Skuadra e Barcelonës

Sport

GOLAT/ Barcelona kampione e La Ligas për herë të 28-të, fiton me sherr derbin! Humbet Atl. Madridi

16 Maj, 08:42| Përditesimi: 16 Maj, 12:19

  • Share

Njësoj si dy vite më parë, Barcelona e ka zyrtarizuar titullin e 28-të kampion të La Ligas në derbin kundër Espanyolit, me fundin që prodhoi sherr mes futbollistëve. Humbje për Atletico Madrid.

Në "Cornella" u luajt derbi i Katalonjës, me vendasit e Espanyolit që shpresonin mos humbisnin; kjo për mos i dhënë mundësinë rivalëve të Barcelonës për të zyrtarizuar titullin kampion të 28-të në La Liga. Diçka e tillë nuk ndodhi pasi yjet e vegjël të Barcelonës u imponuan dhe fituan 0-2, duke bërë që festa të ishte në anën e tyre. Supergoli i Lamine Yamal në minutën e 53-të dhe goli i Fermin Lopez (me asistin) e Yamal në limite vendosën duelin. Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit festa kaploi anën e Barçës, teksa në anën e Espanyol nuk e kapërdinë dot, me lojtarët që u përplasën mes tyre në fushë. Në fund Barça zyrtarizoi trofeun në tokën e rivalëve. Megjithëse me 28 trofe, ende Real Madrid ka avantazhin me 36 tituj të fituar në La Liga.

Në "Pamplona" vendasit e Osasunës mposhtën 2-0 Atletico Madridin dhe tanimë dy javë nga fundi i sezonit kërkojnë një vend për në Conference League. Catena në minutën e 25-të dhe Budimir në fundin e sfidës ishin autorët e golave. Me vendin e tretë që është i sigurt, Atletico nuk ka shpenzuar energji në këtë fund sezoni.

Pas javës së 36-të, Barcelona me 85 pikë ka zyrtarizuar titullin kampion në La Liga, teksa Real Madridi me 78 pikë mban pozitën e dytë, ndjekur nga Atl. Madrid me 70 pikë, Bilbao me 67 dhe Villarreal me 64. Kujtojmë se La Liga dërgon pesë skuadra në Champions League edicionin e ri.

La Liga, raundi 36-të:

E enjte, 15 maj 2025

Osasuna 2-0 Atletico Madrid

Rayo Vallecano 2-2 Betis

Espanyol 0-2 Barcelona

Getafe 0-2 Athletic Bilbao

Renditja:

Ora 12:16
VIDEO/ Ferran Torres i operuar, futbollistët e Barcelonës i shkojnë me biçikleta në spital për të festuar titullin kampion


Kampionë në fushë dhe jashtë saj. Futbollistët e Barcelonës, Dani Olmo, Eric Garcia, Pedri dhe Inigo Martinez nuk e harruar shokun e skuadrës, Ferran Torres. Ky i fundit u operua për shkak të apendesitit, por ka marrë një surprizë.

Pas fitores kundër Espanyolit ku u zyrtarizua titulli kampion, katër futbollistët e sipërpërmendur shkuan për vizitë në spital me biçikleta. Torres pritet të jetë gati në qershor.

Ora 11:29
VIDEO/ Veprimi skandaloz i Espanyol për të ndalur festën e Barcelonës pas titullit kampion


Barcelona fitoi 0-2 në derbin kundër Espanyol dhe zyrtarizoi titullin kampion dy javë nga fundi i La Ligas.

Me të përfunduar ndeshja, lojtarët e Barcelonës filluan të festonin këtë arritje, por jo gjithçka shkoi sipas planit të tyre. Espanyoli bëri një gjest të ulët, duke lëshuar ujin në fushë për t’i larguar ata nga fusha.

Kjo do të ketë ndëshkime nga La Liga, duke ditur se Espanyoli është rival i Barcelonës në një qytet dhe sfida mes tyre e tejkalon futbollin.

 

Ora 11:01
Hansi Flick pas titullit kampion me Barçën: S'jam ndjerë kurrë kështu


Hansi Flick, trajneri i Barcelonës foli pasi të tijtë zyrtarizuan titullin e 28-të kampion në La Liga. Kampionat, Kupë dhe Superkupë për Flick në vitin e parë me Barçën, teksa e mposhti Real Madridin në katër El Clasico këtë sezon.

“Ndihemi vërtet si një familje e vërtetë. Ata më ndihmuan të jem i lumtur dhe të punoj me këtë pasion. Nuk jam ndjerë kurrë kështu më parë”, ka thënë fillimisht Flick në konferencën e tij të parë për shtyp si kampion i La Ligës.

Flick vazhdoi të përshkruante pikën kulmore të sezonit me një fjali të vetme.

“Vendimi më i vështirë i këtij sezoni ishte vendimi për portierin. Ndeshjet kundër Real Madridit kanë qenë më të mirat e sezonit. Momenti më emocional gjatë këtij sezoni ishte humbja e Dr. Minarro. Ne nuk e kemi harruar atë. Ai do të ketë gjithmonë një vend në zemrat tona, tha gjermani i Barçës.

“Tani mund të kënaqem, gjatë ndeshjeve jam gjithmonë nën stres. Tani do të jem i qetë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Ora 08:45
VIDEO/ Dorëzohet Atl. Madridi, Osasuna e mposht 2-0


Në "Pamplona" vendasit e Osasunës mposhtën 2-0 Atletico Madridin dhe tanimë dy javë nga fundi i sezonit kërkojnë një vend për në Conference League. Catena në minutën e 25-të dhe Budimir në fundin e sfidës ishin autorët e golave. Me vendin e tretë që është i sigurt, Atletico nuk ka shpenzuar energji në këtë fund sezoni.

Ora 08:44
VIDEO/ Spektakël i Yamal, Barcelona shpallet kampione e La Ligas në derbi! Sherr në fushën e Espanyolit


Në "Cornella" u luajt derbi i Katalonjës, me vendasit e Espanyolit që shpresonin mos humbisnin; kjo për mos i dhënë mundësinë rivalëve të Barcelonës për të zyrtarizuar titullin kampion të 28-të në La Liga. Diçka e tillë nuk ndodhi pasi yjet e vegjël të Barcelonës u imponuan dhe fituan 0-2, duke bërë që festa të ishte në anën e tyre. Supergoli i Lamine Yamal në minutën e 53-të dhe goli i Fermin Lopez (me asistin) e Yamal në limite vendosën duelin. Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit festa kaploi anën e Barçës, teksa në anën e Espanyol nuk e kapërdinë dot, me lojtarët që u përplasën mes tyre në fushë. Në fund Barça zyrtarizoi trofeun në tokën e rivalëve. Megjithëse me 28 trofe, ende Real Madrid ka avantazhin me 36 tituj të fituar në La Liga.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?