Futbolli elitar spanjoll ka vijuar të diel me ndeshjet e radhës për raundin e dhjetë. Në mesditë, Mallorca mposhti 1-0 Vallecanon me golin e Muriqit. Tri pikë edhe për Atl. Madrid. Mbrëmja u mbyll me fitoren 5-1 të Barcelonës kundër Sevillas, teksa vendasit fusin në presion Real Madridin para El Clasicos.
Në "Lluis Companys", Barcelona fitoi 5-1 kundër Sevillas dhe qëndron në krye të La Ligas me tre pikë më shumë se ndjekësit e Real Madrid, me sfidën e radhës që do jetë El Clasico mes tyre në "Bernabeu".
Skuadra e Hansi Flick shënoi tre gola që në pjesën e parë, me Lewandowskin që gjeti golat në minutat 24 (penallti) dhe 39, ndërkohë mes tij Pedri shënoi me një goditje nga jashtë zone. Në pjesën e dytë ishte djaloshi Torre që shënoi dy herë të tjera për Barçën, teksa Idumbo shënoi golin e flamurit për Sevillan.
Në "Son Moix", Mallorca vendase fitoi 1-0 kundër Rayo Vallecanos. Goli i Vedat Muriqit në minutën e 75-të i dha tri pikë vendasve, me sulmuesin e Kosovës që rikthehej pas një mungese disa javore për shkak dëmtimi. Në fushë për miqtë edhe Ivan Balliu, që u vlerësua me notë pozitive. Më i miri në fushë sigurisht Muriqi.
Ndërkohë, në "Metropolitano" Atletico Madrid përmbysi 3-1 Leganes në derbin e vogël. Neyou kaloi miqtë në epërsi gjatë pjesës së parë, ndërsa Atletico shënoi tre herë në fraksionin e dytë me Sorloth (dopietë) dhe Griezmann.
La Liga, raundi 10:
E diel, 20 tetor 2024
14:00 Mallorca 1-0 Rayo Vallecano
16:15 Atl. Madrid 3-1 Leganes
18:30 Villarreal 1-1 Getafe
21:00 Barcelona 5-1 Sevilla
Renditja:
Në "Lluis Companys", Barcelona fitoi 5-1 kundër Sevillas dhe qëndron në krye të La Ligas me tre pikë më shumë se ndjekësit e Real Madrid, me sfidën e radhës që do jetë El Clasico mes tyre në "Bernabeu".
Skuadra e Hansi Flick shënoi tre gola që në pjesën e parë, me Lewandowskin që gjeti golat në minutat 24 (penallti) dhe 39, ndërkohë mes tij Pedri shënoi me një goditje nga jashtë zone.
Në pjesën e dytë ishte djaloshi Torre që shënoi dy herë të tjera për Barçën, teksa Idumbo shënoi golin e flamurit për Sevillan.