Roma fitoi 1-0 me Bayer Leverkusen në "Olimpico", me ndeshjen që vlente për gjysmëfinalen e parë të Europa League. Pjesa e parë e duelit ishte pa histori, me skuadrat që kërkuan mos pësonin. Në minutën e 63 të ndeshjes ishte momenti kulmor i sfidës, aty ku Bove dërgoi topin në rrjetë. Abraham së pari u ndal nga portieri mik, me Bove që nuk gaboi në rastin e dytë. Kështu me fitoren në shtëpi, Roma është me një këmbë në finalen e Europa League, teksa nuk e ketë të lehtë në Gjermani kundër "Aspirinave".
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Goli 'in-extremis' shpëton Juventusin, Roma fiton në Europa League
S.Dh/ReportTv.al