Në "Allianz Stadium", Juventusi dhe Sevilla barazuan 1-1 për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League. Ndeshja u hap në minutën e 26-të nga miqtë me En Nesyri. Një asist i Ocampos dhe kundërsulm i shpejt i miqve ka sjellë golin e Sevillas, me stadiumin që heshti. Në pjesën e dytë, Juventus u zgjua dhe krijoi disa raste, edhe pse jo për gol. Do duhej minuta e shtatë shtesë që një rivënie këndore të kthehej në gol. Asisti me kokë i Pogba u shfrytëzua mirë nga Gatti, me qendërmbrojtësin që vendoi ekuilibrat. Tanimë Juve ka edhe një shans në Sevilla, me spanjollët që janë ekspertë të këtij kompeticioni.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Goli 'in-extremis' shpëton Juventusin, Roma fiton në Europa League
S.Dh/ReportTv.al