Hap pozitiv, por të vonuar e konsideron Partia Demokratike lëvizjen e fundit të SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, ku i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit. PD zyrtare thotë se veprimet e SPAK vijnë pas një beteje të gjatë të saj, ndërsa përmes kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhit i kërkon Kuvendit të vihet në lëvizje menjëherë.
“Promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Sot është më jetik se kurrë vetting-u i politikanëve, verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të tyre me krimin që mbajnë peng Shqipërinë, dhe godasin sigurinë dhe mirëqenien e familjeve shqiptare”, shkruan Basha.
“Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të inceneratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë”, shkruan Bardhi.
Më i zbutur me Ahmetajn u shfaq kreu i Rithemelimit Sali Berisha, i cili tha se ish ministri duhet të tregojë që u detyrua të firmosë nga kryeministri Edi Rama.
“Është Edi Rama që deklaroi se firmosja fap, fap, fap kur nuk duhej të firmoste kurrë. Nëse më pyet mua, ministri i Financave ka përgjegjësitë e padiskutueshme, qoftë me veprimin, qoftë me mosveprimin. Uroj t’u thotë shqiptarëve që se si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen. Por nga ana tjetër, ligji kurrë mëshirë për frikacakun nuk ka”, tha Berisha.
Ndërsa deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i bënë thirrje SPAK që të ndalojë pagesat që po bëhen për inceneratorin nga Bashkisë Tiranë.
(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për të arrestuar ish-ministrin Arben Ahmetaj. Berisha thotë se kreu i aferës është Edi Rama.
‘Siç e dini, në vitin 2012, PD dhe koalicioni qeverisës, ka hequr imunitetin për aferën e korrupsionit. Pra, prokuroria e shtetit nuk ka asnjë lloj pengesë për të hetuar korrupsionin për shkak të imunitetit. Afera e djegësave është afera ndër më të mëdhat korruptive, rikujtoj këtu se vetëm dje apo pardje, Erion Veliaj i ka dorëzuar kompanisë së tij që menaxhohet nga Bruno Preseci, 800 mijë euro. Pra, kompania e krimit vazhdon të thithë si lubi, paratë e taksapaguesve për llogari të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Lidhur me rastin konkret, duke mbështetur pa asnjë hezitim çdo zbatim të ligjit, shtoj këtu se në mënyrën më të padiskutueshme kreu i meduzës së kësaj afere është Edi Rama. Është Edi Rrama që deklaroi se firmosja fap, fap, fap kur nuk duhej të firmoste kurrë. Nëse më pyet mua, ministri i Financave ka përgjegjësitë e padiskutueshme, qoftë me veprimin, qoftë me mosveprimin. Uroj t’u thotë shqiptarëve që se si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen. Por nga ana tjetër, ligji kurrë mëshirë për frikacakun nuk ka.’- u shpreh Berisha.
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Basha ka përshëndetur këtë kërkesë ndërsa thotë se drejtësia nuk mudn të ndalet me kaq, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorët. Basha shkruan se promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama dhe se sipas tij, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
“Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, pas një beteje të gjatë të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve, duhet përshëndetur por nuk mund të ndalet me kaq. Promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama. Drejtësia duhet të shkoj deri në fund, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Sot është më jetik se kurrë vetingu i politikanëve, verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të tyre me krimin që mbajnë peng Shqipërinë, dhe godasin sigurinë dhe mirëqenien e familjeve shqiptare”, shkruan Basha.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për arrestim ish-ministrit Arben Ahmetajt.
'Lajm i fundit: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër. Të arrestuarit venë e vijnë, ndërsa PAGESAT vetëm venë. Folloë the money….SPAK mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë!’- njofton SPAK.'- shkruan Kryemadhi.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për kërkesën e SPAK që ka dërguar në Kuvend leje për arrestimin e Ahmetajt. Bardhi i bën thirrje kryeparlamentares Nikolla që ta mbledhë Këshillin e Mandateve që ditën e sotme, ndërsa thotë se SPAK duhet t’i shtrijë hetimet deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama.
“Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit. I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”, shkruan Bardhi.
Filluan prap hajdutat te flasin e te japin mend ,doli prap ne sken kjo po mos te kene merak se dhe po ti "harroj" Spaku do i kujtoj populli dhe do tju tregoj vendin ne kohen e duhur
PërgjigjuBardhi e harroi ngjarjen e Elbasanit nga banda e tij, Mona i harroi Rublat Ruse ku bënte operacjone plastike, Saliu e harroi Gërdecin, 21 Janari, skanë faj se flë gjumë Duman Mavria.
PërgjigjuE MOJ GAZMENDA KUJTON SE JE ME E ZGJUARA E TE GJITHEVE QE DO TE JAPESH MEND..U PIKA QE STE BIE MOJ KRIMINELJA E SALI BANDITIT
Përgjigjuhajdutnit po i heqin mandatin hajdutit !
PërgjigjuPo kjo mona kaq e trashe asht qe rrin nitun me dashnoren e burrit xhixhon???????????
PërgjigjuKJO GAZMENDA KUJTON SE ESHTE ME E ZGJUARA NGA TE GJITHE QE DO TE JAPI MEND...U PIKA QE STE BIE MOJ KRIMINELE E SALE BANDITIT
Përgjigju