Në stadiumin 'Nuevo Carlos Tartiere', Real Oviedo u mposht me përmbysje 1-3 nga Barcelona. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Alberto Reina në minutën e 33-të. Fraksioni i dytë e pa Barçën më kërkuese dhe në minutën e 56-të Eric Garcia vendosi ekuilibrat për 1-1. 14 minuta më vonë duhej veterani Lewandowski që me një gol të bukur me kokë të përmbyste sfidën dhe t'i jepte epërsinë katalanasve. Ndërkohë në fundin e sfidës, Ronald Araujo shënoi golin e tretë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Barcelona fiton me përmbysje dhe i bën presion Real Madridit, Osasuna dhe Elche ndahen në paqe
S.Dh/ReportTv.al