GOLAT/ Goli 'in-extremis' shpëton Juventusin, Roma fiton në Europa League

12 Maj 2023, 09:54| Përditesimi: 12 Maj 2023, 12:26

  • Share

Europa League zhvilloi dy ndeshjet e para gjysmëfinale. Në Torino, Juventusi barazoi 1-1 me Sevillan, ndërsa Roma fitoi 1-0 me Bayer Leverkusen. Ndeshjet e kthimit mes këtyre skuadrave do zhvillohen të enjten që vjen, aty ku do mësohen edhe skuadrat që do shkojnë në finalen e madhe të Budapestit më 31 maj në 21:00.

Në "Allianz Stadium", Juventusi dhe Sevilla barazuan 1-1 për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League. Ndeshja u hap në minutën e 26-të nga miqtë me En Nesyri. Një asist i Ocampos dhe kundërsulm i shpejt i miqve ka sjellë golin e Sevillas, me stadiumin që heshti. Në pjesën e dytë, Juventus u zgjua dhe krijoi disa raste, edhe pse jo për gol. Do duhej minuta e shtatë shtesë që një rivënie këndore të kthehej në gol. Asisti me kokë i Pogba u shfrytëzua mirë nga Gatti, me qendërmbrojtësin që vendoi ekuilibrat. Tanimë Juve ka edhe një shans në Sevilla, me spanjollët që janë ekspertë të këtij kompeticioni.

Roma fitoi 1-0 me Bayer Leverkusen në "Olimpico", me ndeshjen që vlente për gjysmëfinalen e parë të Europa League. Pjesa e parë e duelit ishte pa histori, me skuadrat që kërkuan mos pësonin. Në minutën e 63 të ndeshjes ishte momenti kulmor i sfidës, aty ku Bove dërgoi topin në rrjetë. Abraham së pari u ndal nga portieri mik, me Bove që nuk gaboi në rastin e dytë. Kështu me fitoren në shtëpi, Roma është me një këmbë në finalen e Europa League, teksa nuk e ketë të lehtë në Gjermani kundër "Aspirinave".

Ora 09:57
Roma me një këmbë në finale, një 'adoleshent' nderon Mourinhon (VIDEO)

Roma fitoi 1-0 me Bayer Leverkusen në "Olimpico", me ndeshjen që vlente për gjysmëfinalen e parë të Europa League. Pjesa e parë e duelit ishte pa histori, me skuadrat që kërkuan mos pësonin. Në minutën e 63 të ndeshjes ishte momenti kulmor i sfidës, aty ku Bove dërgoi topin në rrjetë. Abraham së pari u ndal nga portieri mik, me Bove që nuk gaboi në rastin e dytë. Kështu me fitoren në shtëpi, Roma është me një këmbë në finalen e Europa League, teksa nuk e ketë të lehtë në Gjermani kundër "Aspirinave".

Ora 09:56
VIDEO/ Juventus Gatti për Sevillan, bardhezinjtë i falen minutës së fundit

Në "Allianz Stadium", Juventusi dhe Sevilla barazuan 1-1 për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League. Ndeshja u hap në minutën e 26-të nga miqtë me En Nesyri. Një asist i Ocampos dhe kundërsulm i shpejt i miqve ka sjellë golin e Sevillas, me stadiumin që heshti. Në pjesën e dytë, Juventus u zgjua dhe krijoi disa raste, edhe pse jo për gol. Do duhej minuta e shtatë shtesë që një rivënie këndore të kthehej në gol. Asisti me kokë i Pogba u shfrytëzua mirë nga Gatti, me qendërmbrojtësin që vendoi ekuilibrat. Tanimë Juve ka edhe një shans në Sevilla, me spanjollët që janë ekspertë të këtij kompeticioni.

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 12/05/2023 10:05

    NELLA PARTITA DI RITORNO A SIVIGLIA SARA UN ALTRA MUSICA..I GOBBI DEVONNO ESSERE COSCIENTI E PURE PREPARATI CHE SARANNO UMIGLIATI....

    Përgjigju
    • Romano: 12/05/2023 11:52

      A figlio dela mingiotta...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?