Superliga shqiptare e futbollit është në javën e 25-të. Me fillim në 13:00 këtë të premte u zhvilluan dy duele. Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti dhe Teuta barazuan 0-0 në një ndeshje ku kapiteni i krutanëve Karakaçi u largua me karton të kuq në pjesën e parë. Në "Kukës Arena", vendasit e Kukësit mundën 2-0 Bylisin duke siguruar fitoren e tretë në radhë, çka i dërgon verilindorët në -3 nga zona evropiane. Në ndeshjen e orës 16:00 në "Niko Dovana", Erzeni fitoi 2-1 me Egnatian mes spektaklit. Nesër në 17:00 luhen Tirana - Laçi dhe Vllaznia - Partizani, për t'i dhënë fund javës së 25-të në elitën e futbollit.
Në "Kukës Arena", Kukësi vendas fitoi 2-0 me Bylisin për javën e 25-të në Superligë. Skuadra e Rraman Hallaçit ishte e vendosur më mirë në fushë, me golat që u shënuan në pjesën e dytë. Duhej minuta e 66 kur goditja nga jashtë zone e Ndrecës të devijohej me thembër nga Atdhe Rashiti për ta dërguar në rrjetë. Në të 80 minutë, kapiteni Gjelbrim Taipi shënoi golin e qetësisë. Me fitoren e tretë në radhë, Kukësi merr vendin e pestë përkohësisht me 34 pikë, tre pikë më pak se zona evropiane. Bylis me 27 pikë ka tre ndeshje pa fitore, duke mbajtur vendin e parafundit (9).
Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti dhe Teuta barazuan 0-0 për javën e 25-të në Superligën shqiptare të futbollit. Pjesa e parë ishte e tensionuar, me kryesorin Kreshnik Cjapi që ndëshkoi me karton të kuq kapitenin e vendasve, Abaz Karakaçi. Në minutën e 41-të shkodrani mori kartonin e parë të verdhë, teksa një minutë më vonë po për një tjetër të verdhë doli nga fusha. Tensioni pushtoi fushën pas këtij momenti, me Hasanin që iu hakërrye arbitrit. Në fund skuadrat ndanë pikët, me Teutën që mban vendin e 7-të me 33 pikë. Kastrioti me 24 pikë mban vendin e fundit.
Spektakël në "Niko Dovana". Erzeni fitoi 2-1 me Egnatian për javën e 25-të të Superligës. Shijakasit u treguan më të saktë në këtë përballje, duke dalë te tri pikët pas pesë ndeshjeve duke iu afruar me një pikë rrogozhinasve që janë në zonën evropiane. Ndeshja nisi me ritëm, teksa skuadrat ishin kërkuese. Goli i parë i sfidës u shënua nga Kahrimanovic në të 33 minutë nga penalltia. Duhej ndërhyrja e VAR që kryesori Albert Doda të drejtonte gishtin nga pika e bardhë, me shijakasit që nuk gabuan. Vetëm pesë minuta më vonë, Nonato do dyfishonte për vendasit pas një pasigurie të Sherrit në katërkëndësh. Teksa të gjithë po mendonin për pushimin, Duamena në të 45+4 mnutë shënoi për 2-1, duke hapur ndeshjen. Pjesa e dytë në "Niko Dovana" ishte spektakolare, me VAR që anulloi dy gola për pozicion jashtë loje. Si fillim Nonato te Erzeni dhe më pas Duamena te rrogozhinasit u ndalën nga VAR, që "ngriu" festat. Sulmuesi i Egnatias, Duamena në shtesë goditi edhe shtyllën, teksa edhe pas tetë minutave shtesë ndeshja mbeti 2-1. Pas pesë përballjeve pa tri pikë, Erzeni ia del të fitojë për të shkuar në kuotën e 36 pikëve në vendin e katërt. Egnatia me 37 pikë qëndron në vendin e tretë.
Superliga - java 25:
E premte
13:00
Kastrioti 0-0 Teuta
Kukësi 2-0 Bylis
16:00
Erzeni 2-1 Egnatia
E shtunë
17:00
Tirana - Laçi (Elbasan Arena)
Vllaznia - Partizani
Renditja:
Spektakël në "Niko Dovana". Erzeni fitoi 2-1 me Egnatian për javën e 25-të të Superligës. Shijakasit u treguan më të saktë në këtë përballje, duke dalë te tri pikët pas pesë ndeshjeve duke iu afruar me një pikë rrogozhinasve që janë në zonën evropiane. Ndeshja nisi me ritëm, teksa skuadrat ishin kërkuese. Goli i parë i sfidës u shënua nga Kahrimanovic në të 33 minutë nga penalltia. Duhej ndërhyrja e VAR që kryesori Albert Doda të drejtonte gishtin nga pika e bardhë, me shijakasit që nuk gabuan. Vetëm pesë minuta më vonë, Nonato do dyfishonte për vendasit pas një pasigurie të Sherrit në katërkëndësh. Teksa të gjithë po mendonin për pushimin, Duamena në të 45+4 mnutë shënoi për 2-1, duke hapur ndeshjen. Pjesa e dytë në "Niko Dovana" ishte spektakolare, me VAR që anulloi dy gola për pozicion jashtë loje. Si fillim Nonato te Erzeni dhe më pas Duamena te rrogozhinasit u ndalën nga VAR, që "ngriu" festat. Sulmuesi i Egnatias, Duamena në shtesë goditi edhe shtyllën, teksa edhe pas tetë minutave shtesë ndeshja mbeti 2-1. Pas pesë përballjeve pa tri pikë, Erzeni ia del të fitojë për të shkuar në kuotën e 36 pikëve në vendin e katërt. Egnatia me 37 pikë qëndron në vendin e tretë.
Bylis humbi 2-0 me Kukësin në transfertë, për javën e 25-të në Superligën e futbollit. Tre ndeshje pa fitore kanë revoltuar trajnerin e ballshiotëve. Naci Shensoj për Oversport tha se nëse është ai problemi do largohet, teksa nesër do ketë një mbledhje me të tijtë për të reflektuar, duke i anulluar ditën e pushimit.
"Është fitore e rëndë, Kukësi nuk krijoi asnjë rast pjesën e parë. Ata ishin në eufori se kishin fituar me Laçin. Në pjesën e dytë s’jam i kënaqur me ekipin, aty ku mendojmë se jemi më fortë, aty po pësojmë gola. Do analizojmë, por nuk më pëlqen pse pësojmë. Ne bëjmë lojën, kundërshtarët fitojnë. Lojtarët nuk marrin përgjegjësi. Ua anulova pushimin, duhet të flasin hapur ku është problem. Nëse jam unë largohem, se nuk kam ardhur këtu për karrierë. Nëse s'janë të kënaqur me mua, i puth në ballë dhe i qeras me bakllava nga Stambolli dhe largohem. Mungon profesionalizmi dhe përgjegjësia", tha Shensoj pas ndeshjes.
Teuta padyshim është skuadra e momentit në Superligë. Durrsakët barazuan sot 0-0 në transfertë me Kastriotin, për javën e 25-të në Superligë. Rikthimi në stol i Edi Martinit ka bërë që "Djemtë e Detit" në pesë ndeshjet e fundit në elitë të sigurojnë dy fitore dhe tre barazime. Pas barazimit në Kamëz, Edi Martini për Oversport tha se të tijtë do i "qajnë" dy pikët e lëna sot.
"Nuk morëm dot tre pikët. Ishte një ndeshje e tensionuar, edhe fusha nuk të lejon të luash futbollin më të mirë. Ishte një ndeshje e luftuar, por nuk arritëm të shënonim ndonëse kishim raste të pastra shënimi. Është e rëndësishme një pikë për vazhdimësinë, sepse edhe mund të ndëshkoheshim në fund. U detyruam që të improvizonim sepse kishim mungesa në mbrojtje, por nuk janë justifikime, duhet të fitonim sepse kishim një lojtar më shumë në fushë. Janë 2 pikë që do i qajmë në fund", tha Martini mes të tjerash.
Kastrioti dhe Teuta barazuan 0-0 në stadiumin e Kamzës për javën e 25-të në Superligë. Përballjen e sotme për Oversport e ka komentuar edhe trajneri i krutanëve, Emiliano Çela. Për 37-vjeçarin nuk është lajm nëse ata bien nga Superliga, pasi gara është e fortë dhe po japin më të mirën në fushë. Çela thotë se ndihen 'të vjedhur' nga arbitri Kreshnik Cjapi në rastin e një 11 metërshi të padhënë.
"Çdo ndeshje për ne është finale. Sfida e sotme kishte doza të forta emocionale. Luanim përballë ekipit të momentit, që ishte më mirë se ne fizikisht. Por u munduam që me skemën e përdorur të vinin në vështirësi kundërshtarin. Kishim pasiguri, sepse e ndjemë shumë presionit. Pas daljes me karton të kuq të lojtarit tonë, u munduam që të bënim maksimumin. Morëm një penallti, që për mendimin tim ishte e pastër. Gjyqtari nuk e dha.
Vendi i fundit? Nuk është lajm nëse bie Kastrioti nga kategoria, por shpresoj që të jetë më shumë respekt për punën e këtyre çunave. Dihen hallet e futbollit shqiptar. Do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin. Sfidën e sotme do ta trajtojmë si fitore dhe do të bëjmë maksimumin që të shpresojmë te mbijetesa. Mendoj që sot bëmë një ndeshje perfekte. Jam i qetë, i shoh veprimet e lojtarëve. Bëmë më të mirën e mundshme", tha Çela.