Moment nga ndeshja Real Oviedo 1-3 Barça dhe takimi i Pedrit me veteranin Santi Cazorla

Sport

GOLAT/ Barcelona fiton me përmbysje dhe i bën presion Real Madridit, Osasuna dhe Elche ndahen në paqe

26 Shtator, 09:39| Përditesimi: 26 Shtator, 09:43

  • Share

Elita e futbollit spanjoll, La Liga, mbylli raundin e gjashtë me dy ndeshjet e fundit që u zhvilluan mbrëmjen e të enjtes. Tri pikë me përmbysje siguroi Barcelona, me katalanasit që fituan 1-3 në shtëpinë e Real Oviedos. Osasuna dhe Elche barazuan 1-1.

Në stadiumin 'Nuevo Carlos Tartiere', Real Oviedo u mposht me përmbysje 1-3 nga Barcelona. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Alberto Reina në minutën e 33-të. Fraksioni i dytë e pa Barçën më kërkuese dhe në minutën e 56-të Eric Garcia vendosi ekuilibrat për 1-1. 14 minuta më vonë duhej veterani Lewandowski që me një gol të bukur me kokë të përmbyste sfidën dhe t'i jepte epërsinë katalanasve. Ndërkohë në fundin e sfidës, Ronald Araujo shënoi golin e tretë.

Pas raundit të gjashtë, La Liga kryesohet nga Real Madridi me 18 pikë të plota, ndjekur nga Barcelona me 16 pikë, Villarreal me 13 dhe Espanyol me 11 pikë. Në fund Real Oviedo, Mallorca dhe Girona.

La Liga, raundi 6 - E enjte, 25 shtator 2025:

Osasuna 1-1 Elche

Real Oviedo 1-3 Barcelona

Renditja:

Ora 09:41
VIDEO/ Barcelona përmbys 1-3 Real Oviedon, Lewandowski shënon supergol

Në stadiumin 'Nuevo Carlos Tartiere', Real Oviedo u mposht me përmbysje 1-3 nga Barcelona. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Alberto Reina në minutën e 33-të. Fraksioni i dytë e pa Barçën më kërkuese dhe në minutën e 56-të Eric Garcia vendosi ekuilibrat për 1-1. 14 minuta më vonë duhej veterani Lewandowski që me një gol të bukur me kokë të përmbyste sfidën dhe t'i jepte epërsinë katalanasve. Ndërkohë në fundin e sfidës, Ronald Araujo shënoi golin e tretë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?