Nga Devolli , ku është i pranishëm për zgjedhjet e kandidatëve, Sekretari i Pëegjithshëm Gazment Bardhi ka komentuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas së cilit tregojnë frikën që ka kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit. Ai bëri me dije se pavarësisht kësaj, opozita është e bashkuar dhe do të jenë bashkë në zgjedhje.
"Nuk ka rëndësi për në kodin Zgjedhor. Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet ne këtë kod , sidomos ndryshimet e njëanshme të kaluara pak ditë më parë tregojnë vetëm frikën e madhe që ka Rama nga qytetarët e tij dhe nga bashkimi madhor i qytetareve kundër së keqes që quhet Edi Rama. PD dhe opozita e bashkuar është gati për të sjellë ndryshimin bashkë me qytetarët e Korcës dhe gjithë Shqipërisë.
Nuk kanë rëndësi modalitetet për ne e rëndësishme është që ne jemi një bashkim i madh,së pari jemi një bashkim i partive kryesore në vend po mbi të gjitha jemi bashkim me qytetaret e ndershëm të vendit që gjithmonë kanë qenë dhe do jenë shumice në këtë vend.
Ne jemi ne një koalicion kemi marrëveshje koalicioni me LSI dhe partitë e tjera të koalicionit të opozitës së bashkuar dhe në zgjedhjet do të hymë bashkë dhe do fitojmë zgjedhjet e 25 prillit", tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Mbyllen votimet në qarkun e Korçës! Protestat krah banorëve të Astirit nuk ndihmojnë Klevis Balliun, demokratët e përjashtojnë nga lista për deputet! Largohet edhe Eduart Kapri, konfirmohet Salianji
B.K.//ReportTv.al