Në stadiumin "Lluis Companys" vendasit e Barcelonës mposhtën 1-0 Mallorcan në një sfidë të dominuar nga katalanasit, paçka se rezultati i ngushtë mund të tregojë të kundërtën. Me pesë raste të pastra shënimi në pjesën e parë, vendasit nuk mundën të zhbllokonin sfidën dhe fraksioni i parë u mbyll pa gola. Duheshin pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë që Garcia të asistonte për Dani Olmon, me këtë të fundit që gjeti rrjetën duke i dhënë në fund tri pikë të vyera të tijve. Me 76 pikë Barça mban kreun, shtatë pikë më shumë se Real Madridi (69) që ka një ndeshje më pak, atë kundër Getafes që luhet sot.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Barcelonës i mjafton Olmo, +7 nga Real Madridi! Valencia dhe Espanyol ndahen në paqe
S.Dh/ReportTv.al