë. Bakayoko në minutën e 71 i dha epërsinë vendasve, teksa Kane 11 minuta nga fundi "vulosi" sfidën në 2-2. Ky barazim paçka se me djersë i shërben Egnatias për të kaluar më tej.

Sot në orën 16:30 merr jetë edhe Skënderbeu - Dinamo, nga ku do kompletohet panorama me katër skuadrat që do jenë pjesë e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës.

Kupa e Shqipërisë, sfidat çerekfinale të kthimit:

E martë, 25 shkurt 2025

17:00 Partizani 2-1 Laçi (0-0)

17:00 Vllaznia 3-3 AF Elbasani (0-0) / 5-4 me penallti

E mërkurë, 26 shkurt 2025

13:30 Egnatia 2-2 Bylis (3-1)

16:30 Skënderbeu - Dinamo (2-0)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

*Gjysmëfinalet do përcaktohen me short të lirë

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?