Në "Lluis Companys", Barcelona fitoi 5-1 kundër Sevillas dhe qëndron në krye të La Ligas me tre pikë më shumë se ndjekësit e Real Madrid, me sfidën e radhës që do jetë El Clasico mes tyre në "Bernabeu".
Skuadra e Hansi Flick shënoi tre gola që në pjesën e parë, me Lewandowskin që gjeti golat në minutat 24 (penallti) dhe 39, ndërkohë mes tij Pedri shënoi me një goditje nga jashtë zone.
Në pjesën e dytë ishte djaloshi Torre që shënoi dy herë të tjera për Barçën, teksa Idumbo shënoi golin e flamurit për Sevillan.
Lajmi kryesor:
Barcelona 'shuplakë' 5-1 Sevillas, kërcënon Realin para El Clasicos! Muriqi gol në derbin shqiptar, Atletico përmbys Leganes
S.Dh/ReportTv.al