La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e 33-të. Të martën u zhvilluan dy ndeshje, aty ku Barcelona ia doli të fitonte minimalisht kundër Mallorcas, ndërsa Valencia dhe Espanyol u ndanë në barazim me gola.
Në stadiumin "Lluis Companys" vendasit e Barcelonës mposhtën 1-0 Mallorcan në një sfidë të dominuar nga katalanasit, paçka se rezultati i ngushtë mund të tregojë të kundërtën. Me pesë raste të pastra shënimi në pjesën e parë, vendasit nuk mundën të zhbllokonin sfidën dhe fraksioni i parë u mbyll pa gola. Duheshin pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë që Garcia të asistonte për Dani Olmon, me këtë të fundit që gjeti rrjetën duke i dhënë në fund tri pikë të vyera të tijve. Me 76 pikë Barça mban kreun, shtatë pikë më shumë se Real Madridi (69) që ka një ndeshje më pak, atë kundër Getafes që luhet sot.
Në "Mestalla", Valencia dhe Espanyol barazuan 1-1. Ishin miqtë që në minutën e 40-të gjetën golin e avantazhit me Puado. Në fraksionin e dytë Guerra barazoi për 1-1, duke bërë që skuadrat të ndaheshin në paqe. Për miqtë 90 minuta luajti Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares që me notën 7.4 sipas "SofaScore" ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë, duke vijuar formën e mirë. Me nga 39 pikë secila, dy skuadrat ndajnë vendet 13 dhe 14 në tabelë.
La Liga, raundi 33:
E martë, 22 prill 2025
Valencia 1-1 Espanyol
Barcelona 1-0 Mallorca
Renditja:

Komente