Bardhi në ‘5 pyetjet’: Nuk e njoh shkarkimin, jam ende Sekretari i Përgjithshëm i PD-së! Kuvendi i 30 prillit përçau demokratët, Berisha ka marr peng partinë

2 Maj 2022, 21:58| Përditesimi: 2 Maj 2022, 22:38

  • Share

TIRANË- Gazment Bardhi nuk e njeh shkarkimin e Sali Berishës, por thekson se është ende Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Bardhi tha se nuk e njeh vendimin e Berishës përsa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë për kontrollin e PD-së nga Apeli. Të njëjtin qëndrim Bardhi mbajti edhe për shkarkimin e Alibeajt nga Berisha në Kuvendin e 30 prillit, duke theksuar se ai ende ushtron detyrën e kryetarit të komanduar të PD-së.

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo se përse nuk shkon në zyrën e tij në selinë blu, Bardhi tha se ka respektuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, ndonëse nuk është i ligjshëm.

“Nuk e njoh vendimin Kuvendit sa kohë s’ka pasur një kuvend të ligjshëm, për mua s’ka rëndësi asnjë titull, nuk kam hyrë kë politikë për tituj. Kam respektuar vendimin e gjykatës së shkallës parë edhe përse nuk është përfundimtar. Kjo ka bërë që jo vetëm unë por të gjithë kolegët, edhe pse vendimi nuk është final, të respektojmë atë realitet ligjor, sikundër sa kohë nuk ka marrë formë të prerë, vazhdoj të jem Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Alibeaj është drejtues i përkohshëm në përputhje me statutin e PD-së, për shkak të një akti të paparashikuar largimi pa lajmërim i kryetarit. E thotë statuti i partisë”, tha Bardhi në Report Tv.

Bardhi u shpreh se Kuvendi i 30 prillit ishte një proces i njëanshëm që përçau demokratët dhe nuk është në interesin e tyre për bashkim. Prej 6 muajsh Bardhi thotë se Sali Berisha ka marrë peng PD-në për interesat e tij personale.

“Siç u paralajmërua, ai nuk ishte kuvend i PD-së dhe si i tillë nuk mund të ishte bashkues. I organizuar në mënyrë të njëanshëm do çonte në përçarje të PD-së, ndërkohë interesi i demokratëve do ishte që të kishim një kongres pajtimi, bashkimi. Ka nevojë të nisi një proces bashkimi në bazë, për këtë arsye i bëmë thirrje për një reflektim Berisha duhej të tërhiqej nga ideja për të përçarë partinë, për të krijuar kushte për një PD të bashkuar rreth votës së lirë dhe anëtarëve. Ka një pjesë tjetër në këtë rast e kryesuar nga Berisha, nuk i intereson as bashkimi, por kontrolli i PD-së, për të përdorur atë për interesa personale.

Bardhi komentoi edhe dorëheqjen e Luzlim Bashës, duke thënë se ka qenë në dijeni të atij vendimi përpara se Basha ta bënte publike. Bardhi tha se i takonte Bashës i pari që të bënte një hap pas, por ai thekson se hapi pas duhet të vijë edhe nga pala tjetër. Ai shprehet se me Berishën në krye, Partia Demokratike nuk do të vijë asnjëherë në pushtet. 6 marsi, sipas Bardhit ishte një provë që tregoi se PD e përçarë nuk e rrëzon dot Edi Ramën, prandaj zgjidhja duhet të vijë në bazë për bashkimin e demokratëve.

Ora 22:17
A do kandidojë për kreun e PD-së? Përgjigjet Bardhi në ‘5 pyetjet’

1651522677_bbardhi.jpg

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Gazment Bardhi u përgjigj nëse do të kandidojë për kreun e ri të PD-së.

“Nuk e bëj këtë betejë për karrigen, them atë që besoj dhe mendoj se është e mira për PD”, tha Bardhi në Report Tv.

Ora 22:09
Bardhi e zbulon në ‘5 pyetjet’: Ja çfarë më tha Basha para dorëheqjes

 

Gazment Bardhi ka zbuluar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv se ka qenë në dijeni të vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr përpara se ai ta bënte publike.

“Kam patur një bisedë të gjatë me Bashën, kam gjykuar që secila palë të bënte hapa pas. I takonte Bashës të bënte hapin e tij në raportin me interesin e partisë. Kam qenë në dijeni përpara shpalljes së dorëheqjes, kam patur në dijeni disa momente përpara shpalljes publike të vendimit për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë”, tha Bardhi në Report Tv.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?