Massimiliano Allegri

Barazimi në limite, Allegri: Pogba i jashtëzakonshëm, finalja është në Sevilla

12 Maj 2023, 13:45
  • Share

Juventusi barazoi 1-1 me Sevillan në Torino për gjysmëfinalen e parë të Europa League. Goli i Gatti-t në minutën e 90+7 i dha një mundësi "Zonjës", teksa trajneri Massimiliano Allegri pas ndeshjes tha se nuk merret me arbitrat për penalltinë e dyshuar kundër Rabiot.

"Sa e rëndësishme ishte përfshirja e Pogba?

Kur luan në gjysmëfushën e kundërshtarit, ai bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm. Nëse do të ishte në gjendje të mirë, padyshim që do ta aktivizoja si titullar. Ai dha një kontribut të madh.

A kishte faull ndaj Rabiot?

Ne nuk diskutojmë dhe nuk themi kurrë asgjë për arbitrat. Duhet të pranojmë vendimet e tyre. Pozitive është se nuk pranuam golin e dytë, skuadra ishte e mirë për të vazhduar lojën. Gjyqtarët do të shohin nëse ishte penallti apo jo. Duhet të mendojmë për fushën, tashmë kemi folur mjaftueshëm për episodet e pafavorshme, kemi humbur shumë energji jashtë fushës të gjelbër. Dëshira për të shkuar në finale është aty, duhet të kesh besim.

Si e vlerësoni ndeshjen në përgjithësi? Ne i dinim vështirësitë. E pësuam golin në kundërsulmin e parë në fushë të hapur, duhej të ishim më të kujdesshëm. Ishte një pjesë e dytë e mirë, dhamë më shumë se rezultati i merituar. Ne duhet të kthehemi në rrugën e duhur në kampionat dhe më pas të mendojmë për kthimin ndaj Sevilla. Nuk kam asgjë për t’i qortuar djemtë.

Çfarë ndeshje prisni në kthim?

Është një finale në shtëpinë e Sevilla, ata janë shumë të mirë. Katër lojtarët përpara të Sevilla vrapuan si të çmendur", tha Allegri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?