Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije se nesër do të depozitojnë në Kuvend tre amendamentet e plota kushtetuese.
"Grupi parlamentar i PD vendosi që të depozitojë disa amendamente kushtetuese për tre çështje madhore në interes të qytetarëve. Së pari pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët që kanë lidhje me krimin e organizuar, rikthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese, së treti një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet tek qytetarët autorizoj anëtarët në komisionin e ligjeve si grup për të finalizuar amendamentet. Ne vendosëm që ditën e nesërme të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të treja propozimet që unë përmenda, vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformë zgjedhore. Të treja çështjet nuk janë për interesin e Partisë demokratike, por për shqiptarët. Detyra e opozitës është të ofrojë zgjedhje për hallet e shqiptarëve. Ka ardhur momenti që të sigurohet që në institucionet më të larta shtetërore, në parlament në qeveri dhe institucionet kushtetuese të kemi persona të palidhur me krimin dhe nuk janë të korruptuar ose të kenë vënë pasuri të paligjshme për shkak të funksionit. Nesër do të njiheni dhe me propozimet tona të plota. Grupi i punës sot ka autorizuar depozitimin e amendamenteve nesër", tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
PD depoziton nesër në Kuvend tre amendamentet, Basha: Duhen për të nxjerrë vendin nga kriza politike! Bardhi: Propozimet nuk janë për interesin e opozitës
SI.E./ReportTv.al