Skuadra e Flamurtarit

Barazimi në shtëpi, Sinan Idrizi shkarkon gjithë stafin teknik të Flamurtarit

30 Janar, 11:52| Përditesimi: 30 Janar, 11:55

  • Share

VLORË - Sinan Idrizi, administratori i klubit të futbollit Flamurtari, ka shkarkuar të gjithë stafin teknik të ekipit. Barazimi i djeshëm 0-0 në Vlorë me Besën ka bërë që vlonjatët të jenë larg garës për dy vendet e para në Kategorinë e Parë, me objektivin Superligë që duket larg.

Këtë paradite, Idrizi duket se ia ka komunikuar lajmin stafit, ndërsa në drejtim të stërvitjes janë parë drejtori sportiv Alfred Ferko dhe ish-sulmuesi Andi Ribaj. Veç Dritan Resulit që mbante postin e trajnerit, të shkakruar janë edhe ndihmësit e tij, Ditmar Bicaj dhe Lejdi Liçaj.

Pas javës së 18-të në të Parën, Flamurtari me 32 pikë gjendet në pozitën e katërt, dhjetë pikë pas kryesuesve të AF Elbasanit dhe Bylisit. Megjithatë, vlonjatët janë në zonën e promovimit për ndeshjet play-off.

Resuli dhe Bicaj

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ed macoku: 30/01/2024 18:55

    Nuk ta kishte fajin papoku o Sinan efendi o Presidenti Legjendar qe i re mullarit me bar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?