Këtë të martë në orën 18:45 Barcelona pret Benficën. Sfida vlen për ndeshjen e kthimit në 1/8 e Champions League. Përballja e parë në Portugali foli 0-1 për katalanasit, por sfida është e hapur.
Për mediet trajneri i vendasve, Hansi Flick motivoi të tijtë dhe kërkon një fitore për mjekun e klubit, 40-vjeçarin Carles Minarro, të ndarë nga jeta të shtunë gjatë grumbullimit me ekipin.
“Nuk është vendosur ende asgjë. Asnjë nga ne nuk mendon se është mbyllur kualifikimi. Lojtarët janë ende shumë të trishtuar për ndarjen nga jeta të mjekut të skuadrës. Ishte një person i mrekullueshëm dhe ka bërë një punë të shkëlqyer. Është humbje e madhe për ne. Kjo është jeta. Tani duhet të fitojmë dhe ta bëjmë për të nderuar Minarron”, u shpreh Flick.
Lajmi kryesor:
Rikthehet Champions League, sot mësohen katër çerekfinalistët e parë! Inter dhe Bayern me ‘një këmbë’ në fazën tjetër
S.Dh/ReportTv.al