Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Basha ka përshëndetur këtë kërkesë ndërsa thotë se drejtësia nuk mudn të ndalet me kaq, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorët. Basha shkruan se promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama dhe se sipas tij, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
“Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, pas një beteje të gjatë të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve, duhet përshëndetur por nuk mund të ndalet me kaq. Promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama. Drejtësia duhet të shkoj deri në fund, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Sot është më jetik se kurrë vetingu i politikanëve, verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të tyre me krimin që mbajnë peng Shqipërinë, dhe godasin sigurinë dhe mirëqenien e familjeve shqiptare”, shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, PD: Vendim i vonuar! Bardhi kërkesë Nikollës: Mblidh Këshillin e Mandateve menjëherë
SI.E./ReportTv.al