Hansi Flick, trajneri i Barcelonës foli pasi të tijtë zyrtarizuan titullin e 28-të kampion në La Liga. Kampionat, Kupë dhe Superkupë për Flick në vitin e parë me Barçën, teksa e mposhti Real Madridin në katër El Clasico këtë sezon.
“Ndihemi vërtet si një familje e vërtetë. Ata më ndihmuan të jem i lumtur dhe të punoj me këtë pasion. Nuk jam ndjerë kurrë kështu më parë”, ka thënë fillimisht Flick në konferencën e tij të parë për shtyp si kampion i La Ligës.
Flick vazhdoi të përshkruante pikën kulmore të sezonit me një fjali të vetme.
“Vendimi më i vështirë i këtij sezoni ishte vendimi për portierin. Ndeshjet kundër Real Madridit kanë qenë më të mirat e sezonit. Momenti më emocional gjatë këtij sezoni ishte humbja e Dr. Minarro. Ne nuk e kemi harruar atë. Ai do të ketë gjithmonë një vend në zemrat tona, tha gjermani i Barçës.
“Tani mund të kënaqem, gjatë ndeshjeve jam gjithmonë nën stres. Tani do të jem i qetë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Barcelona kampione e La Ligas për herë të 28-të, fiton me sherr derbin! Humbet Atl. Madridi
S.Dh/ReportTv.al