Emiliano Çela, trajneri i Kastriotit

Barazimi në shtëpi, 'dorëzohet' trajneri i Kastriotit: S'është lajm nëse biem nga Superliga, jemi 'vjedhur'

10 Mars 2023, 15:21
  • Share

Kastrioti dhe Teuta barazuan 0-0 në stadiumin e Kamzës për javën e 25-të në Superligë. Përballjen e sotme për Oversport e ka komentuar edhe trajneri i krutanëve, Emiliano Çela. Për 37-vjeçarin nuk është lajm nëse ata bien nga Superliga, pasi gara është e fortë dhe po japin më të mirën në fushë. Çela thotë se ndihen 'të vjedhur' nga arbitri Kreshnik Cjapi në rastin e një 11 metërshi të padhënë.

"Çdo ndeshje për ne është finale. Sfida e sotme kishte doza të forta emocionale. Luanim përballë ekipit të momentit, që ishte më mirë se ne fizikisht. Por u munduam që me skemën e përdorur të vinin në vështirësi kundërshtarin. Kishim pasiguri, sepse e ndjemë shumë presionit. Pas daljes me karton të kuq të lojtarit tonë, u munduam që të bënim maksimumin. Morëm një penallti, që për mendimin tim ishte e pastër. Gjyqtari nuk e dha.

Vendi i fundit? Nuk është lajm nëse bie Kastrioti nga kategoria, por shpresoj që të jetë më shumë respekt për punën e këtyre çunave. Dihen hallet e futbollit shqiptar. Do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin. Sfidën e sotme do ta trajtojmë si fitore dhe do të bëjmë maksimumin që të shpresojmë te mbijetesa. Mendoj që sot bëmë një ndeshje perfekte. Jam i qetë, i shoh veprimet e lojtarëve. Bëmë më të mirën e mundshme", tha Çela.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kukësi europian mposht me 2 gola Bylisin, tension në Kastrioti - Teuta! Erzeni 'përmbyt' Egnatian


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?